Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

22 Dhjetor 2024, 09:22Sociale TEMA
Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

Ditët e fundit të vitit kanë risjellë edhe fluksin në pikën kufitare të portit të Vlorës.

1015 pasagjerë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në portin detar të Vlorës me një prej trageteve të linjës i cili kryen itenerarin Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Pasagjerët janë emigrantë të rikthyer në atdhe për festat, por nuk mungojnë as turistë të huaj që do t’i kalojnë Krishtlindjet dhe vitin e ri në Shqipëri.

Së bashku me pasagjerët kanë mbërritur edhe 176 automjete dhe 10 autobusë. Fluksi për festat e fundvitit në Vlorë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje