Kompania e rrjetit social, TikTok ka reaguar për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar këtë platformë në Shqipëri, duke filluar që nga viti i ardhshëm, pas sherrit mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli”, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani (18 nëntor 2024).
Në një reagim për 'Associated Press' kompania e rrjetit social, TikTok tha se nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari në platformën në fjalë dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë tragjedi ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok.
Kreu i qeverisë bëri të ditur dje (21 dhjetor) gjatë një takimi me mësues e prindër, se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social.
"Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë.
TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok", tha Rama në takimin e fundit përmbyllës të konsultimit publik", tha kryemimistri Edi Rama.
Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.
E vertete, e kishin ne snapchat. Po snapchat ska bythe ta mbylli e para. E dyta ne tiktok ka oponence politike mbreti dhe prandaj do ta mbylli. Harron qe ajo eshte menyre per te kaluar kohen dhe per tu argetuar dhe kur popullit ja heq keto shperqendrime atehere fokusohet me teper te hajdutit qe e qeverisin.
Meso si te shkruash perpara se te japesh mend!
E ku ka arrit puna: nje kompani private i kerkon sqarime urgjente nje shteti sovran... Ose na dalin te verteta ato dyshimet e tjera pastaj: qe Tik Tok eshte Kina me sigurimsat e vet...
Po ku kuptoni ju nga demokracia, liria e shprehjes, liria e te berit biznes. Juve keto nuk ju shqetesojne hiç
Tik-Tok kërkon sqarim,Ja to t'a jap menjëherë pa hezitim.NË SHTËPINË TIME UNË E BËJ LIGJIN!!!
Dikur për t'i pergjuar të tjerët nga vrima e çelsit n'a prunë Dacibao-t dhe Fletë-Rrufe-të, ndërsa sot, Tik -Tok-un.
parashikohen shitje te shumta te VPN-ve ,hahahah .