Turistët e huaj zgjedhin Vlorën dhe Shqipërinë për të kaluar pushimet dhe festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri.
Nga Spanja, Ukraina por edhe Italia kanë zgjedhur si destinacion të tyre Vlorën dhe Shqipërinë në këto ditë të fundit të vitit 2024.
Duke e cilësuar një destinacion mjaft të bukur, ata janë shprehur se janë për herë të parë në Vlorë dhe Shqipëri me dëshirën për t’u rikthyer sërish.
''Jam nga Ukraina. Unë jetoj këtu. Tani prej disa kohësh, lëviz me biçikletë. Dhe më pëlqen shumë Vlora. Është një vend shumë i bukur.
Festën e Krishtlindjes për herë të parë e kalova këtu bashkë me familjen. Ndërsa vitin e ri mendoj të shkoj në Pragë. Kam disa kohe që jetoj këtu.
Është bukur por nuk e di ende edhe sa kohë, varet nga gjendja në Ukrainë. Këtu është një vend i bukur për të jetuar. Më pëlqeu prej herës së parë që erdha'', tha një turist për Report TV.
''Unë jam nga Spanja. Më quajnë Migel. Erdha këtu rreth një javë më parë dhe do të qëndroj edhe 10 ditë të tjera. Krishtindjet por edhe vitin e ri do e kalojë në vendin tuaj. Vlora është shumë e bukur, kam parë edhe Beratin por këtu deti dhe e gjithë zona në bregdet është fantastike. Është hera ime e parë'', tha një tjetër turist.
''Ne jemi italian. Këto festa vendosëm t'i kalojmë në Shqipëri. Erdha në fakt bashkë me gruan për të parë Tiranën. Erdhëm nga Brindisi dhe na pëlqeu shumë Vlora dhe qëndruam këtu për katër ditë.
Na pëlqeu shumë. Kam parë që është një qytet në progres, natyrisht ka ende për të bërë, por duket se po ndryshon për mirë. Qendra e qytetit është shumë e bukur, pastaj Lungomare ishte fantastike'', tha një turist.
Vlora dhe Shqipëria mbetet një destinacion i preferuar jo vetëm gjatë verës, por edhe në periudha të tjera të vitit, madje shumë prej tyre kalojnë edhe festat në vendin tonë.
NE VLORE VAJTA PER FESTEN E BAJRAMIT ,,,U KENAQA ,,,
Vlora eshte e bukur nga zoti sikur keta letyrat qe ve Rahmuti ne bashki te punonin me shume per vloren,dhe mos te vidhin ,vlora do ishte bere lule ,kanale te hapura rruge te shkateruara uji problem i madh ,lere qe ne behar ishte llahtar fare