Reshjet intensive, mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

23 Dhjetor 2024, 16:56Sociale TEMA
Reshjet intensive, mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar fidrat në nënstacionin Rexhepaj.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne furnizimin me energji elektrike në zonën e Gramshit. Pa energji rreth 200 abonentë në fshatrat Kukur, Rovje dhe Vreshtaz.

Ndërkohë në fshatrat malore të Librazhdit trashësia e dëborë ka arritur në 20 cm. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes në zonat me dëborë dhe ngrica.

Lini një Përgjigje