Liljana Kondakçi: Parashqevi Simakun nuk e larguan, u largua vetë

20 Dhjetor 2024, 17:33Sociale TEMA
Liljana Kondakçi: Parashqevi Simakun nuk e larguan, u largua vetë

Këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, ka komentuar lajmin e bujshëm të ditëve të fundit për gjetjen e Parashqevi Simakut të pastrehe në Amerikë.

Kondakçi u shpreh  se ishte tronditur kur kishte marrë merr lajmin, ndërsa shtoi se e ka njohur si një vajzë pa fjalë dhe me një vullnet shumë të madh.

“E kam përjetuar shumë keq, nuk kam shumë kujtime më të, por për aq sa e kam njohur, ka qenë një vajzë pa fjalë, me një vullnet shumë të madh. Një këngëtare shumë e mirë”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo u shpreh se Parashqevia edhe pse u largua nga Shqipëria la gjurmë dhe populli e donte shumë.

“Atë nuk e larguan, u largua vetë. Parashqevia la gjurmë në skenën shqiptare. Siç e shikoni ajo aq shumë gjurmë ka lënë, saqë pa qenë fare këtu, ka vëmendjen e njerëzve.

Pavarësisht se i mungoi popullit shqiptar prej vitesh, ajo ishte shumë e dashur”, theksoi Kondakçi.

"Më vjen mirë që po ndihmohet dhe shumë shpejt ta shohim në skenë. Gjatë kohës që ishte këtu kishte shumë sukses dhe u largua më pas.

Është e drejta e saj se çdo bënte me jetën e saj. Siç e shikoni ajo e ka vendin e saj këtu edhe pa qenë fare këtu, ka lënë gjurmë.

Brezi jonë ka dhënë maksimumin, janë respektuar akoma dhe respektohemi akoma. Nuk mund them themi për Parashqevinë që iku dhe i mungoi skenës kaq vite", tha ajo.

8 Komente

  1. T
    Trump

    Pervecse super kengetare, Liljana gjithmone super njerëzore. Te lumte goja per fjalet.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parashqevia Ikon

      Vertet shume kind fjalet per nje kolege te kohes se saj. Shterpesia dhe ligesia e disa “figurave te artit” neper studio televizive keto dite na kane perzjer stomakun keqasi. ???????????? Liliana Parashqevia ka lene mbresa dhe njerezit mormal e kane pritur me shume dhimbje zbullimin e drames dhe me shume dashuri dhe perkushtim mundesine e tejkalimit te gjendjes se saj psikologjike te renduar. Urojme nga shpirti te rikthehet jeta e saj ne normalitet dhe te na e ndriçoje edhe 1 here skenen me magjine e figures se saj Diva.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Bravo Liljana. Te flasesh keq nuk eshte ndonje çudi e madhe por te flasesh mire per nje person siç eshte rast i parashqevis eshte vlere,eshte ekselent. Disa injorant e shane Parashqevin,por me shme ishin qe shprehen keqardhjen dhe folen me nota suprlative per ate,te cilat i meriton se eshte nje nga kengetaret e suksesheme.

        Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Paska dale nha burgu la mama ?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albina

          Dhe thua pastaj, pse të kanë njerëzit inat.... Sepse je negativ..... . Ç' ke me Lilin?... . Të ka bërë keq ty? Askujt si ka bërë keq dhe as ka lënduar njeri.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Endri

            Ohu,ka kohe.Po ti kur do dalesh nga burgu ....I injorances dhe shpirtligesise.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Marinela

            o mi mami qe qysh ne ate kohe gjujhe zogj te rinj... ti u bere deri seksere droge... as nuk i vjen ke thembra Parashqevise as ti as plehrt e tjera si ty

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari 21 dhjetor 2024

              U zgjuan ca shqiptarë, ca artista- de more de -,lumja ti Shqiperi qe na ke ne. IKU PARASHQEVIA NË AMERIKË, TË SHKONTE NË HOLLIVUD,- DE MORE DE- POR KALOI DEPRESJONE TE MEDHA SA PERFUNDOI NË DIVORC SHUMË TË KEQ, E BRAKTISUR E HARRUAR DHE NGA DJALI ISAJ.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje