Rama: Mos e shtrembëroni realitetin, pagat në Shqipëri vazhdojnë të rriten

24 Maj 2022, 11:57Sociale TEMA

Rama: Mos e shtrembëroni realitetin, pagat në Shqipëri

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për mundësitë për punësim në vendin tonë.   Rama është shprehur se në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Durrës, janë edhe 600 vende të lira për të gjithë ata që kërkojnë të punësohen.

Edi Rama: Për të ekspozuar përmes prezencës sonë dhe përmes mediave një realitet, i cili është realiteti i një kërkese në rritje i kompanive shqiptare dhe biznesit shqiptar që nga biznesi i madh e tek ai i vogël për të pasur punonjës, për të punësuar njerëz të cilët në këtë kohë, në zhvillim të strukturës së ekonomisë duhet të kenë aftësi të caktuara.  Vetëm në këtë shesh ku ka të pranishëm 63 punëdhënës, ka kërkesë për 1500 të punësuar. Pra, nga 63 kompanitë këtu, ka një hapësirë për punësim për 1500 persona, ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij panairi, nga Drejtoria Rajonale e Punësimit në Durrës, janë edhe 600 vende të lira për të gjithë ata që kërkojnë të punësohen.

U bë një barcaletë e përsëritur shpesh ajo që dikur u tha në publik lidhur me faktin që “Punë ka por nuk ka profesionistë”.  Kjo është sot ajo që mund ta ndeshësh në çdo derë të çdo kompanie, dhe që në fakt është një problem që thellohet si rezultat i nevojës së kompanive për të pasur një kualifikim më të lartë të punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet gjithnjë e më shumë në një treg  ndërkombëtar importesh dhe eksportesh dhe falë fakti që është ende një terren me shumë potenciale të pashfrytëzuara në funksion të turizmit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se në bazë të statistikave, krahasuar me një vit më parë, janë 13 mijë të punësuar më shumë. Kryeministri shtoi po ashtu se paga mesatare në vend është rritur me 8 %.

Edi Rama: Dua të theksoj: Në Mars të vitit 2022, janë 13 mijë të punësuar më shumë se në Marsin e vitit 2021. Në 4-mujorin e parë të këtij viti falë dhe gjithë përpjekjes së bërë në bashkëpunim dhe mirëkuptim për korrektimin e pagave, sot kemi pagë mesatare të rritur me 8 %. Dua të ju them të gjithëve se sigurisht është gjithmonë një mundësi për të bërë një zgjedhje mes punësimit këtu në vendin tonë dhe ikjes për të kërkuar punë gjetkë, por gjërat nuk janë ashtu siç duken. Në emigracion ka rroga më të larta, por dhe shpenzime më të larta. Në fund të ditës, vlera e aftësive për punë është e pazëvendësueshme, ne e kemi rritur shumë vëmendjen, mbështetjen, rezultatet dhe sot kemi afro 20 mijë nxënës të regjistruar në shkollat profesionale.

Rama shtoi se realiteti i pagave në vendin tonë është krejtësisht ndryshe nga ai që flitet. Kryeministri theksoi se “paga maksimale në Shqipëri 300 mijë lekë”, nuk është një e vërtetë. Sipas kryeministrit e kundërta është e vërteta.

Edi Rama: Për të rritur pagën duhet punë, duhet aftësim. Kushoqoftë të bëjë një xhiro në strukturën hoteliere të Durrësit për të parë se ka nevojë të ethshme për krahë pune në të gjitha pozicionet. Që nga kamarierët e nivelit më bazik e deri tek menaxherët për të parë se pagat janë një realitet krejt ndryshe nga ai që flitet. Po ashtu për të parë se pagat janë një realitet krejt ndryshe nga ai që përflitet prej nuk e di se sa vitesh, sipas të cilit paga në Shqipëri është maksimumi 300 mijë lekë. Jo nuk është kështu, e kundërta është e vërtetë. Pagat në Shqipëri vijojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme edhe pse duhet të jenë ende shumë të larta. Por nga ana tjetër, në Shqipëri sot sa më shumë të kesh për të ofruar, aq më të lartë e ke mundësinë e pagës. Mjafton të shohim sa nevojë ka tregu për krahë pune të kualifikuar, në sektorin e informatikës, në të gjithë sektorët për teknikë, për njerëz që mund të mos e kenë mbaruar universitetin por që kanë aftësi profesionale për të kuptuar se shanset e punësimit dhe për të pasur një pagë që rritet sipas aftësisë tua, në vendin tonë janë duke u zgjeruar.

8 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    O I degjeneruar mashtrus I pa after .vellaj I'm ne durres merr 15 mije lek vjetra ne dite 8am me 8pm..te befsha kaken ne fytyre e shtet I pa after Jeni te gjith maskarenj si te PD e PS.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentator Politik ????????

      Rritja e rrogave është mir te kryefamiljarët., dhe jo ata që kanë dyqane private dhe gruaja punon në punë shteterore.Sot duhen modifikuar orët e punës duke shkurtuar ndjeshëm ( nga 40 orë në javë., në 28,) gjë që do ulte papunesin dhe pabarazin. Sot nuk duhet menduar si kryeministri që flet për ngritje rroge , por ngritje orës së punës, nëse ustai merr 5000 lek te vjetra ora punës, do marri 5500 lekë. Kështu sindikatat duhet të adaptojn këtë form ndryshuese ne vazhdim

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENDRI

        O ti te shkrin se qeshuri o Rama, shkove ne Vlore dhe the se rritja e cmimit ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike. PO MIR MER KAQ BUDALLEJ NA DIN TI NE? PO QE SKE TURP KJO DIHET, QE JE GOMAR PO DIHET, QE JE INJORANT SI KM EDHE KJO DIHET, QE JE I MIRE VECSE PER TE ZBUKURUAR QYTETIT KETE STA MOHOJME DHE KJO DIHET POR QE QENKE EDHE PSIKOLOG KETE NUK E DIJA. JE NJISH FARE, ZULLUMQAR I PAPARE. BO QEF SE SKE OPOZITE.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alberta

          Zoti K/Minister . Pagat e institucioneve buxhetore kane 10 vite pu rritur , pervec mjekesise qe eshte normale .Qe te rriten pagat nxirr nja 5 inspektore te besuar , beji nje kontroll per prerjen e faturave tatimore. ne asnje dyqan buke nuk leshohet fature tatimore e keshtu me radhe . nuk ka si te rriten pagat po nuk u mblodhen taksat .Nje shembull ndoshta vulgar . Nje biznes i vogel te pakten me letra deklaron se ben 2 000 000 leke xhiro ne vit dhe mban nje familje me pese anetare me makina me plazhe te shtrenjta , udhetime brenda e jashte vendit . Perpos kesaj kerkoi edhe llogari Administrates per punen qe te justifikohet edhe ritja e pagave . Ju uroj pune te mbare

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xxxxx

            Cfare taksash do i maresh biznesit te vogel qe shet fruta apo ben kafe neper rrugicat e lagjes? Jemi kapitalizem primitiv, dyqanet ngjitur me njeri tjetrin. Mjafton qe taushqenjne veten. Mos beni te diturin

            Përgjigjjuni
          2. c
            ceni

            Ne fakt pensionet jane rritur shume..... 200 lek..

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demagogu

              Hej, demagog i paparë ky artisti... Ky po bëhet si Salihu, kur në fillimet e veta ishte krye idiot ne shumë fusha dhe nga fundi fillonte jepte leksione nga 3 orë llafe. Edhe ky fillin tani ju tregon Shqiptarëve përralla po për Shqipërinë dhe me Shqiptarë, thua se njerëzit nuk dinë, nuk shikojnë, nuk dëgjojnë apo edhe përjetojnë. Ditë për ditë dhe me tepër ky artisti po i afrohet etalonit të keqësisë dhe mashtrimit (Salehut). Thjesht do t'a pyesja... Çfarë bëri Rilindja e këtij me atë mashtrimin e Ben Mashtrues Ahmetajt, përforcuar edhe nga ky artisti. Për premtimin elektoral të 200.000 vendeve të reja të punës?? Kaq mjafton për të kuptuar që këta janë po aq legena, hajdutë dhe mashtrues sa paraardhësit e tyre (Salehu, Nano e Likja).

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bujar Kanapari

                Pagat nuk rriten se po te vidhet shteti, me tendera te fryre dhe qe nuk bejne pune. Sa do ishin rritur pagat nese niveli korrupsionit do ishte i pranueshem? Sa eshte rritur inflacioni nga 2013 dhe sa duhet te ishin rritur pagat? Investimet tuaja duhet te jene ne sferen prodhuese dhe jo duke ndertuar porte apo aeroporte qe nuk justifikohen me buxhetin qe kemi dhe i takojne se ardhmes. Ke deklaruar se bankat jane plot, nuk i rris rrogat. Edhe une i kam ca leke ne banke, por i mbaj per dite te keqe dhe jo se me teprojne. Nje nepunes shteti qe merr 600 000 leke te vjetra ne muaj, eshte i pakenaqur, sepse kjo page realisht eshte me e vogel se 400 000 leke te vjetra e para disa viteve po te llogarisesh inflacionin. Nuk ,mund te investosh duke prekur mireqenine e qytetareve. Sa ke jorganin do te shtrish kembet thote populli. Nuk do te mbahesh mend si kryeminister qe po nderton, por si kryeminister qe po varferon popullin dhe po largon njerezit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje