
Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët e kryeqytetit përmes një videomesazhi. Duke vlerësuar vitin që po lëmë, Veliaj theksoi arritjet e përbashkëta të qytetarëve në ndërtimin e një komuniteti më të bashkuar dhe solid.
Veliaj kujtoi se 2025-a do të jetë një vit i veçantë për Tiranën, pasi kryeqyteti shqiptar do të mbajë titullin "Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut", duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e vlerave kulturore dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit. “Viti që vjen është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse Tirana, zemra jonë, kryeqyteti ynë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Është një mundësi e rrallë për ta promovuar vlerën e Tiranës, vlerat e veta kulturore, për të krijuar një platformë dialogu që i bashkon njerëzit nga të gjithë anët e Mesdheut. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ndërtuar dhe mes nesh urat e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit”, tha ai.
Në mesazhin e tij, kryebashkiaku bëri një urim të veçantë për gjyshërit dhe gjyshet e Tiranës, duke njoftuar se nga data 1 janar pensionistët do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas në të gjithë autobusët e qytetit. “Dëshiroj gjithashtu të bëj një urim special, të veçantë për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet, të gjithë pensionistët e Tiranës, të cilët nga data 1 janar do të udhëtojnë me abone falas në të gjithë autobusët e qytetit tonë. Ju jeni themeli i kësaj shoqërie dhe ndihma që ju ofrojmë është një shenjë respekti, mirënjohje, vlerësimi për të gjithë kontributin tuaj, gjatë gjithë jetës.
Le të kujtojmë se çdo veprim, i vogël apo i madh qoftë, kontribuon në forcimin dhe bashkëpunimin e solidaritetit mes nesh”, theksoi ai.
Veliaj ftoi qytetarët të tregojnë solidaritet gjatë këtyre festave, duke hapur dyert për ata që kanë më shumë nevojë dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë familjare për të gjithë.
“Gjatë këtyre festave le t’i hapim dyert tona për ata që kanë më shumë nevojë, të ftojmë në familjet tona ata që ndihen ndoshta të braktisur dhe të vetmuar dhe të festojmë së bashku gjithçka që kemi arritur në këto vite. Në këtë pragviti le të bëjmë një premtim, për njeri – tjetrin dhe për veten tonë, edhe për qytetin tonë. Një premtim për të qenë më të mirë, për të dashuruar pak më shumë, për të ndihmuar njeri – tjetrin pak më fortë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për Tiranën tonë dhe secili që e gjen veten dhe e sheh të ardhmen këtu.”, përfundoi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë uroi të gjithë qytetarët për një Vit të Ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese, duke i ftuar që të presin 2024-ën me besim dhe optimizëm. "Gëzuar festat e fundvitit dhe një Vit të Ri të mbushur plot me mundësi dhe realizime".
Mesazhi i plotë:
Të nderuar qytetarë, sot kur jemi në prag të Vitit të Ri, dua t’ju marr pak sekonda kohë për t’ju uruar të gjithëve nga zemra festa të gëzuara, suksese dhe mbarësi për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë të afërmit. Festat e fundvitit janë një kohë e jashtëzakonshme reflektimi, dashurie dhe bashkimi për të gjithë. Teksa dritat ndriçojnë qytetin tonë, le t’i japim pak rëndësi dhe ngrohtësisë që buron nga zemrat e secilit.
Ky vit ka qenë sfidues për shumë prej nesh. Por, ashtu siç dimri sjell ftohtësinë e vet, ai na kujton gjithashtu se pas çdo stuhie dhe çdo rrebeshi, ka gjithmonë një mëngjes të ri, që sjell shpresë dhe mundësi të jashtëzakonshme. Gjatë këtij viti ne si bashkëqytetarë, kemi arritur shumë, me kontributin e secilit, kemi ndihmuar njëri –tjetrin në momente të vështira dhe kemi ndërtuar një komunitet më të fortë, një Tiranë më solidare, një qytet më të bashkuar.
Viti që vjen është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse Tirana, zemra jonë, kryeqyteti ynë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Është një mundësi e rrallë për ta promovuar vlerën e Tiranës, vlerat e veta kulturore, për të krijuar një platformë dialogu që i bashkon njerëzit nga të gjithë anët e Mesdheut. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ndërtuar dhe mes nesh urat e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit. Dëshiroj gjithashtu të bëj një urim special, të veçantë për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet, të gjithë pensionistët e Tiranës, të cilët nga data 1 janar do të udhëtojnë me abone falas në të gjithë autobusët e qytetit tonë. Ju jeni themeli i kësaj shoqërie dhe ndihma që ju ofrojmë është një shenjë respekti, mirënjohje, vlerësimi për të gjithë kontributin tuaj, gjatë gjithë jetës.
Le të kujtojmë se çdo veprim, i vogël apo i madh qoftë, kontribuon në forcimin dhe bashkëpunimin e solidaritetit mes nesh. Gjatë këtyre festave le t’i hapim dyert tona për ata që kanë më shumë nevojë, të ftojmë në familjet tona ata që ndihen ndoshta të braktisur dhe të vetmuar dhe të festojmë së bashku gjithçka që kemi arritur në këto vite.
Në këtë pragviti le të bëjmë një premtim, për njeri – tjetrin dhe për veten tonë, edhe për qytetin tonë. Një premtim për të qenë më të mirë, për të dashuruar pak më shumë, për të ndihmuar njeri – tjetrin pak më fortë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për Tiranën tonë dhe secili që e gjen veten dhe e sheh të ardhmen këtu. Le të festojmë me zemrat tona plot gëzim dhe optimizëm, duke e pritur Vitin e Ri me besim edhe me shpresë. Dëshiroj për ju dhe familjet tuaja shëndet, lumturi, suksese në këtë vit t ëri që po vjen, si dhe një shkëlqim të veçantë për Tiranën, zonjën e madhe, kryeqytetin tonë.
Gëzuar festat e fundvitit dhe një Vit të Ri të mbushur plot me mundësi dhe realizime.
Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite e shiite nuk festojme feste kristiane nga muslimon brothers m'Albaniston..... allah uakbar
Urim 'solidar', nga nje ...
A mund te na thote ky hajduti se sa m2 siperfaqe te gjelber i takonte cdo banori kur ky maskara u be kryyebashkiak dhe sa i takon sot?. Ky per te perfituar me shume para me rryshfet ka shkelur ligjin me qindra here duke dhene leje ndertimi per pallate shume kateshe por pa lene asnje m2 siperfaqe te gjelber rreth pallatit?. Ky maskara e betonizoj Tiranen, e beri te papershtatshme pder te jetuar, sepse pa gjelberim, pa bime nuk pastrohet ajri. Tirana sote eshte nje nder qytetet me te ndotura te Evropes,. Tirana sot eshte nje nder qytetet me trafikun me te renduar ne Evrope per shkak te ndertimeve kuturu, pa plane perspektiv, boll qe ndertusit ti paguajne ca para nen dore Erionit dhe hop ngrihet pallati shume katesh mu ne mes te pallateve ekzistuese 4-5 kateshe, duke e 10 fishuar popullsine e zones dhe duke e kthyer ne katastrof qarkullimin e mjeteve sepse rruget jane po ato qe kane qene me pare. Keto pallate shume kateshe , apo kullat ua kane nxire jeten banorve per rreth tyre sepse u kane zene diellin dhe duke veshtiresuar qarkullimin. Kryebashkiaku jon kujdeset vetem per Bulevardin " Deshmoret e Kombit" dhe ne pjesen tjeter nuk ka sherbime nga bashkia, ne shumicen e pallateve ende nuk ka administrator, dhe ne perifgeri behen administrator " te fortit e lagjes". Administratoret kane vetem nje pune te mbledhin parate ne fillim te muajit dhe nuk kryejne asnje sherbim, hyrjet e pallateve jane bere si VC, as me gelqere nuk lyhen. Se cfar bejne administratoret e blloqeve apo te lagjeve e di vetem Erioni, ata nuk i njeh as kush, por ama rrogen e marrin. Vetem per betonizimin e Tiranes Erion Velija duhet te kalbet ne burg. Shikoni cpo ngjet me pensionistet per te marre dhuraten e Erionit : abonen falas", shikoni radhet e tyre neper rruget dhe trotuaret e Tiranes qe ne 5 te mengjezit e deri ne 5 te darkes. Te dhjevsha abonet e tua falas, o zagar qe tallesh me pleqte fukarenj. Po Rames i kane plasur syte tye shikoj radhet e ketyre fatekeqeve. Ishalla mos tu zere gjalle viti i ri.
Ore dakord Salehun që e kuptoj unë ku e ka hallin. Por ma shpjegon aman se ky iku për "punë " mqs e kanë ftuar... Ça punë do bënte ky të shtunën të dielën në USA a ma shpjegoni dot. Përsëri Sakehu o legen burrë, por edhe ky nuk është pa gjë si 99-ç që është
Ke bere ato qe kane bere re gjithe rruge, shkolla ...ke 3 mandate e nuk bere asgje per te ardhmen...kaos , trafik, ndertimi pa kriter, parqe zero...transporti publik zero...
Hajdut-Mashtrues-Neverites
Ti ke ndertuar nje qytet si p… i mamit tat. Fytyre e poshter, hajdut dhe genjeshtar. Ishalla ka nje grime drejtesi ne kete vend qe te tregoje qejfin ty dhe atyre qe ke prane
Hani mut , hani të gjithë ju të mësipërmit , Tirana është bërë kryeqytet evropian dhe Erioni ka meritat e tij .
hahaha shikoni si eshte veshur ky i shpifuri musliman nga irani vk
Po ky është në USA?? U kthy direkt apo me kaseta si kur mbillte pemë në Tiranë dhe bënte foto në Itali