Nga gjeneral Piro Ahmetaj
Me statusin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s (pra pa asnjë funksion zyrtar), por më shumë se kurrë më parë i privilegjuar, që isha “i ftuar nderi” nga Instituti i Senatorëve Republikanë McCain & Mark Kirk, Instituti Amerikan për Leadershipin, si dhe Qëndra për Çështjet Globaledhe USA-ICC në Chikago (në datat 15-20 Dhjetor 2024)!
Përveç takimeve me Senatorë dhe Ekspert të Armed Services Committee, përfshi Kryetarin e sapo-nominuar (që merr detyrënnë 03/01/2025), Senatorin Republikan Roger Wicker, patanderin (suprizën e vizitës) të merja pjesë edhe në Sallën e Mbledhjeve të Senatit (Senate Chamber) gjatë diskutimeve përbuxhetin e mbrojtjes 2025 (që ështe edhe eksperienca & ekspertiza ime bazë). Gjithashtu zhvillova takime me Z.PaulMcCarthy, drejtor i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (sigurisht përfshi R.Sh/Kosovë) si dhe takime me Expert, gjeneral/koleg dhe miq për/me të cilëtkam patur privilegjin të punoj ndër vite!
Në takimet e sipër përmendura, pata privilegjin të ndaja përmbledhje mbi: “historinë e përrgjakshme; arritjet, sfidat dhe shpresat nga Trump -2 për paqen, stabilitetin demokratik dhe ardhmërinë euro-atlantike të 6 Ballkanit Perëndimor”.
Më poshtë përmbledhje e shkurtër mbi: "5 kërcënimet kryesore dhe 5 mesazhet bazë për paqen e qëndurueshme dhe stabilitetin demokratik të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor, përfshi Kombin tim me dy shtetet sovrane”, që ndava dhe përcolla në këto takime:
Kërcënimi nr. 1: përtej paranojave bolshevike të përjetësisë së pushtetit, apo që fajin gjithmonë e kanë 100 % armiqtë e jashtëm Moska, Pekini, etj, në koordinim me armiqtë e brendshëm (opozita e radhës), të 6 vendet e BallkanitPerëndimor, përfshirë (fatkeqësisht) edhe Kombin tim, në të 2 shtetet (Republika e Shqipërisë dhe Kosovës), i gjej të pushtuara, nga “shtetet e dështuara si dhe demokraciaburokratike; privatizimi i partive politike dhe listës së të emëruarve në Kuvend; korrupsioni i politikanëve dhe zyrtarëvetë lartë; interesat e oligarkisë së nënëdheshme dhe krimit të organizuar; axhenda e ekstremistëve dhe e sovranistëve folkloriksi dhe mungesa e besimi të qytetarëve te zgjedhjet e lira, demokracia funksionale dhe ardhmëria Euroatlantike”.
Kërcënimi nr. 2: riciklimi burimeve të urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore në Ballkanin Perëndimor (RSh, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i Zi, Serbi dhe Bosnje – Hercegovina), produkt jo vetëm i “hartës së padrejtësive ndaj kombit tonë” dhe aleancave historike pas 2 luftërave botërore (1918/1945) por edhe shpërdorimit folklorik të arritjeve si dhe oportuniteteve gjeopolitike pas luftës ballkanike si dhe çlirimit të Kosovës (1999);
Kërcënimi Nr. 3: rikthimi i frikshëm te gara e armatimeve (ballkani fuçi bariuti...) si dhe “heshtja e kancelarive si dhe burokracisë diplomatike” për armatosjen (deri në dhëmbë) të Serbisë së Vuçiçit me armatime të gjeneratës së fundit (Mig-29; Rafale, raketa dhe drone vrasës ... !!), mbetet kërcënim Nr.1 jo vetëm ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës (njëherështrupave të KFOR/NATO!) por dhe për bashkëjetesën paqësore, stabilitetin demokratik si dhe ardhmërinë euro-atlantike të qytetarëve të Ballanit Perëndimor, pra për Serbët, Boshnjakët, Malazesët, Maqedonasit dhe Shqiptarët!
Kërcënimi nr. 4: interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan dhe Adriatik si dhe përpjekjet dëshpëruese për të hapur një front lufte në rajon mbas sulmit neo-Nazist ndaj sovranitetit të Ukrainës (shkurt 2022); makthet e z. Vućić (ministrit të Millosheviçit) për t’ju rikthyer opsionit të luftës gjakatare, pra ndryshuar me fuqinë e armëve/ushtarakisht të kufijvendërshtetërore të Rajonit; krimi organizuar si dhe Dodik-ë vetë korruptuar jo vetëm në Banjs Luka, mbeten këmbanë ulëritese jo vetëm për Ballkanin Perëndimor!
Kërcënimi nr. 5: përpjekjet pragmatike për supermaci gjeo-ekonomike të Kinës Popullore, por edhe mungesa e kohezionit mes vendeve të BE për paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme në Ballkan; zgjimi e aleancave historike (rasti Francës që i shet Serbisë 12 avionë Rafale me vlerë 3 miliard Euro etj) si dhe pafuqia e proçedurave burokratike e BE.
II. Në vijim gjeni edhe 5 mesazhe ose këshilla respective që ndava në këto takime:
Mesazhi ose misioni Nr 1: domosdosmëri kritike për t’u përballur dhe mundur këtë "bandë politikanësh me kollareperëndimore" që jo vetëm kanë pushtuar, privatizuar dhe poshtëruar Institucionet politike, shtetërore dhe Kombëtare, por bashkë më këto, kanë vjedhur pronat, votat, integritetin, besimin dhe shpresat te ardhmëria euro-atlantike e rajonit, përfshi dhe në të 2 vendet të kombit tim të bekuar.
Mesazhi Nr 2: STOP rikthimit te gara e armatimeve vrasëse, por nënshkrimi i një platforme rajonale të shoqëruar me njëpaketë me zhvillimim e projekteve dhe masave të bashkëjetesës paqësore dhe masave të mirëbësimit reciprokndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor !
Mesazhi Nr. 3: mbetet domosdoshmëri një vlerësim strategjik irreziqeve rajonale (RSDR) nga USA/NATO si dhe “imponimin” e Beogradit Zyrtar se: “(1) do të ruajë balancat e fuqisë dhe aktiviteve ushtarake sulmuese [ndërsa nuk kërcënohet ngaaskush], pra me Tanke, Mig -29, Rafale (francez), raketa vrasësedhe dronë të gjeneratës së fundit (Ruso-Kineze), etj, deri në masën që të mos kërcënojë fqinjët (posaçërisht sovranitetin e Republikës së Kosovës); ndoshta edhe (2) rikthimin e Marrëveshjes së Kumanovës (06/1999), që: “nuk do të lejoheninstalime dhe as aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësore), në kufijtë ndërshtetërorë“.
Mesazhi Nr. 4: përkundër dezinformimeve cinike kundërPresidentit Donald Trump si dhe oshilacioneve Staliniste në Kremlin, Beograd, etj, mbetem shpresëplotë që “marrëveshja e Paqes e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nën përkujdesjen e Trump-1” por edhe më e përmirësuar* (pa pandorën e kufijvemes 2 vendeve sovrane, Kosovë-Serbi), do të imponohet nga Presidenca Trump-2, e shoqëruar me një: “investime gjeostrategjike si dhe njohje të reja si rasti i Izraelit në Shtator 2020”, ndërkohë që kujtoj se asnjë njohje e re për Kosovën gjatë Presidencës Biden !?
Mesazhi nr 5: keqardhje në mos neveri për sovranizmatfolkloriko - bollshevike, pasi pa mirënjohjen dhe prezencën e çlirimtarëve (USA/NATO) nuk mund të ketë paqe, stabilitetdemokratik dhe ardhmëri Euro-atlantike për vendet e Rajonit, përfshi RSh dhe Kosovën!
Mesazhi përmbyllës: duke kujtuar mesazhin ulëritës të Holokausit “falni por mos harroni”, besoj edhe më fort se përtej hijenave të urrejtjes shekullore, zgjimit të oshilacioneve të Kremlinit, rikthimit te gara e armatimeve vrasëse, demokracisëburokratike, krimit të organizuar, axhendës së politikanëve të korruptuar, etj zhvillimi i masave të bashkëjetesës paqësore mespopujve, demokracia funksionale dhe ardhmëria Euro-Atlantike mbetet opsioni dhe misioni i vetëm edhe për 6 vendet e Ballkanit perëndimor !
Në shtesë, duke falënderuar me mirënjohje organizatorët përprivilegjin, si dhe 10-ra mijëra kolegë/ushtarakë, intelektualë, patriotë mendjehapur si dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë hapësirën kombëtare për konsideratat inkurajuese përgjatëangazhimit 15 viteve të fundit, më duhet të garantoj, se gjithçka kam bërë përfshi edhe këtë oponencë të detyruar në DC, nuk janë kurrsësi arsye për t’u gjunjëzuar para kësaj elite politike të (vetë) diskredituar por motiv edhe më i fortë për t’u përulur ndajpërgjegjësive dhe për t’u përballur me këtë realitet të pluralizmit fasadë, demokracisë burokratike, si dhe shtetit së kapur nga babëzia për të vjedhur; mungesa balancave demokratike si dhe fuqia e mbipushtetit.
Me këtë rast, konfirmoj publikisht angazhimin tim politik në zgjedhjet e 2025, ndërsa po ashtu mbetem ushtar i së djathtës moderne, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, liria, vota, siguria, prona, tregu, dinjiteti, interesat kombëtare, balancat e pushteteve dhe orientimi euroatlantik”, mbeten vlera, shpresa dhe misioni ynë ipërbashkët që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat të leader-ve dështakë, politikanëve zullumqarë, shtetarë vekusarë si dhe sekserëve të gjithë pushteteve që kanë pushtuar, vjedhur dhe sundojnë Shqipërinë edhe në 34 vitet e fundit.
Edhe Piro edhe Ahmetaj?..dicka nuk shokon ketu, bre!
Pirro turk i qelbet....pafitiresia turkoshake nuk paska limit!!!!
..se harrova patanderin...nje fjale evetme... sitethuash...lol
Gjeneral Piro Ahmetaj....respekte si njeri ! Por shkrim i renditur jo mire. Lere pastaj rremuja e fjaleve te pasistemuara, qe turperon me shume redaktorin e TEMA-s.
Nga ndërzimi artificial tek lufta në Vietnam, do të thoshte Xha Sulua. Ndryshe niset ndryshe bitiset shkrimi që duket se është bërë në ngut e sipër e për më tepër i porositur.... Turp për një ushtarak karriere që të përdoret në këtë mënyrë.
Cfare prisni nga nje byth lepires si Pirro. Gjeneral leshi dhe servil
HAHA DHE PIRO DHE AHMETAJ ,,,,,,,TURK ,,PO DO TE BEHET DHE KAUR ,,,HAHA
Z.Piro, mund te jesh gjeneral i Saliut, lor mos ja thuaj kete askujt ne Amerike sepse me nivelin tend te analizes, gjykimit dhe te shkruarit mund te arrish vetem nivelin e kapterit. Sa per nivel strategjik mendjehapur per punera te medha ne sherbim te paqes ne BP, duket qe nuk ia thua fare. Ne vend qe vetem te degjoje senatoret republikane, ju duhet te kishit shpalosur nje vizion ndryshe per BP, e sidomos per ceshtjen tone kombetare. Konkretish, mund t'u flisje senatoreve per: 1. Ndryshimi i kufijve ne BP eshte nje opsion kryesor qe duhet konsideruar. Presidenti Trump me shume vizion e ka hedhur ne tryeze kete opsion ne 2019. Ju si gjeneral duhet ta kishit shtyre me tej kete vizion, duke i kerkuar senatoreve te monsideronin edhe mundesine e krijimit te nje Shqiperie etnike qe do ishte teper strategjike per interesat Amerikane ne Evrope, sepse Shqiperia etnike me mbeshtetjen ushtarake amerikane do mund te eliminonte supremacine e Serbise ne Ballkan. Trump eshte njeriu qe realizon gjera te medha, mos e harro kete. Ndryshimi i kufijve win-win ne BP eshte kusht per stabilitet afatgjate. RMV dhe Mali i Zi si shtete me vehte nuk duket ne interes te Amerikes. Kosova po ashtu, me situaten ku e ka sjelle Kurti e Berisha motren tone te vogel. 2. Sa per demokracine ke te drejte, por nuk duket mjaft me e mire demokracia amerikane kur vjen puna e korrupsionit, ndryshe eshte per fushen e drejtesise e cila ne Usa eshte ne nivel superior. 3. Njenkeshille. Kur flet pa emra konkrete per Shqiperine, dhe njeheresh deklarohesh i djathte, duhet te kesh guximin te thuash edhe se duhet te shporren komunistet e fundit nga Tirana, Saliu i psri, apo jo?!
Gjenerali i Sali kermes po me duket shume medioker, mendimi im si ushtarak kariere prej 40 vjetesh.