Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

23 Dhjetor 2024, 09:28Sociale TEMA
Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar nga disa vende të Bashkimit Europian për shkak të pesticideve të përdorura, të cilat prej vitesh nuk përdoren dhe konsiderohen si të rrezikshme.

Në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se për vitin 2024 janë eksportuar në tregun evropian 924 kamionë me mandarina dhe vetëm 3 prej tyre janë kthyer për parregullsitë e përmendura më lartë.

Sipas ministrisë, ku raport nuk mund të dëmtojë mundin dhe djersën e fermerëve shqiptarë dhe të krijojë panik te qytetarët.

“Sipas njoftimit të Sistemit të Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF për mbetje të pesticideve në mandarina të eksportuara nga Republika e Shqipërisë, AKU ka marrë masa të menjëhershme për gjurmueshmërinë dhe veprimet procedurale mbi subjektet eksportues duke marrë masa dhe veprime konkrete për të asgjësuar 20.482 kg Mandarine clementine, në datën 19.12.2024, në Qarkun e Fierit, ngarkesë e cila është kthyer mbrapsht nga shteti i Kroacisë. Procedura e asgjësimit është kryer së bashku me praninë e Autoritetit Kombëtar të Mjedisit, Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me praninë e disa mediave të ndryshme.

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në datën 19.12.2024, u kryen inspektime dhe evidentime të përbashkëta në Fshatin Mursi të Bashkisë së Konispolit, ku ushtron aktivitet kultivues një nga fermerët, i cili kishte asgjësuar produktin mandarinë. Për subjektet grumbulluese të rezultuara në shkelje të dispozitave ligjore, përveç se është kryer kallëzim penal, sipas shkeljeve, janë marrë edhe masa administrative gjobë, si dhe bllokim aktiviteti. Për ndjekjen e situatës në vijim, çdo ditë janë kryer inspektime të përbashkëta në qarkun Berat, Bashkia Dimal.

Informojmë konsumatorin lidhur me dy ngarkesat e tjera, të raportuara nga shteti i Kroacisë për mbetje të pesticideve sipas njoftimit të sistemit RASFF, se njëra është asgjësuar në shtetin Kroat, ndërsa tjetra nuk është kthyer ende në vendin e origjinës. Janë njoftuar të gjitha PIK që në rast kthimi të produktit, të bëhet bllokimi i menjëhershëm i tij me destinacion asgjësimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjektet që tregtojnë Produkte të Mbrojtjes së Bimëve dhe Produkte Plehëruese, ku vetëm për këtë javë janë kontrolluar dhe verifikuar 46 subjekte tregtuese të PMB-ve, në të cilat nuk u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore. Vazhdojnë pa ndërprerje kontrollet në pikat e tregtimit, pikat e grumbullimit dhe magazinimit të fruta perimeve, ku përveç 18 mostrave të përcaktuara në planin e monitorimit të pesticideve për muajin Dhjetor, për produktin mandarinë, me qellim mbajtjen e situatës në kontroll, janë marrë edhe 7 mostra të tjera jashtë planit, për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV”, shkruhet mes të tjerash në reagimin e Ministrisë për çështjen e mandarinave.

37 Komente

  1. L
    Lani

    Të vijnë kroatët si kontrollorë të ushqimit që shitet në Shqipëri! Këta u dëgjokan te ne.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo Lani

      Bravo, kontrolli i ushpimeve ti jepet me koncesion Kroacise! Ndryshe do shkaterohet me keq shendet yne, por edhe turizmi!

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luani

      Tani pirdhi mu në të.., ste ble njeri më o noku..!!

      Përgjigjjuni
      1. n
        nino

        Duhet të punohet në mënyrë intensive që ai kriminel që ka futur këto pesticide duhet të penalizohet rëndë .

        Përgjigjjuni
        1. a
          ani

          turp, sduhej te ndodhte parandalimi ne shqiperi nuk funksionin askund ne asnje fushe

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana 1967

            U tretet ju duke bere kontrolle,barkderra..

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kalec Dega

              ..jane shume te rrezikshme..prandaj blini ato qe ka mbjellle Lali Eri... = me kete rast, do ble me shume spinaq dhe peshkun nuk do ta ha me djath....

              Përgjigjjuni
              1. I
                I stimuluaei me spinaq dhe parëllxhan

                Kalec ,po bleve spinaq do t'a hash më keq kur sepse do mbetesh kockë dhe klkurë nga stimulantët

                Përgjigjjuni
              2. B
                Baftjari nga Skrapari

                Këto janë lajme që duhet tê dimê dhe informohemi saktê. Bravo Tema jeni të vetmit qê mund tê lexoheni dhe nuk shisni lajmin e zi si Topi apo legenat e tjerë

                Përgjigjjuni
                1. @
                  @

                  Tema e Gelbazes eshte bythlepiresja numer nje e piktorit o skraparlliu. Nje lajm i keq qe raporton eshte njezet fish me i rende.

                  Përgjigjjuni
                2. .
                  .

                  Normal qe nuk ja pranon Europa se katundaret e Shqiperise i hedhin lloj lloj pislleqesh per te shtuar fitimet se nuk i behet vone shume per shendetin e njerezve, plus qe nuk ka shtet qe t'i kontrolloje.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Al

                    Dmth asnje kontroll nga brenda vetem kur na merret fytyra nga autoritete te huaja… hair hajt se per tjua blere ka tani Europa mos u merzisni. Keto jane akte jo kriminale por terroriste.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rilindjotet

                      Mooos, edhe kjo i duhej Beqes! Pas burgut edhe mandarinat e pashitura!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Ptuh

                        Po na helmojne. Keto jane vetem ato qe kap Europa sepse shkojne andej. Per te tjerat qe qarkullojne ketu, nuk ka kontroll nga jashte keshtu qe ja fusin se ketu nuk ka shtet. Shqiptaret nuk po vriten vetem ekonomikisht por edhe nga ana shendetesore.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jemi rrace e forte,rrace harixhiu

                          Ku e gjene gje shqiptarin nga pesticidet sa te kemi keta politikane hajdute...

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Plehra

                          Njelloj si me drejtesine, edhe me ushqimin, shtetit te kalbur mafioz shqiptar i vendosin kufij vetem te huajt. Ketu nuk ka kurrfare kontrolli ndaj pesticideve qe perdorin fshataret per ti bere frutat sa nje tullumbac. Ne Europe nuk i lejon njeri keto pislleqe qe blejne shqiptaret e shkrete.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            X

                            Lerini mandarinat po mjere kush blen qumesht ketu

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              RAIFI

                              Le të shërbej rasti i mandarinave si mësim për qeverinë të ndjek prodhimet bujqësore jo vetëm ato për eksport por edhe ato për konsum brenda vendit.Tmerr është gjendja me domatet e shalqirin e mos të flasim për luleshtrydhe.Kompet të kontaminuar e kancerogjene.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                I stimuluari për çdo 1 orë në shurrëtore.

                                Ju të Min se bujqesëise flini gjumë bashke me ata të kontrollit të prodhimeve bujqësore Nuk di kush eshtë Min Bujqesie por do të doja t'i thosha të hante patëllxhane të stimuluara dhe do t'a shikonte bythën e mizës thonë Myzeqarët ,e siguroj se në 24 ore çdo një orë do përmirte dhe nuk do t'i mjaftonin brekët .po kështu edhe spinaqi me fletët e rrudhura dhe me ngjyren e zezë shkakton dehidratim intensiv brenda 24 orëve trupi duket sikur ka mbetur kocka dhe lëkura Mos prisni të vdesë njeri ? Jeni në terezi apo jo ,lanë ushqime ore idiota i hamë me gojë i blejmë me lekë dhe sepse fshatari do që të bëhet Elon Musk për 24 orë mbrohet me indiferetizmin tuaj Unë e kam provuar vetë me të dy produktet bujqesore ,n u k kam përse të shpik në të dy rastet çdo orë për më shumë se 24 orë urinimi bëhet problem nr 1 Edhe gazetarët kanë hallin e politikës a Parashqevisë e kuptoni sa larg problemeve jetësore të shquptareve jeni !?

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Beksi

                                  Skandal . Cfare mut shteti jemi ne

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Titi

                                    E more Edi Rama more kriminel. Mire qe po ç'popullon vendin por dhe po i vret shqiptaret edhe me ushqim. Ndyrsire.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lexhenda sot bllokun rruget per komunistet

                                      Titi mos u merzit se edhe per 6 muaj vjen lexhendari sali ne fuqi dhe nuk do i njohim pesticidet dhe do hame me luge floriri,vetem te mos na bej ndonje gerdec me sypeshkaqenin e ndonje vrasje ne bulevard....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Titi

                                        Po pse more lexhende. Vetem dy paskan ngelur ne kete vend. Kaq te mbaruar paskemi qene me shqiptaret????

                                        Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      Te ndalohen pesticidet ne Shqiperi

                                      Pesticidet duhet te ndalohen 100% ne Shqiperi! Te behemi vendi i pare ne Europe me zero pesticide. Cdo frut e zarzava te jete bio, kjo promovon edhe turizmin bio. Ndryshe, populli do bojkotoje frutat dhe zarzavateve, dhe orodhuesit e mesem dhe te medhenj do te falimentojne. Me mire te falimentojne ata tahmaqare maskarenj se sa te vuaje nga semundjet e te vdese mileti.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zoti Rama, ndaloni pesticidet, me ligj te forte

                                        Nuk na duhet kjo lloj bujqesie qe na semur e na vdes. Qeveri te ndaloje me ligj gjithe oesticidet brenda ketij viti. Rama, bej kujdes, se po premtoi Saliu qe do ndaloje pesticidet, i ke te humbuara zgjedhjet mot.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          kacidhja

                                          Shikoni kush eshte drejtor i AKU-se dhe nuk ka nevoj per diskutime .Nje super hajdut qe kryeministri e gjeti me nuhatjen qe ka per hajdutet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hasani

                                            Plehra, me ne krye Edi Rama, ska kontroll fare, dikur farmacite bujqesore kontrollehedhi nga policia, sot spjerdh njeri, mund ti hedhesh çdo lloj pesticidi, spjerdh njeri, mjafron te duken bukur, dhe ju ve nje emer mandarina greke, leshi , preshi, etj.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              E verteta

                                              Hajde ti bej prove te besh kontrroll e te shohesh si bertasin si hijena se shteti po na vret, po na prish biznesin. Ne Shqiperi ende ka njerez qe shesin qumesht ne rruge ne ish bidon vaji apo cola qe nuk e ka idene kush sa i vjeter eshte e nga ka ardh. I marrin nga kazanet e plehrave! Aty fusin qumeshtin e ca te kene mundesi pa piken e higjenes apo me keq ne bidona plastike qe kane kimikate shume her me te rrezikshme por nuk e vret njeri mendjen dhe jo vetem kaq por edhe te bejne sherr po ju the te verteten.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. X
                                              Xhepisti gjate

                                              Ahhhh ku qifsha kalamajt e grate o kurvat e patronazhistave

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Enio

                                                Keta fermeret tane qenkan per burg. Une per vete nuk blej me mandarina, por ca ti bej frutave te tjera deri sa te dali ndonje informacion

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  E verteta

                                                  Po bejne si te irrituar populli injorant e veshderr qe kerkojne shtet por shtet nuk duan. Te njejtet njerez qe blejne tek fshataret ne rruge aty ku bejne shurren qente endacake. Ata pleq fshatare te pjerdhur nga mendja nuk i lajne duart kurre dhe idioteve qe e mbajne veten per qyqetare ju vjen keq per ta kur bashkia i largon.. Jo vetem kaq por shajne policet e bashkise. Ca do bej polici kur as shteti nuk e mbron kur ben punen e tij? Plehrat e nxjerrin ne media duke e sharre policin dhe shtetin me prage shpie se nuk lejon ata qe shesin ushqime pa piken e kontrrollit. Edhe shtetit legen nga frika se mos na ikin votat heq nga puna policin. Pasi helmohen kujtohen qe duan shtet, njerezit hipokrit e legena.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Fermer

                                                    Nuk e ka fajin fermeri por farmacitë bujqësore dhe ai idioti që drejton vendin që lejon mallra të futen dhe aku nuk ka pse vete tek fermeri por te farmacitë që ka ca me lishenc dhe ca po lishencë

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tunguska

                                                      Se pari cdo prani helmesh ne Ushqim duhet te hetohet dhe nese vertetohet Te klasifikohet si Tentave Vrasjeje ne KODIN PENAL, se dyti nese Fajesia vertetohet Fajtorit pervec denimt me kodin e ashpersuar duhet ti sekuestrohet pasuria.Se treti grumbulluesit para se te exportojne duhet te pajisen me certifikim nga organet kompetente te sigurise ushqimore.Dhe se fundi Shteti ne pergjithesi dhe sidomos per ceshtje te tilla sensitive qe kane ne fokus shendetin qytetar ashtu si ka spitale PUblike duhet te kete edhe Farmaci PUBLIKE shteterore qe te garantoje prodhuesit qe shpeshhere luajne rolin e te paditurit dhe e hedhin topin andej ketej,Stop PIsllekut ne venddd se po vdesin njerez kot

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Agronomi

                                                        Pershendetje! Nuk e dij se sa nga komentuesit jane specialiste bujqesie, agronome te pergjithshem apo agronome te mbrojtjes se bimeve.Nga 924 kamione jane kthyer me probleme mbingarkese mbetjesh insekticidesh( pesticidesh) vetem 3 kamiona, pra rreth 3 per mije! Per mendimin tim si specialist, kjo shifer nuk ka sens! Pse? Sivjet ka patur nje infeksion shume te larte shume frutave nga miza mesdhetare, sidomos hurmi dhe mandarina.Te dy insekticidet qe jane permendur ( fosfor dhe cloroganike) vertete jane hequr nga qarkullimi nga pak kohe , por duhet ta dijne lexuesit dhe konsumatoret e nderuar qe keto insekticide kane rreth 50 vjet qe perdoren ne bujqesi dhe komuniteti europian i gjeti te rrezikshem tashti vone! Gjithesesi nuk dua te hyje shume thelle ne arsyen e heqes sepse jane ato me kompetente, por me duhet te them me bindjen time te plote qe konsumatorin nuk duhet ta alarmojme ne kete mase. Jame i bindur qe frutat, perimet, produktet blegtorale te europes nuk jane kurre me mira dhe te sigurta se tonat! Ne europe jane perdorur dhe vazhdojne te perdoren kimikate shume here me shume se tek ne dhe kush ka provuar shijen e produkteve bujqesore dhe blegtorale te europes, produktet tona ne kete aspekt qendrojne shume me lart! A ka vend per vemendje, kujdes? SHUME! Por me shume probleme ka Europa! Çdo gje ose OMGJ, ose shume impute bujqesore, ose ushqime te procesuara! Pas gjithe kesaj analize, llogjika ma thote qe nese u eshte bere analiza te gjithe kamioneve qe jane eksportuar ose duhet te dilni me mbetje te gjithe, ose asnje! Sepse sivjet pa trjatim me indekticid nuk do te ishte e mundur te behej kurre kaq prodhim per eksport! Se cila eshte arsya e vertete e kthimit te tre kamionave , e dijne vetem ato qe i kane kthyer

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Maria

                                                          Jam një fermere nga xarra mund të vini në parcelën time dhe të Hani sa të dini manderina dhe ju garantoj se do të ngelni shumë të kënaqur sepse janë brenda standardeve evropiane ju lutem të mos digjet i njomi me të thatin bashk

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Beka Tirona

                                                            Fajin e ka zhgavarina RAMA PLERA

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bumbum..bum

                                                              Uj qep Hudhra. Dhe bëni spërkatje . Jo në lulëzim.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje