Fluks qytetarësh në pikën kufitare të Qafë-Thanës, shtohet numri i sporteleve

29 Dhjetor 2024, 14:45Sociale TEMA
Fluks qytetarësh në pikën kufitare të Qafë-Thanës,

Në pikën kufitare të Qafë Thanës, ka fluks lëvizjeve nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri edhe anasjelltas.

Fluksi ka shkaktuar pritje të gjata që arrijnë deri në 40 minuta për mjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare, ndërsa autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

Ky fluks i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve. 

Ndërkohë, autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.

Lini një Përgjigje