Rama: Nga janari nis pagesa e sigurimeve shëndetësore e shoqërore për nënat me 3 fëmijë

28 Dhjetor 2022, 16:57Sociale TEMA

Rama: Nga janari nis pagesa e sigurimeve shëndetësore e shoqërore

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale të tjera momente që përcjellin ngrohtësi festash këtë fundvit, pranë familjeve në nevojë.


Rama ndau momente nga vizita e ministres së Kulturës, Elva Margariti, e cila shpërndau dhuratat për festat e fundvitit për fëmijët e dy familjeve në Kamzë.

“Shtuam gëzimin e festave në familjen Prozllomi, ku urimet dhe dhuratat tona erdhën në kohën e duhur, pasi trinjakët e kësaj familje festojnë 5-vjetorin e tyre të lindjes, ndërkohë që ndamë të tjera dhurata edhe në familjen e Naim Abazit për tre fëmijët e tij të mitur”, shkruan Rama.

Kryeministri theksoi se familjet do të përfitojnë nga janari prej programit të ri të mbështetjes për nënat me 3 e më shumë fëmijë, të cilave siç u vendos nga Këshillimi Kombëtar do t’u paguhen nga shteti sigurimet shëndetësore e shoqërore.

Ministrat e kabinetit qeveritar kanë qenë këto ditë festash pranë familjeve në nevojë, duke shpërndarë dhurata për fëmijët.

1 Komente

  1. p
    popull i marum

    ka akoma nga ata qpe citon ti por mos haro edhe kategorine e atyre b....ve si ty qle per nje luge corbe nderojne hunjte dhe pastaj behen moraliste

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje