NATO hap bazën e parë ajrore rajonale në Shqipëri

17 Janar 2024, 09:26Sociale TEMA
NATO hap bazën e parë ajrore rajonale në Shqipëri

Nga Esmeralda Topi

NATO konfirmon për Faktoje se baza ajrore e Kuçovës, një investim prej 50 milionë eurosh, do të vihet në punë brenda pranverës. Përtej afateve të tejkaluara për këtë investim, ekspertët e vënë theksin tek rëndësia që do të ketë baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëri për sigurinë e gjithë rajonit. 

Në janar të 2022, NATO nisi rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952 shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s. Gjashtë vite më pas, kësaj baze, sipas NATO-s, i mungojnë vetëm disa detaje për t’iu prerë shiriti.

“Punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit janar; infrastruktura e kompletuar do t’i transferohet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë sapo të përfundojë dhe të pranohet certifikimi përfundimtar dhe vënia në punë. Kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë shumë shpejt, brenda tremujorit të parë të 2024”, konfirmon një zyrtar i Aleancës Atlantike për Faktoje. 

Për Ministrinë e Mbrojtjes, hapja dhe inagurimi i bazës ajrore në Kuçovë lidhet ngushtësisht me dy elementë.

“…me përfundimin e të gjithë investimit të NATO-s si dhe me realizimin e një sërë projektesh që janë pjesë e detyrimeve të palës shqiptare si pjesë integrale e këtij investimi”, sqaron ministria, pas një kërkese për të drejtë informimi. 

Një zyrtar i NATO-s tha për Faktoje se baza ajrore do të ketë përdorime të shumta dhe avantazhe operacionale. 

“Pas përfundimit, baza do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të NATO-s (si aktivitetet e policisë ajrore greke dhe italiane dhe mbështetja e misioneve të Forcave të Paralajmërimit të Hershëm dhe Kontrollit Ajror të NATO-s mbi territorin shqiptar).”, theksoi ai. 

Ngritja e kësaj baze 15 vite pasi Shqipëria iu bashkua NATO-s shkon përtej interesit të vetëm një shteti. 

“Si një shtet anëtar i Aleancës më të madhe Politiko-Ushtarake, shteti shqiptar dhe FARSH me këtë investim që po realizohet, do t’i ofrojnë NATO-s një bazë ajrore me infrastrukturë dhe kapacitete moderne si dhe standarde bashkëkohore të cilat do të bëjnë të mundur dislokimin e mjeteve ajrore të Aleancës apo edhe mjeteve tona ajrore, në situata të ndryshme qoftë për operacione stërvitore apo edhe për detyra të tjera në interes të Aleancës”, argumenton Ministria e Mbrojtjes

Kolonel Dritan Demiraj, që më herët ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, thekson rëndësinë që ka ngritja e bazës për sigurinë e gjithë rajonit.

“Në gjykimin tim, rëndësia e kësaj baze është e madhe, për arsye se në shtesë të bazave ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si bazë e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale, për të cilën Shqipëria ka edhe SOTG-në e NATO-s për këto misione”, thotë kolonel Dritan Demiraj.

Sipas tij, baza e Kuçovës mund të shërbejë gjithashtu edhe për furnizimin e mjeteve të ndryshme ajrore të NATO-s en-route në vende të tjera në afërsi të vendeve të konfliktit, organizimin e Task-Forcave Ajrore të njesive speciale (ASOTU), mjeteve ajrore të cilat mund të jenë në misione Kërkim-Shpëtimi por jo vetëm.

Një tjetër element i rëndësishëm sipas kolenelit është fakti që ngritja e bazës forcon rolin e Shqipërisë në Aleancë, dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare. 

Baza ajrore e Kuçovës do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të Aleancës Atlantike. 

Investimi rreth 50 milionë euro i NATO-s në këtë bazë parashikonte ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacionet e armatimit, vendparkimin e avionëve, stacionin kundër avarive dhe zjarreve, si dhe rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. Punimet duhet të mbylleshin vjeshtën e vitit të shkuar, por afatet u shkelën.

“Në javën e parë të janarit, do të jemi gati të bëjmë përurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa prezantonte buxhetin e mbrojtjes për 2024-n në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Edhe këtë fillim janari baza ajrore e Kuçovës nuk ishte gati për inagurim, sikurse deklaroi ministri Niko Peleshi.

17 Komente

  1. S
    Sufllaqja me qepe

    Ato helikopteret Black Hawk kishin ndonje armatim apo do i perdorim per te fik zjarret? Apo do gjuajne ushtaret me berthama caracash?

    Përgjigjjuni
    1. a
      albi

      nuk jane helikoptere luftimi po transporti. vazhdo me sufllaqen

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufllaqja me qepe

        Mbajne edhe armatim, por ketu kane ardh me caraca. Dizajn i viteve ‘70.

        Përgjigjjuni
      2. z
        zhigolo

        Jo do ta gjuajnë bythën tënde!

        Përgjigjjuni
      3. k
        km

        O Ezmere Topesh,baza e kucoves ishte parashikuar nga amerikanet dhe NATO me nje trendafil atomik nga tre qe Kane parashikuar ne ate kohe per gjithe shqiperine.Sic Duket vetem se ishte ndertuar me "Pune vullnetare". Me rrofsh topet ,o Ezmere,si mua ,ashtu Edhe atyre qe Kane punuar atje.

        Përgjigjjuni
        1. R
          RAIFI

          Në ç'vjendje e kanësjell Shqipërin agjentet serb e grekë si Salih Berisha e Edi Rama.Nga disa qindra aeroplan e helikopter ushtarak në kohë të Enverit,afërsisht dy mij mjete të blinduara me flot të fuqishme detare,me armatimin më modern për kohen duke përfshirë edhe raketat,sot aeroportet i ka mbuluar bari e shkurret,pa asnjë aeroplan,pa asnjë armatim dhe po lavdërohet pushteti se po ia ruan kufijtë ajror Greqia e Italia Kjo i bie si me e lidh qenin me rrip suxhuku.Tradhtia ka emer !Të gjitha armatime e Enverit i shiten "demokratet" dhe i pinë raki e i plaqkiten për njerzit e tyre .Populli shqiptar vazhdon të i voton ata që e shkatërruan Shqipërinë dhe e shiten tek Serbi.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Raif bravo. Te gjitha sa the jane shume te verteta.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrati

              Po, po, të vërteta si drita e diellit, dhe të drejta sa drapëri, me përjashtim të faktit se gjithë ajo ushtri me mijra ushtarë e oficerë aktivë të mobilizuar (përveç rezervistëeve), dhe me atë armatim të fandaksur, pavarësisht se e çoi vendin në zgrip ekonomik, (e çë, punë e madhe që vendi i shqiponjave ishte vendi më i varfër në Ballkan, Europë, që në këtë aspekt krahasohej me disa vende afrikane), po ama ishte shkëmb graniti në brigjet a Adriatikut dhe që në rast agresioni (imagjinar ky për të forcuar dhe përligjur pushtetin e diktatorit dhe që ishte vetëm në kokën e tij) do të mundtte çdo armik dhe koalicion armiqsh. Sigurisht që kjo "marrëzi" e vërtetë, sipas Raifit dhe Kontit Vrana, na vjen qysh nga mitologjia Biblike që fanatikëve trupeshq u mësonte se mundej që edhe Davidi i vogël të mundtte Goliatin e stërmadh.

              Përgjigjjuni
          2. a
            adi

            Deri sa ka PDK ne Shqiperi dhe LDK ne Kosove kombi Shqiptor do iu shef sherrin!!

            Përgjigjjuni
            1. s
              spata

              Thoni nje fjale te mire o shqiptare per kete investim te NATOs .Degjoni ju se cfare kerkojne te tjeret nga SH.B.A ? Armatimet moderrne qe po japin rezultate ne konfliktet e armatosura sot ne bote . Te tjeret i blejne me gjakun e mundin e popujve ne na i ngren pa u demtuar buxheti i shtetit. Kuptoni ju cdo te thote baze strategjike opetacjonale?

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Kete fushe aviacioni te Kuçoves NATO e gjeti te gatsheme te cilen e ndertoi Enver Hoxha dhe e mbushi me armet me moderne.Ajo ishte e pershtasheme dhe e ndertuar me te gjitha parametrat e duhura,por horrat,hajdutet,kriminelet me ne krye krmineln,antishqipetarin e madh Sali Berisha,e shkaterroi,shiti per skrap qindra avion e ofiçina moderne,e shume gjera te tjera ushtarake te cilat ata mbushen xhepat e tyre. Edhe pse ishin gjysem te gatsheme,NATO-s u deshen 6 vjete per t'a rihabilituar. Eh! O Sali Bersha, sa gjynahe rendojn mbi kurrzn tend. Mos paç rehat kurre ne jeten tende. Vofshe dhe lengofsh per keto te keqija qe i ke bere ketij vend.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dembabadem

                  Paska dhe polici ajrore?!

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kiu `_fiu

                    Ne fillim bazen e kishin osmanet ,,,pastaj italia ducia,,,,pastaj russi ,,pastaj kina ,,,dhe tani amer ika,,,,,,

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demiri

                      "Kolonel Dritan Demiraj, që më herët ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, thekson rëndësinë që ka ngritja e bazës për sigurinë e gjithë rajonit" - kështu thotë gazetarja. Në fakt, Dritan Demiraj nuk ka drejtuar vetëm Ministrinë e Mbrojtjes, ai ka qenë edhe Kryeministër, edhe President, por nuk e paskemi vënë re.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Degelisi

                        Kjo apo ky qe shkruan "NATO hape bazen e pare ajrore" qe do te thot u hap dhe fuksionon Ne shkrim thuhet qe do hapet ne pranvere qe do te thote nuk eshte hapur akoma Kaq nuk kupton artikul shkruesit?

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drini

                          Per te gjithe ata qe nuk e dijne: NATO nuk ka baza apo forcat e veta të armatosura, por ka një strukturë komanduese ushtarake të përhershme, të integruar, të përbërë nga personeli ushtarak dhe civil, nga të gjitha shtetet anëtare. Pra, kuçova nuk eshte nje baze ajrore e NATOs, por eshte baze e FAse qe I vihet ne dispozicion NATOs nese do ti duhet ndonjehere. Gjithcka tjeter eshte propogande !

                          Përgjigjjuni
                          1. W
                            What a fuck

                            Per te gjithe ata qe nuk e dijne: NATO nuk ka baza apo forcat e veta të armatosura, por ka një strukturë komanduese ushtarake të përhershme, të integruar, të përbërë nga personeli ushtarak dhe civil, nga të gjitha shtetet anëtare. Pra, kuçova nuk eshte nje baze ajrore e NATOs, por eshte baze e FAse qe I vihet ne dispozicion NATOs nese do ti duhet ndonjehere. Gjithcka tjeter eshte propogande !

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje