Një natë magjike për Vitin e Ri në Arka Art Hotel!

29 Dhjetor 2024, 19:44Sociale TEMA
Një natë magjike për Vitin e Ri në Arka Art Hotel!

Festo ndërrimin e viteve si kurrë më parë! Mbrëmja Gala 2025 në Arka Art Hotel premton të jetë një natë për t’u mbajtur mend.

Mbrëmja nis në orën 7:30 me Ceremoninë e Mirëseardhjes në “Arka e Krrabzave,” ku do të përjetoni një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritje të veçantë. Marsela Çibukaj dhe banda e saj muzikore do të sjellin energji dhe emocione të paharrueshme, duke e shndërruar natën në një festë të paharrueshme.

Me një atmosferë të ngrohtë dhe argëtim pa fund, do të shijoni krijimet e veçanta të shefit Alfred Marku nga “Rapsodia” – një menu e kuruar me kujdes që bashkon traditën dhe inovacionin, me opsione për të gjithë, përfshirë vegjetarianët, veganët dhe fëmijët.

Fëmijët do të kenë programin e tyre të dedikuar në Sallën Xhubleta, me një performancë speciale nga Ledio Lako dhe Albana Perhani në Sallën Plisi dhe Xhubleta.

Ndërrimi i viteve do të mirëpritet në Arkën e Shampanjës, në verandën e Arka Rooftop, ku do të krijohen momente të veçanta për të festuar çastet e para të Vitit të Ri. 

Mos e humbisni këtë mundësi për të festuar mes miqve, familjes dhe surprizave të veçanta që Arka Art Hotel ka përgatitur për ju. Rezervoni tani dhe bëhuni pjesë e një mbrëmjeje që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj!

Lini një Përgjigje