
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2024–2025. Ky vendim synon të mbështesë financiarisht nxënësit që ndjekin arsimin bazë dhe të mesëm në institucionet arsimore publike të kryeqytetit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin dhe edukimin e tyre.
“Për sa përket solidaritetit dhe bursave, është në nderin e Bashkisë së Tiranës dhe këtij Këshilli Bashkiak, që jep 2500 bursa ekselentëve, për çunat e gocat me 10-a. Duam ta vijojmë këtë ritëm dhe dua të falenderoj të gjithë nxënësit e shkëlqyer. Të gjithë i kemi njësoj, por ata që bëjnë një përpjekje ekstra të veçantë, janë krenari për qytetin. Jam i vendosur që të vijojmë t’i bëjmë këto pagesa. Ndërkohë, 451 i kemi për arsimin profesional publik. Kjo do të thotë, kryesisht për nxënës që vijnë nga Zall Herri, Zall Bastari, pra që nuk e kanë mundësinë të shkojnë e vijnë përditë, por rrinë në konvikte dhe kanë bursë nga Bashkia e Tiranës”, nënvizoi Veliaj.
Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar nxënësit dhe familjet në nevojë, duke lehtësuar barrën financiare dhe duke krijuar një mjedis më të favorshëm për arsimim. Bashkia e Tiranës vijon të jetë një partner i rëndësishëm për zhvillimin dhe edukimin e brezave të rinj, duke investuar jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në përkujdesjen sociale për komunitetin.
Pse nuk thua per femijet e patronazhisteve te PS. Ketu cdo gje kontrollohet nga PS shkollat, administrata, gjykatat e kthyet ate vend ne origjine si ne kohen e xhaxhit. Kupton demokraci sharlatani Rama apo komunisti Berisha.
Ne Shqiperi nuk gjen nxenes qe te kete qofte edhe nje 9 dhe jo me ne Tirane. Ketij Pinoku qe njihet ndryshe me emrin Lali Zdromsi, per te realizuar kete rrene (gje e zakoneshme e tij) i duhet nje INCENERATOR i DYTE qe te mos ekzistoje si i pari dhe keto shuma milioneshe do te shkojne tek xhepat e 5D e te tjere me rradhe.
Ti , lali fikut t'ja ruash lart e poshtë . Asnjëherë Veliaj nuk ka lënë premtim pa realizuar , madje ka bërë shumë më tepër se ato që ka premtuar . Ka mundësi të na thuash qoftë edhe një renë të vetme të kryebashkiakut tonë ? Inceneratori i Tiranës , nuk ishte detyrë e Bashkisë , por e Ministrisë së Mjedisit . Bashkia e Tiranës , ishte thjesht kliente , kur inceneratori të dorëzohej. Drejtuesit e Ministrisë , po japin llogari në burg .