Rritet buxheti për mbrojtjen sociale, Manastirliu: Politikë e re mbështetje për nënat me shumë fëmijë

31 Tetor 2022, 11:27Sociale TEMA

Rritet buxheti për mbrojtjen sociale, Manastirliu: Politikë e re

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, tha se buxheti i vitit 2023 do të mbështesë një politikë të re për mbështetjen e nënave me shumë fëmijë.

“Me buxhetin 2023 financojmë politikën e re, të mbështetur nga nisma e Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e grave të papuna me 3 dhe më shumë fëmijë. Ky program planifikon të financohet në vlerën 600 milion lekë dhe mbështet cdo grua me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjec, të papuna, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë/muaj, duke subvencionuar nga shteti masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin në 5 vitet e para të femijës.

Duke folur për buxhetin e vitit 2023 për mbrojtjen sociale, Manastirliu tha se ka një rritje krahasuar me atë vitit 2022 dhe një rritje prej 5.5 miliard lekë më shumë krahasuar me vitin 2013.

“Buxheti 2023 financon 30,6 miliard lekë për programet e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, që synon të sigurojë rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë, me fokus tek fëmijët, nënat më shumë fëmijë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë duke mbështetur kështu më shumë se 220 mijë qytetarë dhe familje. Buxheti 2023 për këto programe është rritur me 10,3 % krahasuar me buxhetin e vitit 2022 dhe nëse bëjmë dhe një krahasim me vitin 2013 buxheti për skemën e mbrojtjes sociale është rritur me 5.5 miliard lekë më shumë”, tha Manastirliu.

1 Komente

  1. a
    asnji s'eshte e sigurt si Ministrte

    E vleresoj z.Ministre si mjaft te skseseshme siedhe mjfat sexi , por duke ditur se cfar ndodh brenda asaj Ministrie qe ajo drejton ,ku ka shume intriga mes bashkpunetoreve te emeruarve ne poste ne ndryshme dhe nji konkurence te pavend , do ta Paralajmeroja te Ket KUJDES mos bej gafa te tilla ,te ndikohet nga mikeshat e veta dhe largoj prej posteve kyce Personat Profesionist ,sepse kjo do sillte vet deshtimin e saj si Ministri .Dikush luan Lojna duke shfrytezuar miqesin besimin e saj ,ndikon ate ,per t'i dobesuar pozitat me levizjet brenda ministrise .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje