
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin e mire që 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona.
Rama shkruan se pjesë e skuadrës janë dhe 314 mjekëve të rinj që janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj që janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë ”shkruan Rama në postimin e tij.
Nuk behen spitalet me specialiste qe sapo kane mbaruar, per me teper te pergatitur ne QSUT. Spitalet e rretheve s'kane fare specialiste me eksperience qe jane shume te nevojshem per rritjen profesionale te specialisteve te rinj