Në prag të Vitit të Ri, rritet fluksi i pasagjerëve në portin e Vlorës gjatë fundjavës

29 Dhjetor 2024, 10:11Sociale TEMA
Në prag të Vitit të Ri, rritet fluksi i pasagjerëve në

Fundjava ka sjellë një fluks të madh udhëtarësh në portin detar të Vlorës, ku gjatë dy ditëve të fundit kanë mbërritur mbi 1,150 pasagjerë dhe 242 automjete.

Të shtunën në mëngjes, 543 pasagjerë dhe 142 makina u regjistruan në port, kryesisht emigrantë shqiptarë që kthehen për festat, si dhe një numër i vogël shtetasish të huaj.

Ndërsa të dielën, shifrat u rritën, me 618 pasagjerë dhe 100 automjete që mbërritën në port.

Pavarësisht fluksit të lartë, kontrollet e imtësishme të dokumentacionit kanë shkaktuar vonesa, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje të zgjatura për pasagjerët.

Autoritetet portuale kanë intensifikuar punën për të përballuar fluksin dhe për të lehtësuar procesin e hyrjes në vend, duke pritur që numri i mbërritjeve të vijojë të rritet në ditët e ardhshme.

1 Komente

  1. D
    DR

    Foto eshte nga porti i Durresit...i do apo si do menderja Rilindjes! Edhe jo sot e dje po 3600 vjet ai ka qene porti i vetem nga ajo ane e Adriatikut...sulltanet kane ikur e kane ardhur e ai qytet eshte po aty... Edhe 3600 vjet te tjera!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje