Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, “The Telegraph”: Ndalimi i parë i këtij lloji në Evropë

23 Dhjetor 2024, 10:01Sociale TEMA
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, “The Telegraph”: Ndalimi

Shqipëria do të ndalojë TikTok për një vit, pasi vrasja e një adoleshenti ngriti frikën se aplikacioni i medieve sociale përbën një ndikim negativ, shkruan Kieran Kelly për gazetën britanike ”The Telegraph”.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi të enjten se aplikacioni për ndarjen e videove do të ndalohet nga janari, si pjesë e një plani për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta.

”Për një vit, ne do ta mbyllim plotësisht atë për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit.

Ndalimi – i pari i këtij lloji në Evropë – u nxit nga vdekja e një nxënësi 14-vjeçar nga një nxënës tjetër, në mes të nëntorit.

Dy adoleshentët mendohet se janë përleshur në fund të orëve të mësimit, pas një debati në rrjetet sociale.

”14-vjeçari u godit me thikë në zemër dhe vdiq një orë më vonë në spital”, sipas raportimeve të medieve.

Ngjarja u filmua dhe u festua në internet nga disa përdorues të TikTok.

Hetimet për vrasjen janë duke vazhduar.

Nuk është ende e qartë nëse argumenti filloi në TikTok, por Rama ka argumentuar se fajin e ka platforma e medieve sociale me bazë në Kinë duke e etiketuar atë “rrugaçi i lagjes”.

”Problemi sot nuk janë fëmijët tanë, problemi sot jemi ne, problemi sot është shoqëria jonë, problemi sot është TikTok dhe gjithë të tjerët që po i marrin fëmijët tanë peng”, tha Rama.

TikTok tha se po kërkonte ”qartësi urgjente” nga qeveria shqiptare pasi nuk gjeti ”asnjë provë që autori apo viktima” ishte regjistruar në aplikacion.

”Raporte të shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ina Zhupa, nga Partia Demokratike tha se ”vendimi diktatorial për mbylljen e platformës së mediave sociale TikTok… është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”.

”Është një akt i pastër elektoral dhe abuzim me pushtetin për të shtypur liritë”, shtoi ajo.

TikTok tashmë është i ndaluar në disa vende anembanë botës, përfshirë Indinë – ku u shpall i jashtëligjshëm në vitin 2020 – Iranin, Nepalin, Afganistanin dhe Somalinë.

Australia kohët e fundit miratoi ligjin më të rreptë në botë për mediet sociale, që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin çdo platformë të tillë, ndërsa në Francë fëmijët nuk lejohen të përdorin mediet sociale deri në moshën 15 vjeç, përveç nëse kanë lejen e prindërve.

SHBA po lëviz për të ndaluar TikTok nëse nuk shitet nga ByteDance, kompania e saj mëmë kineze, deri më 19 janar.

Kongresi ka thënë se aplikacioni është i lidhur me shtetin kinez, diçka që TikTok dhe ByteDance të dy e mohojnë.

7 Komente

  1. s
    serxho

    E vërteta është që në tik tok ka shumë skena krimi,hajdutëri dhe pornografi...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Revolucionari

      Ndalimi do ngelet ne fuqi deri pas zgjedhjeve. Kete e di The Telegraph..po qe Shqiperia akoma eshte nje diktature ne zemer te Evropes qe merr mesime nga Sorosi, Turqia e Serbia...LOL=== Po qe per kete blookim si ne ato komentet ne Tema, jane pro ata qe shkruajne per susksesin e komunizmit...lol

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        ai popull mahmutokomunist ate qeveri ka.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        vetem vende islamike e kane ndaluar tiktokun ne kete menyre. shtet perendimore e kane ndaluar vetem per qeveritaret ose mosha te vogla.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kritiku

          Ju gazetare idiote te Temes, perse sillni gjera te tilla sikur te jene lajme te rendesishme? Nje artikull ne "The Telegraph" nuk eshte nje gje e jashtezakonshme, qe duhet te perseritet duke iu servirur publikut shqiptar. Ne te shkruajturit ne "The Telegraph" ka shume te paverteta qe jane servirur nga njerez afer PD-se. Analfabetet funksionale te punesuar tek Tema nuk i kuptojne shkrimet qe sjellin.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Al

            Moderatoreve police ndyrsira klysh zagare te Meros, ju qi Mero grate e motrat juve qe 70% te komenteve mi bllokon vetem e vetem se nuk i pershtaten ideologjise suaj o moterqira….

            Përgjigjjuni
            1. X
              X

              Duhet me patjeter jo 1 vit por pergjithmon mos te hapet me!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje