Reshjet intensive dhe erërat e forta që kanë përfshirë sot bregdetin shqiptar kanë krijuar pengesa të mëdha në lundrim.
Gazeta TemA ka siguruar pamjet ku në Portin e Durrësit, tragetet kanë hasur vështirësi të mëdha gjatë ankorimit të tyre.
Autoritetet portuale janë në gatishmëri maksimale, duke ndihmuar ekuipazhet me asistencë teknike për të minimizuar rreziqet.
Pavarësisht sfidave, tragetet që mbërrijnë kryesisht nga Italia po bëjnë përpjekje për të përmbushur itineraret, edhe pse disa prej tyre janë devijuar ose kanë pësuar vonesa deri në disa orë.
Lini një Përgjigje