
Nga takimi i zhvilluar me prindër e mësues ku prezantoi planin e ri për sigurinë në shkolla, Kryeministri Edi Rama tha se po punohet edhe për një program që edhe fëmijët e shtruar në spital të bëjnë mësim.Rama tha se po punohet edhe për planin e fermës në shkolla, ku siç tha ai, fëmijët do të mësojnë se ‘domaten nuk e prodhon TikTok-u’.
“Ndërkohë që ajo çka është e rëndësishme të dihet është që ne po e shtrijmë punën për fëmijët edhe në institucionet e tjera, jashtë gjithë asaj që u diskutua dhe do e kthejmë në një sistem pune e financimi, që çdo institucion në Shqipëri duhet të ketë programin e vetë për fëmijët. Ne ndërkohë jemi duke ndërtuar në spitalin pediatrik një program për të çuar shkollën te fëmijët. Pra fëmijët në spital të kenë mundësinë për të bërë shkollë, që është një model i shkëlqyer i marrë nga Izraeli dhe që po e përgatisim me miqtë nga Izraeli. Po përgatisim institutin e fëmijëve në konflikt me ligjin, një institut që është një model europian, një model i shekullit të ri, një model i shkollës së riedukimit, për të gjithë ata fëmijë që kanë kryer një vepër, që nëse s’do të ishin minoren, do të ishin në burg. Ky institut është një projekt, ashtu si kundër programi i fermës në shkollë që e kemi nisur. Duhet të bëhet dhe do të bëhet një program i Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që është një program i prodhimit dhe shitjes së produkteve, që fëmijët të kuptojnë që domatja nuk prodhohet në TikTok.
Për të gjithë atje, Ministria e Mbrojtjes do të ketë një program të dedikuar për fëmijët. Policia e shtetit gjithashtu. Është shumë e rëndësishme që ne fëmijët t’i lidhim me jetën reale, që fëmijët të përfshihen ta kenë jetën reale përpara syve. Ky është një moment që na jep shumë arsye për të çuar më shumë punë. Ky është një moment që ne kemi bindjen për të bërë shumë më tepër, për shkak të gjërave që ne kemi bërë. Çfarë kemi bërë në këto vite për të transferuar shkollën, kemi fëmijë që janë të aktivizuar në aktivitete fizike, volejboll, basketboll, që shteti i blen të gjitha mjetet që i duhen, siç ndodhte dikur. Do të fusim vitin e ardhshëm shahun në shkollë, do të fusim disiplina të tjera, sepse s’mund t’i bëjmë të gjitha volejbollist e basketbollist dhe do t’i krijojmë mundësinë që brenda një 3-vjeçari, çdo fëmijë të ketë mundësinë të merret me sport, jo për ta bërë sportist, por aty ku ka një dhunti, ose aty ku përshtatet më shumë të mësojë një disiplinë sportive. Po ku t’i bënim ne ekipet sportive 10 vite më parë, në cilat palestra, në cilat fusha? Sot, pas 10 vitesh nuk kalon një leje ndërtimi në shkollë në një bashki, nëse projekti nuk ka palestër. Së fundmi kemi vënë dhe një rregull tjetër, për ata që ndërtojnë resortet dhe pallate, që nuk do të ketë leje nëse në atë resort nuk do të ketë një hapësirë për fëmijët. Nga çdo ndërtim në Tiranë, nga çdo ndërtim në Shqipëri do të duhet të dalë një shumë që të shkojë për një çerdhe, për një kopshte etj”, tha Rama.
O Edi, kthehu me kembe ne toke more njeri,se u bere qesharak, ne Shqiperi ,femijet jane shendosh e mire dhe ne shkolle por nuk mesojne, ndersa Ti mendon qe , te semure dhe ne spital t`u bie ndermend qe te hapin librat dhe te bejne mesim. Kush t`i jep keto ide ?.
Çoni dele ose te pakten te kete pula, rosa, lepuj se jane bere femijet tekayter njohin vetem asfaltin dhe qytetin. Eshte kopshti zoologjik do thoni ju, femijet duhet te jene ne kontakt te vazhdueshem me kafshet shtepiake qe te jene me empatike, neper shkolla sot per sot gjeja me interesante dhe sociale eshte fjala e ndyre dhe sjellja prej te forti.
...si programet shkollore te kohes se xhaxhit. Me mire vone se kurre.
Ta qifsha xhaxhin ty ! koke lope kinez ha cfare muti je ! Shaqo debili me kohen e xhaxhit..hyt race bastarde... ! nuk gjeje ndonje Teks fjalie tjeter..
Bravo Nuk ka më të bukur se shkolla për fëmijët E nuk ka çelës më të suksesshëm për SHQIPËRINË se fëmijët e arsimuar
Nē shoqērinē e degraduar shqiptare, edhe domatet do prodhohen tē degjeneruara dhe qē nuk i hajnē as derrat e uritur. Edukoni tē rrituri, mēsoini edukatēn dhe moralin qē fēmijēt tē mēsojnē.
Do te kete edhe pesticide toksike te ndaluara. #shqiperianeBE2030