Lajmi per mbylljen e TIkTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Duke theksuar si shkak vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, media si Corriere della Serra, La Repubblica, The Guardian, Reuters, Bloomberg, TRT, mediat serbe e greke kanë përcjellë për publikun e tyre vendimin e marrë nga qeveria shqiptare dhe të lajmëruar sot (21 dhjetor 2024) nga kryeministri Edi Rama.
Përtej raportimit të vendimit të qeverisë shqiptare, agjencia mediatike Reuters thotë se ka kontaktuar TikTok për një reagim, por kompania kineze nuk i është përgjigjur kërkesës deri më tani.
“Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla”,- shkruan La Repubblica.
Rama tha këtë të shtunë se nga janari 2025, qeveria do të nisë punën për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare dhe kjo platformë nuk do jetë e aksesueshme në territorin e Shqipërisë nga asnjë moshë.
Kjo lëvizje e qeverisë erdhi pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 'Fan Noli', që sipas qeverisë zanafilla e dhunës dhe bullizmit mes të miturve nisi në rrjetin social TikTok.
Po cfare kujtoni se mbylljen e TikTok, Rama e ben per shqiptaret ku per ta as qe i rruhet fare, ai e ben per vemendje per nderkombnetaret dhe per te larguar vemendjen nga aferat korruptive mega- vjedhjet dhe bashkepunimin me grupet krupet kriminale qe i sigurojne fitoret ne zgjedhje dhe kaq.
Mos ta ket merak hic se do e bej tik toku ramen me algorithmin e vet qe te ngjaj me zi se bashari ne gjithe boten. Pse se dine yjithe shqiptaret qe e mbylli se nuk e kontrollon dot dhe ka oponence politike. Hahahahaha. O ca i ka bo vetes ????????????????. Kan me ju shpernda gjithe aferat korruptive ne gjithe europen, do e morin vesh dhe europianet se kush ua ka vjedh nje pjese te taksave te tyre ????????????????????
ma ne fund nje vendim i domosdoshem .
Edhe ky Loqja Kryeministri yne sikurdohere e gjeti nje mundesi te bej lajm edhe te dali neper mediat e huaja. Tik Tok eshte nje pis aplikacion por kjo levizje nuk e frenon krimin e dhunshem tek adoloshentet. Madje eshte shume thjesht ta perdoresh serisht mjafton te instalosh nje VPN ne telefon edhe e hap Tik Tok prape