Më shumë shqiptarë sigurojnë jetën

27 Dhjetor 2024, 20:40Sociale TEMA
Më shumë shqiptarë sigurojnë jetën

Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregu vazhdon të dominohet nga sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.78% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës vetëm 8.19% dhe risigurimi me një përqindje tepër të vogël.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.18% të totalit të tregut.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – nëntor 2024 kapën vlerën 22 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, numri total i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi 1.4 milionë në fund të nëntorit, me një rritje prej 8.81% vlerësuar me 9 muajt e parë të vitit 2023.

Pavarësisht se sigurimet e jo-jetës dominojnë, numri i kontratave të sigurimit të jetës ka regjistruar një rritje më të lartë se sigurimi i jo-jetës. Konkretisht, numri i kontratave në sigurimin e jo-jetës pati një rritje me 8.4% në fund të nëntorit, ndërsa për sa i takon sigurimit të jetës, numri i kontratave arriti në mbi 136 mijë duke shënuar një rritje me përafërsisht 13% vlerësuar me janar – nëntor 2023.

Si rrjedhojë, edhe primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës kanë pasur një rritje më të vogël se primet e jetës. Kështu, primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës patën një rritje me afro 7% kundrejt muajit janar – nëntor 2023, ndërkohë që primet nga sigurimet e jetës arritën në rreth 1.8 miliardë lekë, ose gati 10% më shumë.

Aktualisht, në Shqipëri operojnë 8 kompani sigurimi të cilat ofrojnë shërbimet e sigurimit të jetës dhe jo jetës. Gjatë vitit të ardhshëm pritet të shtohet edhe një kompani e re që do të ofrojë shërbimin e sigurimit të jetës.

2 Komente

  1. M
    Mjafte i manipuluat kete popull fukara !

    Qofsha i gabuar ! nga nje Ekspert Fiancnier ne nje nga vendet e EU ! ne nje bisede te lire tregon : keto lloje Firma private qe meren me Sigurimin e jetes ? seshte gje tjeter ! vetem nje forme e lehte mashtrimi - manipulimi- perfitimi- qe marin keta njerez dembel - ipokrite - qe kane keto lloje Firmash Siguracioni qe vjedhjet dhe brenda ligjeve te lira , ju afrojne ketyre te pasurohen ndermjeet ketyre formave ! ( vetem po te gjurmoni rrenjet e ketyre Firmave ! do te gjeni njerez qe kane mbajtur Detyra shteterore te Finacave , bile kane dhe Tituj ( ish ministra te Financave - apo en Digasteeret e Ministrise te Financave shteteror ) hatehere dele Pyetje ! ha duhet besuar ketyre me keto Forma manipuluese- ku fitues gjithmone jane vete keta hileqare -dembele-dhe me ne fund mund tju themi dhe hajdute ! por hajdute te Ligjeruar..

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje