Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se dhe Shqipëria është prekuar nga ‘Murtaja Afrikane e Derrave’.
Ministria sqaron se është konstatuar vatra në Ishull Lezhë , ku si pasojë e infektimit kanë ngordhur 15 krerë dhe pas konfirmimit janë groposur.
Gjithashtu thuhet se ferma e cila është vënë menjëherë në mbikëqyrje veterinare ka qenë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit.
Po ashtu është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë.
Nga ana e saj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese është e angazhuar dhe ka deklaruar se janë marrë masat dhe është në gatishmëri të cdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes.
Më tej, ministria ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.
Ndalimin në territorin e Bashkisë Lezhë të lëvizjes së derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet, panairet dhe ekspozitat e kafshëve të gjalla.
Njoftimi:
Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se në datën 25 Dhjetor 2024, nga veterineri zyrtar i shërbimit për Njësinë Administrative Shëngjin, është konstatuar se në fshatin Ishull – Lezhë tek fermeri Vitor Zef Jushi me kod ferme AL091919860492, me 71 krerë derra ka patur ngordhje në 8 krerë. Në datën 26 Dhjetor 2024 Shërbimi Veterinar i Sektorit të Lezhës ka shkuar në fermë dhe ka konstatuar ngordhjen edhe të 7 krerëve të tjerë. Menjëherë është kryer groposoja e kafshëve të ngordhura, disinfektimi i mjedisit, si dhe janë marrë kampione zyrtare (karkasë dhe organe), të cilat u dërguan në ISUV me fletë shoqërimi për dyshim të sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, sipas protokollit të përcaktuar.
Kampionet e dërguara nga kadavra të derrave të butë dhe të kryqëzuar, prej Shërbimit Veterinar Rajonal të Qarkut Lezhë, në Laboratorin e Referencës – Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në datën 26.12.2024, kanë rezultuar pozitive me testin konfirmator RT – PCR, për praninë e sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave.
Ferma e cila është vënë menjëherë në mbikqyrje veterinare ka qënë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit. Është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese kanë marrë masat dhe është në gadishmëri të cdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes.
Ditën e sotme, në datë 27.12.2024 është mbajtur takimi i Qëndrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë në fuqi Urdhri nr.1131 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Murtajës Afrikanë në Derrat e butë”, në të cilin udhërohen masa shtesë për:
1-Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.
2-Ndalimin në territorin e Bashkisë Lezhë të lëvizjes së derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet, panairet dhe ekspozitat e kafshëve të gjalla.
3-Veterineri zyrtar me miratim të titullarit të DRVMB mund të autorizojë lëvizjet e derrave të mbarështuar nga fermat pa prani të sëmundjes, që ndodhen në zonën e mbrojtes direkt për në një thertore, e cila ndodhet sa më afër që të jetë e mundur me fermën e origjinës dhe brenda zonës së mbrojtjes, ose në zonën e mbikëqyrjes, kur nuk është e mundur që kafshët të theren në zonën e mbrojtjes.
4-Të kryhet inventarizimi dhe gjurmimi me teste laboratorike konfermatore për sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave, në zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, në Njësitë Administrative: Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll të Bashkisë Lezhë.
5-Të forcohet marrja e masave për kontrollin e lëvizjes së kafshëve, zbatimin e masave të Biosigurisë dhe masave sanitaro-veterinare në zonën e mbrojtjes dhe mbikqyrjes në Njësitë Administrative Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll.
I bëjmë thirrje pronarëve të kafshëve të zbatojnë masat karantinore dhe të biosigurisë, veterinerëve privatë, teknikëve veterinarë, drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore, punonjësve e shërbimit pyjor dhe gjuetarëve, që për cdo rast dyshimi apo prani të shenjave klinike në derra, të informojnë pa vonesë Shërbimin Veterinar Rajonal në numrin e gjelbër 08003366 ose në rrugë zyrtare në adresën e e-mailit [email protected].
Njoftojmë qytetarët se Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën një rëndësi të madhe për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë.
Murtaja afrikane! Hahaha Kane importuar derra nga Afrika! Edhe hidropizia e honkongut do te bjere ne Shqiperi, duke patur parasysh qe shtepia nuk ka dyer, dmth hyn edhe derri me dosen sipas qejfit!
Cfare nuk kane Importuar shqiperia ( Biznesmenet shqiptare ? derra ! ) me cfare nuk eshte Ushqyer Ai popull i gjore ne shqiperi ! ? duke filluar qe nga vitet 1992 ku nje Firme Frutash-Perimesh ....Importonte Frutat e Perimeve nga Magazinat e Greqise..... ku normal keto Fruta-Perime ishin per tu groposur , saqe Greqia Importonte keto Fruta-Perime edhe nga Magazinet e Gjermanise per ti groposur ! Biznesmeni shqiptare X i Importonte dhe i shiste neper rruget e te gjithe shqiperise me Cmime te lira ! popull nga varferia dhe i Uritur per Fruta-Perime per nje kohe te gjate...ju versuleshin duke i blere dhe duke u Ushqyer me keto Fruta-Perime...qe ne faktet duheshin te groposeshin... ( Fitimi i Firmes Shqiptare -- perfitimi qe i mernin nga firmat Greke per ti groposur--- dhe tjeter perfitim Financiare qe i shisnin ne shqiperi... ) Sote Biznesmeni shqiptare ne moshen e agonise mbi 85 vjecare ! mbase i dridhet Trupi kure con ndermend se cfare poshersie i ka dhuruar ketij Populli te shume vuajtur....mbase edhe Ai vete ne kohne qe do te largohet nga kjo Jete.... do ti dridhen leshte ne nenetoken ftohte te perhershme....