OTP Bank Albania ofron shërbimin e pagesës së faturës së ujit në platformën Online Banking, përmes marrëveshjeve të nënshkruara me Institucionet e Ujësjellës Kanalizime, gjithsej në 33 qytete në mbarë vendin. Kjo arritje forcon edhe më tej pozicionin e Bankës OTP Albania si lider në digjitalizimin e pagesave të faturave utilitare, duke mundësuar akses në numrin më të lartë të qyteteve tashmë të lidhura online me Bankën OTP Albania. Me këtë iniciativë Banka riafirmon përkushtimin e saj për të thjeshtuar dhe promovuar zgjidhje efikase dhe të qëndrueshme për klientët e saj.
Në një intervistë znj. Irida Huta, Drejtore e Departamentit të Kanaleve Digjitale shpjegon më tej këtë shërbim dhe lehtësirat që ai krijon për qytetarët.
A mund të na thoni disa prej veçorive kryesore të platformës Online Banking?
Platforma e Online Banking në OTP Bank Albania është një zgjidhje e orientuar drejt përdoruesit, e krijuar për të ofruar një shërbim bankar të thjeshtë dhe të sigurt, si për klientët individë ashtu edhe për bizneset. Kjo platformë është ndërtuar mbi parimet e inovacionit dhe efikasitetit, duke synuar të rrisë lehtësinë për klientët dhe të promovojë adoptimin e bankingut digjital.
Disa prej karakteristikave që platforma jonë ofron aktualisht janë:
Shërbime Bankare gjithëpërfshirëse
· Menaxhimi i llogarive, duke përfshirë kontrollin në kohë reale të gjendjes dhe historikun e transaksioneve;
· Transferimi i fondeve, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtar, me tarifa konkurruese dhe procese të sigurta;
· Pagesën e taksave;
· Pagesa të planifikuara për transaksione të përsëritura, duke siguruar lehtësi dhe efikasitet.
Pagesat e faturave utilitare
Pagesa të thjeshtuara të faturave utilitare (ujë, energjia elektrike etj), të integruara drejtpërdrejt me ofruesit e shërbimeve për një përpunim më të shpejtë për të kryer pagesa për shërbimet e ofruara përmes platformës e-Albania.
Siguria
Platforma e Online Banking ofron mundësinë e verifikimit me 2 Faktorë (2FA) për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve, ndërkohë që protokollet e sigurisë përditësohen rregullisht për të siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
Platformë e thjeshtë në përdorim
Me një fokus të qartë te përmirësimi i vazhdueshëm, platforma e Online Banking e OTP Bank Albania mbështet nevojat në zhvillim të klientëve të saj, duke udhëhequr njëkohësisht transformimin digjital të shërbimeve bankare në Shqipëri.
Çfarë lehtësirash ofron kjo platformë për klientët e bankës në pagesat e faturave utilitare?
Ne i qëndrojmë pranë klientëve tanë duke ofruar një përvojë të thjeshtuar dhe të orientuar ndaj përdoruesve, në pagesën e faturave utilitare.
Avantazhet kryesore përfshijnë:
· Administrimi i faturave në një vend të vetëm
Klientët mund të shohin, administrojnë dhe paguajnë faturat utilitare në një vend, pa pasur nevojë të vizitojnë ofruesit e shërbimeve ose të përdorin platforma të shumta.
· Integrimi i Drejtpërdrejtë me ofruesit e këtyre shërbimeve
Platforma është e integruar drejtpërdrejt me ofruesit e shërbimeve (UKT, OSHEE etj), duke siguruar sinkronizimin në kohë reale të të dhënave të faturave. Kjo eliminon vonesat në pagesat e tyre dhe kursen kohë, duke u përputhur me vizionin e bankës për të ofruar zgjidhje të shpejtë.
· Historiku dhe Ndjekja e Pagesave
Klientët mund të aksesojnë historikun e detajuar të pagesave të kryera, duke e lehtësuar edhe ndjekjen e shpenzimeve.
Çfarë e bën shërbimin e pagesës së faturave të ujit në OTP Bank të veçantë, krahasuar me bankat e tjera në Shqipëri? Sa i zgjeruar është ky shërbim?
OTP Bank ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë e Ujësjellës Kanalizime duke përfshirë: Ujësjellësin e Tiranës (UKT) dhe Unionin Financiar Tiranë (për të gjitha institucionet e ujësjellësve në rajone të tjera në Shqipëri).
Këto marrëveshje mundësojnë që OTP Bank të lidhet drejtpërdrejt me sistemet e shërbimeve të këtyre kompanive, duke siguruar informacion të saktë të faturave, përditësim në kohë reale dhe konfirmim të menjëhershëm të pagesave.
Aktualisht, ne ofrojmë rrjetin më të gjerë për pagesën e faturave të ujit, dhe klientët e bankës tonë mund t’i kryejnë këto pagesa në 33 qytete të ndryshme në mbarë vendin. Ky mbulim i gjerë siguron që klientët të mund të menaxhojnë pagesat e faturave të ujësjellësit edhe përmes aplikacionit tonë të e-banking.
Në lidhje me iniciativat aktuale dhe ato të ardhshme, OTP Bank është e angazhuar për të zgjeruar partneritetet e saj për të përfshirë edhe shërbime të tjera. Banka punon aktivisht me qeveritë vendore dhe kompanitë e shërbimeve për të digjitalizuar proceset e pagesave, duke rritur më tej lehtësirat në shërbimet e ofruara për klientët.
Cili ka qenë reagimi i klientëve të bankës lidhur me komoditetin që ofron kjo platformë për pagesat e faturave të ujit?
Klientët kanë vlerësuar ndërfaqen e thjeshtë dhe intuitive të platformës, e cila gjithashtu thjeshton edhe procesin e pagesës në çdo kohë, duke evituar nevojën për të vizituar fizikisht zyrat e ujësjellës kanalizime.
Rrjeti i gjerë i institucioneve të ujësjellës kanalizime gjithashtu është vlerësuar prej tyre, veçanërisht nga klientët në qytetet më të vogla dhe zonat rurale si: Belsh, Këlcyrë, Bulqizë etj, të cilët tashmë kanë akses në pagesën e tyre nëpërmjet Online Banking. Gjithashtu, ata kanë shprehur kënaqësi me procesimin në kohë reale dhe konfirmimin e menjëhershëm të transaksionit, duke ulur shqetësimet për vonesa ose gabime.
A ekzistojnë plane në të ardhmen për zgjerimin e pagesës së faturave edhe për shërbime të tjera?
Ne jemi duke punuar për përmirësim të mëtejshëm të platformës së pagesave online duke prezantuar:
• Mundësinë e kryerjes së Pagesave Automatike;
• Njoftimin e klientëve për kryerjen e pagesave në kohë reale brenda afatit të tyre duke shmangur penalitetet që mund të vijnë si pasojë e vonesës në pagesë.
Qëllimi është të thjeshtohet edhe më tej procesi i pagesës jo vetëm i faturave utilitare.
Gjithashtu, shumë shpejt klientët e bankës tonë do të kenë mundësinë të paguajnë edhe faturat e numrave mobile (me kontratë) dhe numrave fiks. Gjithashtu, edhe pagesat për arsimin, shërbimet qeveritare etj janë pjesë e angazhimit tone për digjitalizimin e këtyre shërbimeve dhe do të ofrohen në platformën Online Banking.
Lini një Përgjigje