Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon vetëm me dy sportele

6 Gusht 2024, 14:51Sociale TEMA
Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon vetëm me

Radhë të gjata automjetesh janë regjistuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Kjo për shkak se pala greke vijon të punojë me sportele të reduktuara në hyrje dhe dalje.

Raportohet se emigrantët shqiptarë janë detyruar të presin për minuta të tëra për të kaluar nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj.

Burime zyrtare thanë se autoritetet tona të kufirit kanë patur disa takime me policinë kufitare greke duke u kërkuar shtimin e numrit të sporteleve e në rast të fluksit të lartë të punohet me procedurë të përshpejtuar.

Ndërsa vetëm rreth orës 12:30 pala greke ka shtuar edhe një sportel pasi në ato momente punonin vetëm me dy sportele në hyrje, aq sa edhe në dalje.

Edhe me shtimin e një sporteli tjetër radha ka vijuar të jetë e lartë edhe sepse fluksi në dalje nga Shqipëria në drejtim të Greqisë paraditen e sotme ka qenë më i lartë se një ditë më parë.

Dje kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas afro 9000 shtetas.

1 Komente

  1. X
    Xhimi

    Kto vend eu, kto jan vk shtet gabelsh i privatizoi gjermania rac anadolli skan lidhje me europen

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje