Çfarë shëmtie

20 Dhjetor 2024, 10:41Sociale TEMA
Çfarë shëmtie

Nga Luan Rama

Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite etike, limite qytetare e limite profesionale jo e jo.

Janë vënë në garë.

Në një garë prej njerëzish gjysmë të çmendur. Dhe rendin e rendin pa menduar për njeriun. Kush e kush të mbërrijë i pari e të marrë thelën më të majme.

E gjejnë. E arrijnë. E shqyejnë. Njësoj si bisha e uritur.

E keni parë se si bisha e uritur e shqyen prenë e vet në mes të xhunglës?

Ja, edhe këta, edhe këto, edhe ata, edhe ato, të gjithë njësoj, të njejtën gjë bëjnë.

Turravrap të gjithë. Yshtur prej instiktesh që iu ndizen nën ethet e një protagonizmi idiot.

Nuk duan ta humbasin rastin.

Diva është aty. Posaçërisht për ta. Është preja e radhës. Gjahu i majmë për majmërinë e tyre perverse.

Fantazia merr udhë. Sekush me nga një copë divë në dorë. Dhe me bulçi të fryra ndërsa mbllaçiten nxitojnë të na thotë i pari ose e para: -ia dola, e gjeta, ia mora, ia bëra, ia thashë.

Një bulbëri e marrëzisë kolektive paketuar me kartonin e solidaritetit fals. Dhe për t’i vënë kapak gjithë kësaj histerie, dikush thotë se çështja e divës na qenka bërë çështje kombëtare!

Kaq u desh. Tani çështjen kombëtare e ka në dorë qeveria. Ajo ka një ministër vetëm për këto punë.

Çfarë shëmtie!

Shëmtia e marrëzisë së tufës, tufëzuar prej marrëzisë së vet.

27 Komente

  1. e
    elton

    Cfare shemtie shkruan Rama duke ngritur dhe me lart dozen e shemtis. Boll, boll se na çat trapin, na e neveritet dhe gjoja Diven

    Përgjigjjuni
    1. I
      I Derguari I KQ

      Është konsultuar me Bleona Qerretin per kete jargavitje bulqizake.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      U teprua me kete historinë e Parashqevisë!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ay

        Bukur e ke thënë!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Petrit

          Pse nuk flet me emri Ti pordhac?? Pse Nuk thua , gjygj leka, frederik- Rita ndoci, gezim nika , ate “ profesorin” qe thoshte qe ajo eshte e lire te beje Cdo gje me trupin e saje, Pse Nuk permend sifonin w banjos shqiotare - nevojtore shqip- Milaim Zeken qe Ja gjeti tw dashurin Simakut- luan pobratin? Pse ??? ATA jane aty ne Cdo emission tv. RRUDHNI gojen e specie gjakatere. MOS E QELLONI VIKTIMEN KUR ESHTE E SHTRIRE PERTOKE-

          Përgjigjjuni
          1. t
            terrorizem mediatik

            Jane vene ne gare vertet, por dhe ti Luan Rama je pjese e gares! Ne gare se kush te shkruaje dicka per Simakun e ta mbajne ate ne faqet e para te gazetave. Arsyeja se u dhimbset? Aspak, por sepse duhet nje subjekt per ta mbajtur para shqiptareve neper media me qellimin qe ti fshehin ca realitetin e zymte te nje fukaralleku te plote e shpopullimi masiv! Qe nuk ka rrefenja me Parashqevi ta mbuloje.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Ky kllufi, shoku i gamorVasilit,ka hall tani, se sapo i kan mbaru farat e lule djellit, doli nga strofkulla tu fut edhe ky ne korin e jenave,te na japi nje çike moral nga i tij!! Ik o i falimentuar ik,shko merru me Liken e Vasilin!!!

              Përgjigjjuni
            2. L
              Loni

              Deri tashti ka rezistuar artisti/shkrimtari i New Yorkut, Pellumb Kulla!!!!! Loni

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Zakon i fëlliqur ky i daljes me nickname të tjetrit! Loni. I vërteti!

                Përgjigjjuni
              2. L
                Landi

                Po kur esht be gazetare Suma cfar pret?!

                Përgjigjjuni
                1. p
                  paemer

                  luan rama flet per etike,moral e integritet ,keto thuaja vetes kur kishe dashnoret verdalle o luan,ti je nje pis qe vure dhjam nga politika ,nje hiç nje zhuls ......

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Na ruajt zoti

                    Po ky ç’pati?! Njerezit duan që një artiste të mos braktiset Por të ndihet e adhuruar deri sa të ketë frymë E të shkruhet e të ngrihet zëri se është edhe FEMËR

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DOKLEATI

                      Të kishim patur këso "marrëzira" në kohë të duhur PArasjqevia nuk do ishte në ketë situatë!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mos i jep mo alkol Vasilit o Zheji

                        O Zheji, cfare i kishe dhene Laert Vasilit dje ne emision qe kaloi ne ekstaze per Parashqevine mer burre i dheut?! Bertiste e pëlliste sikur te ishte ne stalle! Beji o vlla testin e alkolit para se t’i ftosh ne studio, se la nam tutkalli! Ose holloja pak gradacionin se duket qe nuk e mban dot!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maxhun

                          Iku koha jon Lano thesari, keshtu i do mushka drute sot

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Po cfare do bente populli o debil? Popullit i vjen shume keq per Parashqevi Simakun sepse jane rritur me kenget e saj. Fatkeqesisht puna arriti aty qe pa u sensibilizuar ne media sot nuk ben gje njeri.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              UNE

                              Me bullci te fryra dhe......Sokol Balla, "gazetari me i virgjer".

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kris

                                Sa mijera Parashqevi ka ne shqiperi? Sa qindera Parashqevi kane humbur ne rruget e botes dhe jane pa gjurme? Ka humbur ish zevendes kryeministri,ish prokurori I pergjitheshem,,ish shefi I shtabit te ushtrise dhe plot figura te shquara qe shteti I kerkon dhe nuk i gjen dot. O Sa mire me qene shqiptar

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Ish dipllmat

                                  Ishte e pa.undur te ndiqje deri ne fund pazarxhinjte e pafytyre Fejziu apo Duma, njerez pa dinjitet, te pafytyre, qe nxjerrin fitime, para, nga fatkeqesia e tjetrit. E çuditshme deri ku arrin perversiteti. Ka te drejte Luani. Per te gjith ata qe zhijojne me goje te pergjakura prene e tyre, pasi nuk kane çfar ti japin ketij mileti veç lajme te zdza. Edhe Qeveria ra ne kete gjiriz. Çfar do Taulanr Balla me çeshtjen Simaku? Turp. Ne atje ke.i nje Ambasade qe tund deren gjith diten. Mjaftonte nje urdher i Kryeministrit qe Ambasada te interesohej e te vinte ne dijeni Qeverine per gjendjen dhe çfar duhej bere. Dhe keto pa qene nevoja te ëubljkohen me tam tame sikur obobo çfar po bejne. Taulant, sa si Simaku ka ne Shqiperi as nuk u bie nder mend. Lereni keto. Por, keto qe ben ti jane edhe me shpenzime...nejss

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Boll më

                                    Tamam e ke o shoku Luan, po kujt ja thua kush do të duket i parëndësishëm, e të mos flasi për këtë rasz. Flasin njerëz të kohës së saj po dhe njerëz që nuk kanë dëgjuar një këngë të saj, pastaj dalin disa pedagoge që nuk mund të rrinë pa sharë çdo gjë të sistemit të kaluar, aman mos shkruani më se na çmendet, boll më????????????????.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ¿?

                                      Ja edhe ketij nuk iu ndejt pa e transmetuar ndeshjen minute pas minute.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        RAIFI

                                        Sa e rënd e verteta,por ish burri i Parashqevisë tregoi të vertetën se Parashqevi ishte dalldisur për tu fut në botën e filmit,të bukurisë e të shkëlqimit pa pasur kaqik,andaj nga sevdaja premtoi qira,ra në depresion dhe u këthye në e pa strehë,s'po them diçka tjetër.Mos u merrni me një të sëmur por gjente po deshe një ent shëndetësor ku do mbikqyrej.Nuk e ka shkatrruar veq jetën e vet por edhe të djalit andaj nuk don ta takon.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. 1
                                          1

                                          Lereni parashqevine ne hallin e saj.Kur ate se ndjen fare djali i saj qe eshte ne moshe madhore juve lebetiteni?Po ne kemi mijra pensioniste qe kane derdhur djerse e gjak per atdheun e tyre dhe rojne ne prag urie dhe asnjeri nuk beri nje emision ku ta ngrinte me ulerima kete gjendje.Ne fund ju qe kete e quani dive po Vacen,Ermonelen si do i quani?Pa le ca propozojne dhe pension special duke mos menduar qe do e paguaj dhe ai pensionisti qe mer 50 mij leke ne muaj.Psikopater

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nga Shkodra

                                            Fejziu zeza dhe Duma, te rregullojne punet ne catite e tyre, pastaj te merren me punet e te tjereve. Parashqevi Simaku ka qene nje yll bio. Zoti i dha pamjen, trupin e bukur, zerin e bilbilit dhe sjelljet njerezore po bio. Kjo eshte arsyeja pse shqiptaret jane ngritur ne kembe per bijen e tyre. Cdo njeri ka fatin e vet. E pra shqiptaret duan ta shohin sa me shpejt Parashqevine te ngritur ne kembe. Parashqevise i a rrembyen femijen ligjet e deformuara, por ajo priti vite te tera ta gjente djalin e saj. Ndersa tallagjoret apo baxhellat qe ndertojne emisione per para, jane pikerisht te kundertit e Simakut, jane ato qe braktisin femijet, shkatrrojne familjet dhe bradhin hu me hu, gje qe nuk ka ndodhur tek Simaku.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. ¿?

                                              Nje shoqeri si shoqeria shqiptare, krejtesisht e varfer ne idhuj dhe ikona te cilet t'i adhuroje mileti, e te lere ment e krese, e te harroje qe e ka mrena sa krahu, perpiqet te shpluhurose ca kinse ikona te vjetra. Keshtu lopet e uritura do te kene cfare te pertypin e ripertypin neper grazhde e t'i lene rehat barinjte te tallin bythen me to deri sa u vjen koha t'i çojne tek kasapi. Merruni o milet me kete gjynafqaren nga Kavaja qe i ka perenduar ylli me kohe, nqs ka pasur ndonje here ndonje yll, dhe harroni qe si kjo ka me mijera e me mijera shqiptare te tjere neper bote, po sidomos ne Shqiperi qe vuajne njelloj si kjo.Pse na paska kenduar nja dy kuplete ky individi para nja 30 vjetesh,kjo e beka speciale dhe me te mire se ato/ata te tjeret qe kane bere nga nje pune si gjithe te tjeret.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Ish-kufitari i klonit tel e gjemba

                                                Cili Luan Rame eshte ki autori? Per nga niveli (i ulet) me duket se eshte Luan Mersin Rama, lindur ne nje nga postat kufitare te Bulqizes ...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Salehu

                                                  Nje shkrim I mire por bagtive nuk u pelqen

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje