Mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës do ti kenë sytë tek Shqipëria pranverën e vitit që po vjen, kur zhvillohet edhe Giro d’italia, një ndër garat sportive më të rëndësishme në botë. Lajmi është publikuar nga kryeministri Rama.
“Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, shkruan Rama.
Detajet për organizimin e eventit i sqaroi pak ditë më parë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
“Ditë e veçantë ku tashmë është bërë e ditur se nisja e madhe do të realizohet në Shqipëri në muajin maj 2025.
Shqipëria vendoset për herë të parë në hartën ndërkombëtare të aktiviteteve të Giro d’Italias nëpër botë, pas Francës, pas Belgjikës, pas Hungarisë dhe Izraelit. Shumë të kënaqur që do të mirëpresim nisjen e madhe të giro d’italia në Shqipëri. Aktivitet që do realizohet në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha strukturat tona.
Tre turet e nisjes së madhe do realizohen në tre bashki, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Kjo është mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, pikë e fortë për sa i përket turizmit, mundësi e artë për promovimin e sportit dhe çiklizmit te të rinjtë”, tha Manastirliu.
Vazhdon piktori me presh ne bythe me evente dhe shfaqje nderkombetare dhe podcaste, ndersa populli ka pensionet dhe rrogat me te uleta ne Europe, duke marre akoma ushqimet me liste, dhe po merr arratine ne Perendim, neper tendat e azilit te Anglise, Frances, Gjermanise, ne numer me te madh se azilantet e Sirise dhe Afganistanit. Nje kryeminister qe sillet si ambasador dhe minister i jashtem dhe qe jeton ne re ndersa Shqiperia digjet.