Rreth 250 banorë të tri fshatrave në bashkisë Vau i Dejës Shkodër, Hajmel, Dheu i Letë dhe Nënshat, sjellin magjinë e festës së Krishtlindjes përmes inskenimit të “Betlehemit”.
Improvizimi i lindjes së Krishtit vjen si finale e një skene gjigande si në Betlehem ku secili prej aktorëve amator shfaqet në rolin e tij duke sjellë skena si ato me vatra zjarrit, rrahjen e hekurit, poçerinë, mulliri që bluan miellin, krijimin e kandilëve të dritës, mprehjen e shpatave, apo mjekimin e plagëve të të sëmurëve deri tek Herodi.
“Betlehemi i gjallë”, është kthyer në traditë për banorët e këtyre tri fshatrave dhe organizohet nën kujdesin e Etërve Kapuçinë të Dioqezës së Sapës. Tema sjell momente pikante të magjisë së kësaj feste që është kthyer në destinacion për mijëra turistë vendas dhe të huaj.
Lini një Përgjigje