Rama ndan artikullin e medias britanike: Premton më shumë vizitorë

18 Shtator 2023, 12:44Sociale TEMA

Rama ndan artikullin e medias britanike: Premton më shumë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një rrëfim të medias prestigjioze "Lonely Planet" që përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri te restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike.

Sipas Ramës ky është një superpromovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më parë

“Një fundjavë e gjatë në Tiranën që gjithnjë e më shumë po intrigon vizitorët britanikë vjen këtë herë përmes rrëfimit të medias prestigjioze kushtuar udhëtimeve "Lonely Planet" që përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri te restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike.

Një superpromovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më pare.”, shkruan Rama.

 

3 Komente

  1. T
    Taulant, ish foltorist i zhgenjyer.

    Leri llafet lart e poshte por mbro vendin prej shovinisteve Grek.

    1. T
      Tata luigji

      Bravo rame,mos harro sjelli ne katune te durresit te bej ca kontrata pleherash, per ti djeg si lejoni, kosha nuk sjellni, takse pastrimi e taks ndriqimi paguajm, je bere kokrra e hajdutit se bashku me administraten, ne po vuajme cdo gje minimale uji, drita, rruge dhe kosha pleherash Fuck u all thick people

      1. M
        Ministria e KomshiKulturës ( Margariti dv)

        Vin Llapa i Netës vazhdon të "krijojë" akustika të reja nga prapanica analoge: që banaliteti të marrë kumbime të reja tallavaje...Vazhdon ditën dhe natën, numurimi me peshë i turistëve. Kursi I konvertimit është 1kv=3 turistë. Peshuesit e Kumbaros te maskuar si lejleke kane 3 muaj pa gjumë në krye të detyrës.

        Lini një Përgjigje