“Shqiptari të shtyp me këmbë” - Artistja vlonjate nuk përmbahet: Parashqevi Simaku ka nevojë për psikolog, po përfitojnë ndaj saj

19 Dhjetor 2024, 09:35Sociale TEMA
“Shqiptari të shtyp me këmbë” - Artistja vlonjate

Artistja vlonjate, Xhuljeta Ferraj ka shprehur revoltën e saj për mënyrën se si është trajtuar këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila së fundmi është rikthyer në qendër të vëmendjes pas videos së bërë virale ku dukej në një gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut.

Ferraj e cilëson gjithë situatën si një “skenar për përfitime, famë dhe klikime” dhe shprehet se imazhi i këngëtares është degraduar në mënyrë të padrejtë.

Sipas artistes, Parashqevi Simaku ka nevojë për ndihmë profesionale, veçanërisht për kujdes psikologjik, dhe me kalimin e kohës mund të shërohet nga trauma që ka përjetuar.

E zhgënjyer nga mentaliteti shqiptar, Ferraj tregon përvojën e saj si emigrante prej 26 vitesh. Ajo shprehet:

“Kam punuar me çdo lloj kombi, me zvicerianë, me gjermanë, me shqiptarë, por të them të drejtën, shqiptari të afrohet vetëm kur ka interes.

Nëse të shikon në rrugë, aty të lë dhe të shtyp mirë mbi plagë, që të të dhembë akoma më shumë. Shqiptari të do vetëm kur ke karrierë, kur ke famë, kur mund të përfitojë nga ty”, shprehet ajo.

Sipas artistes, në rastin e Parashqevi Simakut nuk ka vend për keqardhje të vërtetë, por vetëm për përfitime.

15 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Artistja vlonjate ?As te njohim fare , Por te jap te drejte ,shqiptari te afrohet kur ka interes,po kesaj te mbaruares per cfare interesi ti afrohesh ,na keni care veshin me Parashqevine

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dauti

      Plotsisht dakort me shkrimin e psikollogës, mbrëm po shija vido e vrasjës në Vlorë, në menyrë se si sjelleshin njerzit ishtë komplet si sjellën ata në Sirie, apo Afghanistan, ulerima, sharje, ca njerzë dilin nga makinat me arëm në dorë dhe të plagosurit i terhiqni zvarrë dukë i transmetue për në Spital me makina private, aty nukë kishtë as policie as Ambulancë, thashë me veti edhe Turqit që na kanë dhën kët mentaliteti babar për tu vrarë mes veti në kët menyrë, sot në vitin 2024, sjellën në menyrë më të cilivizum dhe njerzore. Problemi tek ne ështe mentaliteti Turk dhe feja islamë që nukë na le kurrë që të bëhemi si Zvicerjanët dhe Gjermanët, moje zonjë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi nga Bregu

        O Daut po pse flet kot o vlla... si kodra pas bregut...... Mos paragjyko kot; Sta ka fajin as feja e as ndonje komb; Jii krenar per ate qe je; Gabimet kerkohen te vetja;....

        Përgjigjjuni
    2. T
      Torino

      Drej!Shqiptari te shtyp me kembe!Po moj po-ke te drejte!Po kam nje pyetje per te gjithe bashkombasit!Nese nuk do te ishte ai dikushi qe e ka bere te gjithe per klikime,nese nuk do ishte ajo dikushi qe e ka bere te tere per te reklamuar studion e saj,a do ta ndihmonin te gjithe keta llafazanet tane?Po?Po atehere pse se ndihmuan deri me sot?Ajo doli te pinte nje cigare perjashta me Erion Mustafarain tha nje zonje ne interviste.Pra dikush e dinte gjendjen e saj dhe deri me sot nuk e aktivizoi as qeverine e as publikun.Pra nese vertet duam ta ndihmojme sadopak-te pakten shikoni videot e trasformista te saja dhe le te ndihmojme ata qe po e ndihmojne!Shteti levizi!Le te bejme ne te GJITHE pjesen e mbetur!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Po ka te drejte ,populli me I pa civilizuar ne evrope.ne emigration Kam njofur shume te huaj por ate we te Ben shqiptari nuk ta Ben asnje tjeter.shqiptaret ne emigration Kane frike nga njeri tjetri dhe jo nga te huajt.hakmares.xheloz,msshtrusa ,etj.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Temo

          Ti je nje nga keta qe pershkruan,se boll na cave trapin me moralizma joti

          Përgjigjjuni
        2. E
          Elvisi@yahoo. Com

          Ikonen e muzikes sone e kane marre ne qafe Timo Flloko , Herion Mustafaraj, Vera Grabocka , Natasha Hatibi ( e jema e Herionit).E kane terhequr Parashqevin ne L.A. Nga N .Y demek perspektiv ,keta qe per vete ishin troke por ne kerkimit te fames .Natasha punonte aty bente ndonje mesim violine tek tuk femijve te te pasurve kta i mbante ne shtepin e saj te vogel ku kjo shtepi kthehet ne teatrin e tragjedis mashtrime shantazhe etj. Timoja i njohur ne Tirane qe kapte studentet dhe i kthente ne dashnore dhe e shoqja i vinte te drejtonin festivalin se demek i shoqi i kapte talentet dhe kjo i çertifikonte. Tani ne L. A na shfaqet Parashqevia por talenti i saj njihej por dhe studente e predatorit Timo . Por ne Tirane e abuzuar nga Herioni dhe Enea Zhegu . Ju shkoi mish per dhembet e dragojve nje histori e mbushur me abuzim hile xhelozi por dhe per te tjeret Herioni ka rrembyer koven dhe lecken dhe lane pllakat e kinemase ne time square Natasha kthehet ne worcester dhe shtipin ja kishte lene toy boy i vet ne bixhoz Timo me Veren martuan vajze me nje amerikano izraelit siç dhe Parashqevia u martua dhe erdhen ne Tirane ku Vera çan dhe ndane ku shtepine e ka dhurate nga Alketa Vejsiu ku dhe kjo vajze goxha vajze e ka kthyer ne robote dhe vazhdon te jete ne krye demek te artit se sot eshte me ndryshe dhe historin e vazhdoni vete. Herioni Natasha jane ndihmuar nga AnnaCohen dentistja e famshme qe i dergoi nder te paret ne USA sepse babai i Nateshes ka qenene prokur ne vlore ka ndihmmuar familjen Cohen ti largohej Shqiperie dhe kjo jua shperbleu Anna

          Përgjigjjuni
          1. H
            Himariot den baba den.

            Sa te thella paskan qene keto gjera vllaaaa. Vera duket qe eshte plehre,Herioni po e pooo,po ky Timojaaaa.... perendi c po degjojme...paskemi qene te paster kristal e nuk e dinim

            Përgjigjjuni
          2. B
            B

            Eltoni ska interes, 0. Bravo atij qe e hoqi nga mjerimi pik.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Druni

              Ça thu mer idiot, si guxon të shpifësh për artistë e njerëz të nderuar! Ç'janë këto histori të paqena që nxjerr këtu! Tani po vuani për reklamë, kush e kush ta rrëmbejë Parashen e gjorë, ta sjellë rrotull si kukull e të përfitojë fonde e famë prej saj? Kush je ti? Pse nuk ke guximin të dalësh me emër e mbiemër, po fshihesh pas pseudonimesh të sajuara! Turp të keni, jeni bërë si hiena!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maks

                Se doni te provoni nji shqiptar jepini fuqi dhe pasuri dhe do ta shihni si i shtypin ata qe kane poshte tyre

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  Kte qe flet se njeh njeri

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sio.....

                    Ia ke fut kot, zonjë, që s'je as Vlonjate as Shqiptare... Shqiptaret janë si gjithe bota, me virtute dhe të meta, perjashto pinjollet e Nanes Parti...

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Doktori

                      ...svicerjane...?

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Keshtu

                        Sa e ka pallen e Bundestag kjo lool

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje