“Rrëzohet” miti i bujarisë për shqiptarët – Jemi ndër të fundit në botë për dhurimin e kohës vullnetare

17 Janar 2024, 22:25Sociale TEMA
“Rrëzohet” miti i bujarisë për shqiptarët

“Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), ka publikuar së fundmi të dhënat e një studimi të kryer në vitin 2023 përsa i përket indeksit të bujarisë. Ky indeks ka si qëllim të sigurojë të dhëna rreth natyrës së të dhuruarit ose bujarisë dhe studimi është shpërndarë në 142 vende të botës. Të dhënat janë të mbledhura dhe përpunuara nga “Gallup”, kompania e njohur për sondazhet e saj të opinionit publik të kryera në mbarë botën, dhe përfshijnë sondazhe të zhvilluara në 119 vende të botës.

‘Scan Intel’ ka analizuar këto të dhëna për të kuptuar sesi pozicionohen shqiptarët, për të cilët bujaria dhe mikpritja janë konsideruar gjithmonë si cilësi identifikuese. Por, shifrat “rrëzojnë” këtë mit pasi e rendisin Shqipërinë në vendin e fundit në Europë dhe në vendin e 123-të në botë sa i përket dëshirës për të dhuruar apo ndihmuar të tjerët. Rikujtojmë se një vit më parë shqiptarët renditeshin në vendin e 96-të përsa i përket dhënies apo dhurimit të parave.

Vlerësimi i bujarisë për secilin shtet është bazuar në disa pyetje të cilat lidhen me ndihmën ndaj një të panjohuri, dhurimin e vlerave monetare dhe punën vullnetare, pra sa të gatshëm janë qytetarët të dhurojnë kontributin dhe kohën e tyre në dobi të realizimit të kauzave të caktuara sociale.

Përsa i përket pikëzimit Shqipëria ka arritur të grumbullojë 28 pikë në total, ku specifikisht 52% e të anketuarve kanë ndihmuar një të panjohur, 25% kanë dhuruar mjete monetare dhe vetëm 8% e tyre janë angazhuar në kryerjen e një pune vullnetare. Vlerësimi që lidhet me punën vullnetare është dhe vlerësimi më i dobët që e rendisin vendin tonë në 5 vendet me kontributin më të ulët në mbrojtjen e çështjeve sociale.

Krahasimisht me rajonin Shqipëria mbetet në të njëjtat “ujëra”, pasi pozicionohet në vendin e parafundit duke lënë pas vetëm Malin e Zi. Konkretisht Bosnje Hercegovina renditet në vendin e parë me 38 pikë dhe ndiqet nga Maqedonia e Veriut me 32 pikë, Serbia me 29 pikë, Shqipëria me 28 pikë dhe Mali i Zi me 27 pikë.

Ndërkohë, sa i përket shtetit më bujar në botë, në vendin e parë për të gjashtin vit rradhazi renditet Indonezia. Indonezia ndiqet më pas nga vende të tilla si Ukraina, Kenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Nga ana tjetër, vendet më pak bujare sipas kësaj renditje rezultojnë Polonia, Kroacia dhe Afganistani.

8 Komente

  1. M
    Mendimi im

    Nuk ka familje shqiptare qe mos t’i kete ofruar strehim dhe ushqim falas nje udhetari te huaj te rekomanduar nga dikush (miqve e farefisit te larget po se po). Lere pastaj ditet qe jane shpenzuar e shpenzohen duke shetitur e sajdisur pa pagese te ftuar te huaj ne jug, ne Alpe etj. S’ka ngelur barbon Evrope pa perfituar nga mikpritja e shqiptareve. Ky eshte vullnetarizem, jo te bezdisesh njerezit ne rruge per t’u marre leke per UNICEF-in.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Me sakte se e ke shkruar nuk behet. Vullnetarizmi nuk ka asgje te perbashket me bujarine. Jane dy gjera komplet te ndryshme. Kurre nuk e harroj ate shprehje qe dikur e kam degjuar nga gjyshi im i ndjere se "shtepia e shqiptarit eshte e Zotit dhe e mikut". Si tani me kujtohet zeri i tij, kur dikush trokiste ne dere, kur thoshte "hajde mire se te keni ardhe". Keto jane traditat tona qe te gjithe ne perpiqemi qe ti mbajme ne keto kohe te veshtira. Me kujtohen rradhet e makinave qe formoheshin tek pallati i sportit ne Tirane, kur qytetare te ndryshem dergonin ushqime dhe veshje per kosovaret e perzene perdhunisht prej hordhive te Miloshevicit gjate luftes ne Kosove. Ishin po ashtu shume qytetare qe merrnin familje te tera kosovaresh qe te qendronin ne shtepite e tyre dhe kjo eshte mikpritja qe karakterizon kombin tone. Ky eshte po ashtu nje tipar shqiptar shume i pershendetur nga shume te huaj qe kam takuar. Ky artikull eshte nje pacavure qe nuk ja vlen as ta lexosh, pasi eshte shume larg te vertetes.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Bujarine e kemi nqs na kerkon ndihme dikush, nuk kursehemi, mdaje i japim edhe me teper, ndersa vullnetarizmin e kemi bere vetem me detyrim ne kohen e Enverit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AC/DC

        Albanistanasit e kane mendjen t'ja fusinkujt ti dali perpara. Dhenpo te futen ne shtepi duhet te ruhesh se dhe btrket ti vjedhin. Dhe kur shkojne ne xhami qe ngrejne bythen, ja kane marre doren ikin me shapka se kepucet ose atletet ti rruan bythengritsi ngjitur. Rrace muti.

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Kokeloqe, shqiptareve i ha mutin ti dhe shume zeshkane te tjere neo-grek si puna jote.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Erdogan

          Arnautet e vetequajture Skiptare do duhej te cliroheshin nga Turqia te consideroheshin pjese e Kombit Greke te Epirit,Ilyrise,Iojise ku eshte sot Turqia,Maedhonise,Magna Grecia etj. Te tjerat jane nje Pord..........e me Rigani (Rigon "shqip").

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben

            Erdogan, perse nuk ja merr ne goje ndonje turku, se ate pune e beni fort mire si vellezer te nje gjaku qe jeni? Ate qe beni sikur ziheni i keni sa per sy e faqe, pasi keni mbi 600 vjet qe i jepni bythen turqve. Prandaj ka dale ajo shprehja qe thote: "i ke hyre punes si turku sumes".

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maloku

              Beno, po ky bythqiri qe ka "harruar" shqipen ,me gojoret qe ju ben papuve jeton, e se harrova, prostituon tek pakistanezet gjithe gjinine femerore qe ka ne shpi.

              Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje