
Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat kanë gati apartamentet e tyre të reja. Bashkia Tiranë, organizoi pranë ambienteve të shkollës “Lasgush Poradeci” shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit, në pallatet e ndërtuara në lagjen e re Kombinat, për sistemimin e subjekteve përfituese nga programet e rindërtimit dhe përfituesit e shpronësimit me shkëmbim.
Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit apo tregtimit në objektet e reja, u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shortit publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilën e gjeni të afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.
Ky ishte një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Tiranë, ku banorët e Kombinatit do mund të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja, të ndërtuara më të forta dhe më të bukura se më parë.
Kjo zonë në Kombinat do të kthehet në një qendër të re urbane, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh.
Lagjja e re në Kombinat do të kthehet në një qendër të re urbane, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe.
Ti gezojne banoret e Kombinatit shtepite e reja , me vonese por ama vonesa u krijua nga vete banoret qe nuk firmosnin , duke degjuar Moniken , dhe te gjithe ata qe nuk firmosnin ishin te PD e LSI , por ajo tani mbaroj edhe juve te ketyre dy parti kriminele me kryetar komunistin Non Grata e kryetari tjeter Ilir Floriri ti gezoni ju uroj me gjithe shpirt pavarsisht se votoni keto parti , te rini gezuar e ne armoni me komshinjt . Gezuar Vitin e Ri 2025
Merselera me xhixhilera...Kombinati duket si Hiroshima e shkaterruar nga qorri i bashkise. Nxirni fotografite e pallateve te prishura qe duken si germadha lufte.
Pirdh pirdh.
.... po Ardit Gjebrea ku eshte.... ne vend te tij duhet te ishin, bamiresi dy metroshi Ed dhe Lali Zdromsi.
Sikur te ishte PD ne pushtet akoma sot do te ishin pa shtepi jo per gje por ata nuk dine rregull nuk bejne shtet por vetem shkaterrojne fat i madh per ne qe eshte ps ne pushtet