Refuzon Amerikën për Shqipërinë, mesazhi i mjekes: Kur ikën jashtë e kupton që ishe mirë në vendin tënd

26 Maj 2024, 16:34Sociale TEMA
Refuzon Amerikën për Shqipërinë, mesazhi i mjekes: Kur

Në garë me më shumë se 400 kandidatë për specializim në mjekësi, Aurela Kullolli fitoi vendin e dytë në Shqipëri, duke pranuar nënshkrimin e një kontrate me Ministrinë e Shëndetësisë, për t’u përgjigjur nevojave të shtetit pas diplomimit.


“3 vite do jap kontributin në rrethe, në qendrat spitalore ku do të ketë nevojë për kardiolog”, tha mjekja.

Me një përvojë të larmishme në shëndetësi, si mjeke familje, mjeke në policinë e shtetit apo në urgjencën kombëtare, tashmë në detyrë në urgjencën paraspitalore të QSUT-së, 29 vjeçarja ka vendosur mes mundësive e tundimit për t’u larguar jashtë vendit, të vazhdojë karrierën në Shqipëri.

“Kemi fluksin e studentëve të mjekësisë që shkojnë drejt shteteve europiane, ndër të cilët numrin 1 e mban Gjermania. Unë dhe gjermanishten e kam mbrojtur në nivel B2, si dhe kam dhënë dhe provimet në Amerikë që të gjithë e duam si tokën e mundësive, tokën e ëndrrave.

Kam shkuar edhe aty për praktikë pas provimeve. Amerika është një vend i bukur për të bërë eksperienca, por është ndryshe kur mendon do iki, do iki. Gjithë kohës vrapon për diçka të premtuar dhe në fund e kupton që ‘paskam qenë mirë dhe në vendin tim”, u shpreh ajo.

Arsyeja pse është rikthyer në Shqipëri, mund ta bëjë Aurelën të duket idealiste, por po aq edhe shumë humane dhe profesioniste.

“Në punën që kam me urgjencën e shikoj që shumë të moshuar janë vetëm, pa asnjë familjarë se fëmijët i kanë jashtë shtetit.

Ndaj duhet kontribuar në vendin tonë; dhe nuk e kam problem të shkoj për punë në vende të ndryshme; e kam shembullin nga babai im që ka qenë officer në kohën e komunizmit dhe e kanë cuar në majë të malit të Moravës.

Është popullata shqiptare, njerëzit e tu që mendoj se duhen ndihmuar, pavarësisht se në praktikë vështirësitë janë të ndryshme”, tha Kullolli.

Me dëshirën që të ndjek shpesh në perëndim trajnime, kontributin do ta jap në vendin e vetë, teksa nuk e tremb gatishmëria që duhet të tregojë si kardiologe në të ardhmen, kudo që Shqipëria të ketë nevojë..

“Duke qenë jashtë në një vend si Amerika, kupton që distancat e Shqipërisë nuk janë të mëdhaja. Këtu janë qytetet afër që mund ti bësh për një orë- dy orë me makinë, edhe pse ne na pëlqen që ta kemi punën te dera e shtëpisë”, thotë ajo.

19 Komente

  1. T
    Tirona

    Arsyeja pse është kthyer është se kjo nuk ka bythë të përballojë konkurencë në perëndim

    Përgjigjjuni
    1. R
      Redi

      E gjete , o Tirona , shpejt e shpejt dhe pa u menduar fare , drejt e tek fjala e keqe .

      Përgjigjjuni
    2. e
      ermal

      Prralla me mbret i thone kesaj moj koce, na mbushe mendjen

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Jahua

        Te lumte o njeri i mire

        Përgjigjjuni
        1. f
          fier

          ti i ke thene mendjes "me hengsh mun"

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labeati

            Te lumte

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luzati

              ju gazetaret , duhet te dini cfare shkruani , ne USA nuk te pranon njeri te punosh mjeke apo infermjere ,pa mbaruar shkollen e tyre ose nje shkolle alternative qe ata e njohin ,kjo genjen kur thote qe ka refuzuar Ameriken per Shqiperine....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Doktoret ne Amerike fillojne nga 300 K viti, ne Shqiperi 7K ne vit. Ka dicka qe nuk shkon ne kete histori.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  Vidhni tani sa te mundni!

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtaraku

                    Bravo, te lumte qe e ke gjetur lumturine tende. Negativet, ciniket, depresivet do te shajne apo edhe tallin se aq tru kane. Emigrimin sot eshte zgjedhje personale, varet se ku e gjen lumturine tende personale. Nuk eshte habi qe 90% e shqiptareve ne emigrim nese te pergjigjen sinqerisht e kane enderr kthimin ne Shqiperi.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pjeter

                      Nje Bravo te madhe,vetem mbaresi e suksese mund ti urohet kesaj vajze. Per mendimin tim,nje gje eshte e sugurt,rrogat e mira,dhe po u vazhdua me kete program,rritin padyshim edhe cilesine e sherbit,do te shtohet pa dyshim edhe kerkesa per te sherbyer ne vend. Ç'do qeveri qe te jete ne pushtet,duhet ti kushtoje shume rendesi,qe ,shendetesia,arsimi drejtesia dhe mbrojta, me patjeter te jene paresore ne programet e tyre,natyrisht,varet edhe nga rritja ekonomike,por qe sipas atyre qe marrin vesh nga ekonomia,investimet strategjike ne infrastrukture,me patjeter do ti garantojne Shqiperise nje rritje te qendrushme ekonomike akoma edhe per shume vjet,na duhet nje administrim i kujdeseshem,qe te mos na grabitet ashtu si eshte bere deri tani nga kusaret.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje nga Skrapari

                        Nuk e di pse behen krahasime dhe propaganede jo e mire kundrejt USA dhe Canadane,qe mileti rreth e rrotull botes paguajne lesht e kokes dhe te b... per te ardhur dhe jetuar ketu. Keto tipa si puna e kesaj ,,jane njerze te dobet dhe te perkedhelur dhe te keqen mami e babi..Po eshte e vertet qe fillimisht brezi i pare ne Ameriken e Veriut kerkon durim,pune ,mencuri,dije dhe pak sakrifica dhe ti dhe femijet e tu mund te arrijne cdo gje dhe te jene te zotet dhe te barabart me gjithe te tjeret qe kane gjenerata ketu.Te gjithe shqiptaret qe kane mbi 10 vite dhe me shume ketu jane te sistemuar me shtepi,me makina,me bissnese dhe mirqenie dhe pamvarsisht ketyre qe te gjithe e duan dhe respektojne Shqiperine dhe traditat e popullit tone.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Ledi

                          Mirë e ke se i shikoni njerzit nga duart kanë apo skanë €.£.$.Në U.S e raporton lekun ndërsa aty e ke shqeto drejt e në xhep.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lajm peleshi

                            Kto janë nga soji i atyre që s'bëjnë dot pa patur mbështetje. Kush e di kush ja ka bërë mwndjen pordhë e cfarë mund t'i kanë premtuar që është kthyer, se të lësh parajsën ekonomike dhe vendin e mundësive të pafundme dëshmon ose paaftësi ose lajthitje.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Ben

                              Lerini keto moralizma! La ShBAne per Shqiperine se Shqiperia eshte shkemb graniti! Secili ka mendjen e vete dhe ka aresyet e veta, por vetem mos thoni se "erdha te punoj dhe ti sherbej vendit tim" se po tregoheni shume fallco.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lui

                                E ka gabim kjo vajze.Femijet tane ne USA jane shkolluar ne univesitet me te mira,Dhe sot punojne ne punera shume te mira,fale zotesise se tyre.Po kjo vajze duket qe nga fytyra sa e trashe eshte.I mirepret.punerat nga mami dhe babin.Ne USA kush eshte I zoti can,nuk I hahet haku..Aty ne Shqiperi eshte zotesi korrupsioni ne te gjitha fushat.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Taulant

                                  Lui,bukuria qe ti mund te kesh ,nuk te jep te drejte te ofendosh te tjeret. Ti mund te mos biesh dakort por jo te fyesh bashkefolesit...thjesht nje keshille te dhashe,nuk eshte se shpresoj qe te kthej ne nje njeri te qyteteruar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    alphazeta

                                    Jeta në Perëndim është ku e ku më bukur sesa në Shqipëri. Ka të bëjë me civilizimin, kulturën, mirësjelljen, begatinë etj etj. "Shqipëria është e bukur, por pa shqiptarët" - ka thënë dikush. Dhe ka pasur plotësisht të drejtë. Në vendin tonë sundon korrupsioni, i forti i lagjes, i pagdhënduri, injoranti, i babëzituri për para që nuk ka krim që nuk bën, etj etj. Nga njëra anë mungesë shteti, që nuk e mbron të drejtin, të ndershmin, të dobëtin. Nga ana tjetër mjekët, administrata, gjyqtarët e korruptuar deri në grykë. Pushtetarët dhe politikanët që nuk lëjnë të pabërë që të fitojnë para. Në Shqipëri mbizotëron mentaliteti i fitimit të parasë pa mund dhe djersë, por me pislliqe. Nuk e kuptojnë gomarêt që shurrën e bêrë në det do e gjesh në kripën që ke në tavolinë. Që do të thotë se nëse ti, ai, ajo, ne, ju, ata vjedhim, nuk e bëjmë punën si duhet, por shohim vetëm si të përfitojmë në kurrizin e tjetrit, e njëjta gjë do ngjasë edhe me ne. Me një fjalë e keqja dhe e shëmtuara kanë pushtuar vendin, kanë hyrë thellë (ose kanë qënë) në genin e çdo shqiptari. Do 100 vjet që qenëria të kthehet në Njeri.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arzt

                                      Prape me kete deliranten ju? E verteta eshte qe kjo s'ka bythe te punoje ne Amerike sepse s'kane formimin e duhur. Mbrojne mjekesine me 10 ne Tirane dhe fluturojne. Kujtojne se jane mjeke. Kur perplasen me realitetin e perndimit qe ka nivel ku e ku me te larte, e ulin koken e kthehen ne mediokritetin e memedheut.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje