Policia e shtetit ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 05 korrik 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Kështu prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime”, njofton Policia.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.
Policia me mire tu puth bythen atyre.A ka ligje shteti.Me vjen shume keq per policet qe rrezikojne jeten.Kam mendimin qe diten tjeter te protestojne policet kundra qeverise qe nuk u jep urdher atyre te zbatojne ligjin,ose me mire te flakin kapelen se nje cope buke po e hane dhe qente.A kane sindikate policet apo kryetar sendikate eshte Taulant Balla.
PO KU NDALOHET EZMERI I LEXHENDES !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!