Rritja e çmimit të karburantëve, ministri i Financave: Do monitorojmë për të shmangur abuzimet

11 Mars 2026, 10:40Sociale TEMA
Rritja e çmimit të karburantëve, ministri i Financave: Do

Ministri i Financave Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Task Force të përbashkët mes dy institucioneve.

Kjo Task Forcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë.

Ministri Malaj, theksoi se ky plan operacional vjen edhe në kontekstin e zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar në çmimet e hidrokarbureve.

“Kemi marrë shkas për ngritjen e këtij grupi operacional nisur edhe nga konfikti më i fundit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, konflikt që ka ndikuar në çmimet e hidrokabureve. Çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos kemi rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokrabureve me shumicë apo dhe me pakicë. Sot kemi dakordësuar se cilat do të jenë hapat që do të ndiqen nga këto dy institucione, duke filluar që nga vlerësimi me risk i operatorëve që operojnë në këtë sektor, por nga ana tjetër edhe duke marrë informacione nga tregu përsa i përket abuzimeve potenciale që mund të ndodhin. Kontrolli do të fokusohet jo vetëm në kontrollin e dokumentacionit doganor apo tatimor, por edhe në kontrollin fizik të sasive të hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë”, u shpreh Ministri.

 

3 Komente

  1. B
    Botë e qelbur

    Vidhni o qener, vidhni! A nuk na shpjegon pse çmimi I naftës në Kosovë është shumë më I ulët se në Shqipëri mqs po e monitorizon???

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bote e qelbosur

      Se mos po vidhet vetem ne karburant, po dhe cmimet e ushqimeve dhe zarzavate e fruta nje mut jane ne krahasim me Kosove, Maqedoni e Greqi. O shoku Minister, Ti je shteti dhe i ve nje tavan cmimeve, e jo si keta plerat qe sa degjojne qe rriten rrogat apo cmimi i karburantit per fuci, o burra rriten cmimet, levize bithen o Minister.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roja

        Kur do monitoroni? Te vjedhin dhe ca nga populli qe s ka kush i mbron? Ligji eshte qe duhet te kene rezerva. Sa filloi lufta ne Shqiperi u rrit nafta. Turp! Te pangopur.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje