Mbyllja e TikTok për 1 vit, avokati: Nismë pozitive, ky rrjet social është mjet vrasës

22 Dhjetor 2024, 09:55Sociale TEMA
Mbyllja e TikTok për 1 vit, avokati: Nismë pozitive, ky rrjet social

Avokati Idajet Beqiri e cilëson pozitive nismën e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Tik Tok, në kuadër të paketës për sigurinë në shkolla.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Tik Tok është mjet vrasës.

“Problemi është që siguria në shkollat tona ka qenë problermatike, kemi pasur fatkeqësi të rënda, që kanë përfunduar me humbje jete të fëmijëve. Kishte ardhur koha që për sigurinë në shkolla, në rrugë, duhen marrë masa të forta.

Unë e shikoj si nismë shumë të mirë, që po vlerësohet dhe investohet në shkollat tona, siguria, që të ketë kontroll të plotë.

Në këtë kuadër, është edhe kjo masat e bllokimit të Tik Tok. E shikoj si hap pozitiv. Tik Tok është mjet vrasës për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për vende të mëdha, Franca, Spanja”, theksoi ai.

2 Komente

  1. ?
    ?

    Idajet Beqirit i kanë hequr licencën e avokatit se ka mashtruar klientët, iu ka marrë para pa faturë, pa deklaruar dhe ka humbur gjyqet. S'e kuptoj pse e marrin për të dhënë mend këtë personazh????

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fjala

      Do te sulen kriminelet, hajdutet dhe te pa moralshmit, Idajet, se Shqiperia eshte e mbushur me injorance dhe idiota qe s'e kane haberin e jetes bukur e normalz, por ne eler te lirise-çthurje do ulurijne. Duhet nje ligj edhe perçpifsit; kush flet pa verretuar ato qe thote per tjetrin dhe kush sha e duhet deri ne 15 apo 20 vjet burg pa te drejte ulje. Eshte lbushur vendi le bajga qe qelben dynjane. Pastaj dhe depurte duhet shkojne ne burg oer çdo çpifje apo sharje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje