Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në masivin pyjor të Darëzezës.
Edhe pse grupet e punës kanë qëndruar në gatishmëri, flakët po përhapen sërish, të favorizuara nga era.
Në vendngjarje janë katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Rreth 4 hektarë me bimësi e shkurre në nënkurorën e pyllit me pisha të Darëzezës u dogjën nga zjarri masiv që u aktivizua mesditën e djeshme.
Sipas informacioneve pranë prefekturës Fier, vetëm një sipërfaqe e vogël me pisha është prekur nga zjarri.
Lini një Përgjigje