Rënia e regjimit të Assad, ministri Hasani: Plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve në Siri

27 Dhjetor 2024, 11:43Sociale TEMA
Rënia e regjimit të Assad, ministri Hasani: Plane konkrete për

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka deklaruar se Shqipëria ka qenë e angazhuar që prej kohësh për mundësinë e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga Siria, një proces që është intensifikuar pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Gjatë një deklarate për mediat, Hasani theksoi se task-forca shqiptare, e ngritur për menaxhimin e mundësive të tërheqjes së shtetasve, ka qenë aktive që para ndryshimeve të fundit politike në Siri dhe ka hartuar plane konkrete për kthimin e tyre.

Ministri theksoi se këto përpjekje janë realizuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke siguruar një qasje të koordinuar dhe të qëndrueshme. 

“Edhe përpara rënies së Assad në Siri, task-forca shqiptare për menaxhimin e mundësive të tërheqjes së shtetasve shqiptarë nga Siria ka qenë duke punuar.

Kemi pasur plane konkrete për kthimin e shtetasve shqiptarë nga Siria në bashkëpunim me partnerët strategjikë.

Realitetet e reja kanë hapur alternativa të reja angazhimi për të cilat do të maksimalizojmë punën që çdo shqiptar me vullnetin e lirë të ketë mundësinë të vijë në vendin e vetë”, u shpreh ai.

5 Komente

  1. U
    Ujku Plak

    Gabim qe do e paguajm Shtenjet, dhe me breza te tere. Ju rq e Ripjelljes po gaboni shume, ato vemje qe nuk i hyne ne Pune Familjes se vet, harroni se do ken Dobin me te Vogel per Shqiperin, ju eshte bere Lavazh Truri me Perrallat e Kuranit. Nqs Kanceri Berisha me Futjen e Shqiperis ne Lidhjen Arabe

    Përgjigjjuni
    1. r
      ramiu,hosoni,baromi etj,

      Hosoni nga vilajeti, do te na risjelle birazeret e tij, me bekimin e kryevezirit rami. ata qe kane therrur njerez te pafajshem , ku vendet e tjera nuk i kane pranuar kete lloj monstrash.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi indiferent

        E pse duhet t'i riatdhesosh, o zoti Hasani? Nuk i dergove ti atje, as shteti yne nuk i ka derguar, dihet kjo. Vajten vete, me bindje e deshire, per te bere xhihadin, luften e shenjte, kunder te pafeve, per t'i sherbyer ISIS-it, per te krijuar kalifatin islam. Megjithese keta te Sirise me vone u ndane nga Al Kaeda, kane te njejtin formim, u eshte bete e njejta shplarje truri, dhe ndryshimi ne bindjet e tyre eshte krejt i pamundur. Pas anetaresimit ne Konferencen Islamike, risjellja ketu e xhihadisteve, do te ishte gabimi me i madh. Prandaj, meqe kane nderruar dhe.emrat dhe jane pershtatur me sheriatin, lerini te rrine atje ku vajten vete.

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

          Po me shqiptaret qe jetojne ne shekuj ne siri cfare garancie ofron shteti per ata , apo ja keni lene al erdoganit

          Përgjigjjuni
          1. X
            XHA MEHMETI

            DHE TE KTHEHEN ,,DHE MOS TE KTHEHEN ,,PER ATA NJESOJ ESHTE ,,,,MYSLYMAN JAN ,,XHAMI DHE TEQE KAN NE SHQIPERI ,,XHAMI DHE TEQE KAN DHE NE SIRI ,,,HASAN ATA ,,HASAN NE ,,,ALLAH ATA ALLAH NE ,,,,,

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje