Fatbardha Dega, ish drejtoresha e Bankës së Shtetit në Tropojë ka rrëfyer historinë e saj, që u burgos padrejtësisht, aty ku humbi fëmijën dhe nuk iu dha as ndihma mjekësore.
Në një lidhje direkte nga SHBA në “Shqipëria Live”, Dega tregoi si e futën 32 vite më parë në burg në Bajram Curri ndërsa ishte shtatzënë, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj ishin të angazhuar politikisht.
Sipas saj u fabrikuan prova që ajo të arrestohej për korrupsion në ‘92-shin, me dëshmi të rreme, atëherë kur ishte drejtoreshë e Bankës së Shtetit në Tropojë. Fatbardha ishte shtatzënë dhe gjatë qëndrimit në qeli në kushte të vështira ajo humbi fëmijën që kishte në bark.
Sot ajo akuzon emër për emër, ata që i morën jetën e foshnjës së saj, nga gjyqtarë e prokurorë e deri tek Sali Berisha, që e quan autor të vëllavrasjes në vend.
“Akuza ishte për arsye politike, pa fakte. Ishim akuzuar se kishim përgatitur një anti-miting për PD, që nuk qëndron. Kishim mbrojtur një udhëheqës të partisë në pushtet të Fatos Nanos. Bashkëshorti ishte drejtuesi i PS në atë kohë në zonë. Në zgjedhjet e marsit 1992, kur PD kishte ardhur në pushtet.
Nuk u mor parasysh kur më morën me 12 polic, masi abortova fëmijën në qeli, për 4 ditë më është mohuar e drejta e ndihmës mjekësore, kur kam shkuar në spital kam luftuar me jetën më çuan sërish në burg. Aborti ndodhi sepse kushtet ishin të tilla të dëmshme, por edhe trauma psikologjike.
Mora iniciativën pas 30 viteve të nxjerr dhimbjen nga shpirti im. Unë ve gishtin së bashku me degën e PD të Bajram Currit deri te Sali Berisha fabrikuan këtë proces më futën pa të drejtë në qeli. E kam akuzuar që ditën e parë, deri në vdekje. Procesin e kam të ngritur në shtetin ku jetoj, do ta bie aty kur të kem mundësinë që ai person të jetë në birucë, ashtu siç e vuri një grua shtatëzanë pa të drejtë.
Gjithë farefisi ynë është hequr nga puna. Burri im në atë kohë e kishte mësuar nga të afërmit e Berishës që kishin thirrur plane për tu hakmarrë ndaj gruas. Unë isha drejtoreshë, nuk isha me partinë, ai ishte me partinë. Ngaqë nuk donin ta godisnin drejtpërdrejt, përdorën manovrime.
Qëndrova tre muaj në burg, ishte një proces gjyqësor në 1992. 90 dëshmitarë janë pyetur, pavarësisht se ata ishin paguar për dëshmi të rreme, asnjë nuk pohoi se kisha marrë lekë nga banka. Dy anëtarë mbrojtën të drejtën, u vendos pafajësia ime. Nuk kishte akuzë me shifra por me përqindje, që gjoja një % ishte marrë”, -rrëfeu ajo.
Se mos je ti moj zonje e para , ai vrau 4 veta ne 2011 ten dhe jo ne 92 shin , ne 2011 ten dhe ne mes te Tiranes dhe deri me tani kapardiset dhe se eshte bere pishman qe nuk qelloi Edi Ramen ...ja ka kaluar Milosevicit me kohe per gjakatar ...me i uryeri ne mbara EU eshte Saliu , me qelbesira
Bashkohem!
Vuajtje dhe pasoje qe populli akoma paguan nga lloj i tyre dje dhe sot, apo jo moj burrneshe! Mos pago dritat e ta shikosh Saliun, lol
Shpirti nga bytha do ti dali.nje shpetim ka.te hidhet nga dritarja .te na bjere qetesia ne shpirte te gjitheve.
Saiu na hiqet si viktime? Cfare nuk ka bere qe nga 24/1 qe hoqi cdo njeri qe nuk ishte me te dhe PD, deri te arrestimet, rrahjet dhe vrasjet. Ai e percau Tropojen dhe gjithe Shqiperine. Saliu futi piramidat dhe armatosi militantet, dogji gjithe Shqiperine, mbeshteti dhe furnizoi me nafte Milloshevicin dhe sot eshte me Greqine per kriminelin Beleri etj pa bere fjale per vjedhjen e pasurise shteterore dhe pronave e tokave te Shqiptareve. Saliu kujton se populli Shqiptar i ka harruar ato qe ai ka bere? Askush nuk e mbeshtet pervec nje grushti njerezish qe kane perfituar para dhe pushtet.
JAM FATBARDHA DEGA .
Cfare kerkon ??? Drejtesi ?? Te gjith ate kerkojme , sikur spo e gjem edhe pse perpiqemei ....megjithate shpreso ...
Ju zonja Fatbardha kerkon drejtesi,dhe sot mund t'a gjesh se kane ndryshuar koherat dhe nstituconet nuk jane me te Saliut,por jane te pavarura. Mendoj te shpresosh per drejtesi.
Rama bashke me zagarin e tij Baze kane filluar te germojne ne kazanet e plehrave. Sa per dijeni kjo eshte nga familja tipike kriminale komuniste qe e gjithe Tropoja i urren.Kjo eshte nusja vellait gazetarit Hamdi Dega qe ketu boton me emrin Alban Dega,kjo eshte nusja e Agimit qe pamjen Zoti ka ka dhene qe ta njohesh nga larg. Keta familjarisht mendjen e kane ke Moska por jane ne Amerike. Te na tregoj kjo per krimet qe vjehrri saj ka bere kur per nje kohe te gjate ka qen kryetari gjykates Tropoje.
Edhe une jam Fatbardha Dega .
Mire do jete por ka ardhur koha qe njerzit duhet te flasin mbi baze faktesh dhe drejtesia te beje punen e vet.Njeres merni guximin dhe flisni, per presionin psikologjik dhe heqjet nga puna per te ashtuquajturit lidere politike qe te vinin firmen ne fund te nje letre bakalli dhe hidheshe ne ruge etj.kush I ka vuajtur I beson, kush ka perfituar na quan komuniste pi haron qe si dje si sot ne cdo gje e kemi me pune e me djersen e ballet,
FATBARDHA ! Diktaturen ,korupsionin,e krimin me ne krye CDREJTESIN, nuk mundet ta ndertoj vetem nje kuceder si ky shpellari qe del neper penxhere e hedh beshtymen e "bekimit" dhe shpreses mbi besniket , qe edhe kur po tund kembet e ngordhjes po i falen per "veprat e zin qe ju solli shqiptareve dhe gjith Shqiperis ! Per fat te keq e provuam per 50 vjet me t till personazhe qe mbanin "flamurin" e luftes klasave, por ja dhe tani qe menduam se erdhi Demokracia !!!! Ky PERBINDESH, pjell shpellash te bashkombesve te tu, meriton denim total dhe shembellor bashk me ata qe i fryn zfarrit te cmenduris se tij e jan aty ,kan emer, kan ftyr,kan "vepra" e gjynahe shqiptaresh ...e te pasuruar per 5 breza Keta plehra me ne krye kte KUCEDER po pellasin ne emer te demokracis e shpresojn "tja hudhin"e te haroen ..por prania e tij ,ftyra dhe dy gishtat vrastare harojn qe na sjellin afer me ate koh te erret ,te asaj katastrofe qe per fat shpetoi KOMBIN Uroj te gjesh Drejtesi e te qetesosh ate dhimbjen e madhe ,te humbjes dhe vuajtjes se madhe