SPAK i gjeti 500 milionë lekë cash, Edvin Prifti i përgjigjet Berishës: Në zyrën time nuk kishte asgjë, për ato në shtëpi kam dorëzuar dokumentet

19 Dhjetor 2024, 17:35Sociale TEMA
SPAK i gjeti 500 milionë lekë cash, Edvin Prifti i përgjigjet

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti ka reaguar pas një deklarate të bërë nga Sali Berisha, se ai ishte arrestuar për paratë që i ishin gjetur në zyrë, kurse Ajola Xoxës i janë gjetur thasë me para dhe ajo vijon të jetë e lirë.

Ai thotë se në zyrën e tij në spitalin publik, në QSUT, nuk i janë gjetur para, por ato kanë qenë në shtëpinë e tij. Edvin Prifti sqaron se për çdo qindarkë ka pasur dokumente justifikuese.

"Ne shtepine time kur jam pyetur nese kam shuma financiare, kam pohuar dhe ju kam servirur vleren se bashku me dokumentet perkatese", shkruan mjeku Edvin Prifti, duke shtuar se në aktakuzë këto shuma nuk janë përmendur fare sepse kanë dalë të ligjshme, sipas tij.

"Ne pergjegjesine time te plote, cdo e ardhur e imja eshte totalisht e ligjshme dhe e justifikuar, aq e justifikuar sa ekspertiza kontabel zyrtare prej 617 faqesh e dorezuar ne menyre zyrtare ne 13 dhjetor 2021, ne date 8 shkurt 2024, nuk gjendej me, ishte djegur apo “fluturuar”, vijon ai.

Shënimi i plotë i mjekut Edvin Prifti:

"Nje sqarim! Ne mediat dhe ne disa deklarata te prof. Sali Berishes, evidentohet qe 4 vjet me pare mua me jane gjetur vlera monetare ne zyren time. Ne radhe te pare i jam mirenjohes ne besimin qe ai ka ndaj te vertetes sime! Ne radhe te dyte, gjetja e parave ne zyren time eshte totalisht e pavertete.

Ne zyren time ne spitalin publik nuk eshte gjetur asnje vlere monetare. Ne shtepine time kur jam pyetur nese kam shuma financiare, kam pohuar dhe ju kam servirur vleren se bashku me dokumentet perkatese. Po gjithashtu, ne aktakuzen aktuale ndaj meje keto vlera monetare nuk permenden, mesa duket kane kaluar filtrin perkates i cili ndan te ligjshmen nga e paligjshmja!

Ne pergjegjesine time te plote, cdo e ardhur e imja eshte totalisht e ligjshme dhe e justifikuar, aq e justifikuar sa ekspertiza kontabel zyrtare prej 617 faqesh e dorezuar ne menyre zyrtare ne 13 dhjetor 2021, ne date 8 shkurt 2024, nuk gjendej me, ishte djegur apo “fluturuar”! Ne 17 shtator 2024 gjykata kerkon ekspertize te re, dhe sot ne 19 dhjetor 2024, kjo elspertize akoma ska filluar! Konkluzionet mund ti nxjerre secili!"

Pjesë nga hetimi i SPAK për Edvin Priftin:

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar, se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma monetare nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Gjithashtu në momentin e arrestimit, nga kontrolli i banesës, dhe i zyrës së të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme monetare në CASH, për të cilat nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri nuk mund  t’i justifikonte me burime të ligjshme, shuma të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, dhe më konkretisht shumat prej 256.800 Euro, 7.600 Dollarë Amerikanë dhe 15.435.000 Lekë.

Në vijim të një hetimi të gjithanshëm dhe objektiv të këtij procedimi, është kryer një hetim i plotë pasuror dhe financiar, dhe në përfundim janë sekuestruar në gjashtë llogari bankare pranë Bankave të Nivelit të Dytë, edhe shuma monetare në vlerën prej 177.497 Euro, dhe 52.479.368 Lekë.

Shumat totale të sekuestruara gjatë hetimit paraprak janë 434.319 (katërqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) Euro, 67.914.368 (gjashtëdhjetë e shtatë milion e nëntëqind e katërmbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) Lekë, si dhe 7.600 USD.

14 Komente

  1. P
    Pet.

    Vetem fakti qe mban ne shtepi (dhe jo ne banke) nje shume te tille, te ve ne dyshim qe merresh me aktivitet te paligjshem.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arseni

      KY ESHTE MIK I NGUSHTE ME ARGITA BERISHEN ,,,,,,KETO JANE FILMA SE ATI JANE GJETUR NE NJE DORE 60000 EU ne zyre ....vec shtepise

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kure do te Arestohet ky Terrorist !

        Doli perseri " fallxhori " penecilina qe nuk la njeri pa e Akuzuar.... ku vete veetm Termi Terrorist i mungon te Akuzohet per krimet qe ka bere..... plehra eshte i Akuzuar si ne shqiperi por dhe nga USA dhe Anlgia .... thashemexhiu qe nuk la grua pa e ofendjuar, ku vete Drejtesia akoma nuk ka dhene ndonej Deklarate per z. Ajola Xoxes... Persa i perket ketij Mjeku.... le te flase Drejtesia dhe denimin e mere nga Drejtesia por jo nga Terroristi Sadam Sali qe njihet kudo si Terrorist dhe si kriminel....

        Përgjigjjuni
        1. p
          paemer

          te njohin ata qe ke pasur te besh ....

          Përgjigjjuni
          1. e
            ermali

            Shendetesine e kane vjedhur te gjithe, mjeke, infermjere, administratore, por kryevjedhesit mbeten Beqja dhe Luleshtrydhja. Edhe kjo e reja, Albana Kociraj, ne gjurmet e tyre eshte. Kjo vjedh me mafien femerore. Me ca kurva qe nuk njohim moshe, me Bariolen, Anjeza Alliun, Mejvis Kolen, Diana Klemin etj.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sokol

              Njera me kurve se tjetra. Dhe vertete se nuk kane edhe moshe. Gojore historike te shefave dhe operatoreve ekonomike. Akoma aty paskan mbetur Anjeza Alliu dhe Diana? Kurtizanet historike te Ministrise se Shendetesise

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bota flet se ka bo gili-vili me nusen e brrishit

              kan dal llafe per ket ; Dr. P...i thon ,o i njoh si Hamshor n'rrethin e X -VIP dhe nusja birishit ,i ka pas kerku ca seanca me ja afru e ngro mitren ,per me bo fmij . mirpo kur i ka shku Fatura sales ,m'kat 8-et , ka kercy divanit perpjet . shka dreqin ke ksaj here ,i cirret Lili ! Ai i thot ,Dr i P...i mir qi ja ka ba seancat nuses,por i kerkon edhe ca mijra euro. Lili ; kur isha nuse re un,boja cdo dit seanca,por asnji miku jot s'merkovi lek,vec ato brek. Pse maj grue ,Kurvare si ky Dr. Hamshori i kisha shokt une !

              Përgjigjjuni
              1. i
                i. e

                po si nuk i vjen. fundi. keti qelbesiri. sali. kriminelit. po futeni. brenda. kete. kriminel. sali halene.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juliano

                  Po ti ke gjetë drejtesinë hale të Shqipërisë, po ti në shtet tjeter, edhe do të sekuestroheshin dhe burgun burg. Prandaj, ti je si berisha në kohën që i bënte shërbim enver hoxhës, ndersa ti i bën shërbim gjyqtareve qe te lan të lirë. Ku ke pare ti mor neveri, ku në sallat e spitalit, medikamentet e spitalit, shërbimi spitalit e gjithçka e spitalit, ti merke dhe rrogë, dhe gjobat që u vë pacientëve. Ti hash dhe ti dhe gjyqtaret, ato para tju bëhen ilaçe, për të kuptuar sa e vuan ai pacienti, ku oaguan taksat këtij muti shtet, që vetëm shtet nuk është.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luli

                    Sali edepsezi nuk duhet te kakarisi se per shumat qe permenden per kete doktor te fituara padrejtesisht per Giten e Zenin duken qindarka.Ne vendin tone. qe eshte me i varferi ne Evrope ka humbur humanizmi njerezilleku.Mjeket te gjithe marrin leke pa iu dridhur dora.Ne rastin konkret qe ky mjek ka marre lek kete e di edhe lopa. I njoh familjen ku gjyshi I tij ka vuajtur ne kampet e perqendrimit Mathauzen. Nuk di se si do te ndalohet dhenia e rryshfetit ne mjekesi. Ne USA ka insurance dhe nuk ka rryshfet sepse mjeku e peson keq.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Viki

                      Po Ti Nuk duhet te dalesh per te dhene opinions per leket qe te kane gjetur…. Njerezit Kane me vite qe punojne ne emigracion dhe Nuk arrijne te bejne kaq shume para sa surrati jot….. Hajdut, mashtrus, delenxhi…. Ke vjedhur leket e fukarait qe futem ne borxh per te dhene leket ty , se ti Nuk e kapje me dore…. Ndyresire…. Zoti te marre hak per ty ….Amen!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Buzeplasuri

                        Ta kam thene nje here, o bir. Ben mire te heshtesh se nuk genjen njeri. Te mbash 500 milione leke ne shtepi, me e pakta eshte idiotizem, me e shumta, bie ere te qelbur, po shume ge qelbur ama.

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vlonjati

                          Te vjen keq ta thuash .Pulli vidhet qe nga mjeku i familjes me ate 5 mije lekshin deri te profesoret me te medhenj .ZINXHIRE HAJDUTESH NE OPERACIONE ,INFERMJER ,ANESTEZIST ,OPERATORI .SHIFRA marramendese profesoret ,rektori i universitetit te mjeksise qe duken si ndonje kasap qe sapo katherur ndonje dele dhe eka pire me nje qillo raki .QE eshte zhvilluar nuk diskutohet por matrapazlleku dhe kombinimet dr -laborator ,dr ne sherbim shteteror - privat eshte kthyer nje biznes i paarritshem ne art te papare .KETA TREGETARE NE KURIZ TE JETES SE NJERIUT TI MALLKOJE PERENDIJA SE SHTETI NUK MUND TI LUFTOJ DOT.Prifti eshte nje perfaqsues i zakonshem i kiurgeve ne gjithe shqiperin .MOS U HABISNI!

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            visi

                            Ky Prifti është një hajdut kriminel i ndyrë por këto po të kapën me miliona zor se hyn në burg ndërkohë që në burgje dergjen hallexhinj që kanë vjedhur ndonjë biçikletë.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje