“Mbi 100 mijë nxënës përfituan nga programi i depistimit të shikimit”, Rama: Mbështetja financiare edhe në 2024

16 Janar 2024, 13:39Sociale TEMA
“Mbi 100 mijë nxënës përfituan nga programi i

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.

Sakaq, Rama ka theksuar se do të vijojnë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla.

“Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.

Rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.

Me politikat e orientuara drejt parandalimit, vijojmë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla”, ka shkruar Rama.

2 Komente

  1. ?
    ????????

    Zoti kryeminister . Pate dhene fjalen se deri ne 2029 nuk do te tatoje biznesin e vogel?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      'depistim' cfare do te thote ne Shqip ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje