Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh kanë bllokuar thuajse plotësisht autostradën Tiranë-Elbasan.
Këtë pasdite, makinat janë bllokuar thuajse përgjatë gjithë autostradës, në hyrje të saj e deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Trafik i rënduar raportohet edhe në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Mengël, për shkak edhe të punimeve që po kryhen në këtë aks.
Fluksi i madh i qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë për festat e fundvitit ka sjellë kaos në trafik në disa akse të vendit. Moti i keq dhe problemet me infrastukturën në rrugë e kanë bërë edhe më të vështirë situatën.
Pardje nga qafa e kasharit,te mbikalimi ,u nisen ne oren 17.30 dhe mberriten ne Qytete Elbasan ne oren 21.15
Asgje me zgjuarsi e studim. Te bllokohesh ne kashar prej 4 muajsh e cuditeshme.