Imzot Arjan Dodaj përcolli një mesazh për të gjithë besimtarët katolikë në vigjilje të festës së Krishtlindjeve.
Dodaj e cilësoi Tokën si një dhuratë të shenjtë për njerëzimin, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe mbrojtjes së saj. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të promovojnë dashurinë dhe të angazhohen për ruajtjen e natyrës, një mesazh i veçantë për të nxitur përkujdesje ndaj mjedisit në këtë periudhë reflektimi.
“Në këtë Krishtlindje na viziton duke u bërë fëmijë. Zoti na viziton në çdo fëmijë që vjen në jetë. Asnjë fëmijë nuk është gabim apo rastësi, por dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë, e sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, edukatorë, politika pro jetës e familjes, përndryshe jemi të destinuar drejt shuarjes me shifrat alarmuese të zbrasjes demografike. Sa nevojë kemi për të rikuperuar një ndërgjegjësim të ri të dashurisë për atë që zoti ka krijuar. Të lejojmë të edukohemi dhe të edukojmë fëmijët tanë se Toka është një dhuratë e shenjtë për të gjithë, e cila ka nevojë pas 30 vjet zaptimi e konsumimi. Të promovojë natyrën mahnitëse që na ka dhuruar Zoti dhe na kanë dhënë të parët tanë që nga kohët e lashta, kështu edhe ne t’ia dhurojmë fëmijëve tanë. Çfarë toke, deti, qielli dhe ajri. Me vete nuk do të marrim asgjë përveç veprave të dashurisë dhe bamirësisë, parfumin etë cilaver na e ka lënë një shqiptare e madhe, e shenjta Tereza.
Të rikuperojmë dialogun duke kapërcyer pengesat e indiferencës dhe paragjykimit, veçanërisht politikanët mund të mësojnë të politikë më të shëndetshme për të ndihmuar popullatën për të dezintoksikohet nga politika e dhunës dhe vulgaritetit.
Të dashur vëllezër e motra po hapet një vit plot shpresë, 2025 vjet nga ardhja e Krishtit. Zoti fëmijë është drita e vërtetë e zemrës së njerëzimit. Jezusi me zemrën e tij njerëzore dhe hyjnore, e bën zemrën më të hapur, zemrën si i themi ne, të bardhë. Gëzuar për shumë mot të gjithë shqiptarëve Krishtlindjen”, u shpreh ai.
Ju lutemi Imzot, bëni gjithçka që njerzit e këtij vëndi të kthejnë fytyrën nga Zoti i Madhërishëm! A nuk e keni vënë re se ky popull ka humbur rrugën e zotit? Vriten fëmijë me njëri tjetrin dhe këtu fajtor bëjnë familjen dhe shkollat si dy vëndet ku fëmija duhet të edukohen! Si nuk thotë njëri, që fëmijët e vegjël qysh në hapat e parë duhet t'i çojmë në kishë, vëndi ku mund të dëgjojnë muzikën e paqes dhe dashurisë për njëri tjetrin, vëndi ku instiktet shtazore dhe urrejtja trajtohen si veti të njeriut të pa qyretëruar, që janë kundër paqes dhe dashurisë midis njerëzve? Atëherë ky popull, përse i ngriti përsëri këto objekte kulti kur këmba e tyre nuk shkel kurrë në to? Dhe në emër të Zotit, kini kurajon dhe gjeni një mënyrë për t'ua vënë në dukje politikanëve të këtij vëndi që vijnë tek ju vëtëm për t'ju fyer në ditë festash fetare, duke dashur t'ju tregojnë se zotër të vërtetë të njerëzve jemi ne, jo Ai që predikonin ju, të cilin ata as që e besojnë dhe e nëpërkëmbur çdo ditë dhe çdo orë me qëndrimet e tyre.
Me respekt komentues " Loni " mesa i ke formuluar shume bukur dashurine mbi Zotin dhe po ashtu Imzote Arjan Doda bukur i ka uruar krishtelindjet... ku njerezimi duke besuar ne Zote dhe vajtjet ne Kishe sjellin miresi dhe dashuri...por politikanet tane kriminele te djeshmet dhe te sotem vetem plumbi mbase i Edukon se per ndryshe jemi fajtore vete qe i zgjedhim dhe i lejojme te na Skllaverojne si popull..... dhe pastaj neve amnkohemi nga politikanet se i lejojme vete ! i zgjedhim vete ! dhe ata kane fuqine qe na Skllaverojne...
Me respekt komentues " Loni " mesa i ke formuluar shume bukur dashurine mbi Zotin dhe po ashtu Imzote Arjan Doda bukur i ka uruar krishtelindjet... ku njerezimi duke besuar ne Zote dhe vajtjet ne Kishe sjellin miresi dhe dashuri...por politikanet tane kriminele te djeshmet dhe te sotem vetem plumbi mbase i Edukon se per ndryshe jemi fajtore vete qe i zgjedhim dhe i lejojme te na Skllaverojne si popull..... dhe pastaj neve amnkohemi nga politikanet se i lejojme vete ! i zgjedhim vete ! dhe ata kane fuqine qe na Skllaverojne...
GEZUAR KRISHTLINDJET ,,,KALA KRISTUJENA,,,,TE GJITH ORTHODHOKSET KATOLIKET DHE PROTESTANTET KUDO NE BOT ,,,