Rudina Xhunga: Sot, më të kërcënuar se kurrë nga injoranca!

3 Shkurt 2023, 19:09Sociale TEMA

Rudina Xhunga: Sot, më të kërcënuar se kurrë nga

Ndërsa bota ecën me ritme të shpejta për t’u përparuar në çdo fushë, duket se koha për Shqipërinë, ka ndalur. Te politika, protesta, të njëjtat emra, probleme, e pak zgjidhje. 

Gazetarja Rudina Xhunga në Dritare TV foli për këtë moment ku ndodhet vendi ynë sot për të cilin tha, se më shumë se kurrë, jemi të kërcënuar nga injoranca.

“Jemi në një kohë kur flitet për gjenetikën, për kriptomonedhën, për gjeneratën Z. Por është e trishtë për ne që flasim për protestën e 11 shkurtit, e janarit, për Berishën 30 vjet në politikë, për Metën që do të riciklohet, për Ramën që takon McGonigal dhe nuk jep shpjegime. 

Ne jemi primitivë. Politika jonë është paraurbane. Ne kemi një komunikim të cunguar, nuk e ndajmë dot publiken nga privati, nga ajo që të takon ty dhe ajo që është e shtetit.

Nuk e kuptojmë vlerën e kombit. Ne jemi të uritur dhe në një shkretëtirë shpirtërore morale dhe materiale. Shumë pas kohërave për të cilat flasim. Por nuk ka kohë. 

Atë që na ndan do të duhet tashmë ta bëjmë me vrap, jo më me hap. Ndryshe jemi të kërcënuar. Sepse injoranca të kërcënon, të vret, të zhduk. Por ne nuk mund ta lëmë injorancën të na zhdukë”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga.

38 Komente

  1. N
    Na mbyten budallenjt

    Prit prit se nuk kemi pare gje akoma,kur analfabetizmi te arrij nivelin e mbretit zogj. Sot edhe ata qe kane 2 apo 3 diploma jane analfabete,shiko vipat e BB ,shiko depudhjetet,shiko analistet e gazetaret e tv ve...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vrana Konti-Lidhja Qendron

      Ne kohen e Zogut kishte progres, ndersa sot ka regres, atehere ulej nr I analfabeteve, respektohej shteti, ndersa sot rritet nr I analfabeteve, maskarejve E sa per Rudinen ajo dhe I shoqi i saj jane nder kontribuesit e kesaj poshtersie sepse jane ne barrikadat e partive, and sidomos te nje partie qe zhduku shtresen e mesme e cila eshte rregullatori i shoqerise dhe baza nga ku dalin elitat qe drejtojne kombin. Nuk del elita nga llumi, e kane provu Anglezet dhe Francezet dhe ndodhi cfare ndodhi me revolucionet e tyre. Elitat ndryshojne fatet e kombit, kujtoni te gjithe atdhetaret e viteve 20 jo patronazhistet qe shesin motrat e nanat e tyre qe tigri te jape koncensione e as komiteti i mbrojtesit e votes te luftojne qe dylberi ti shese rruges Apo Zeni te marre ca usd me shume

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

        Respekte Vrana Kontit. Jo vetëm per emrin e madh që ke zgjedhur per komente, por edhe per vete komentin. Këta derrat e sotem nuk krahasohen dot me eliten e kohës se Zogut, qe kishin mbaruar studimet ne Vienë, Paris, dhe Romë. Edhe Enveri qe e shkaterroi eliten e Zogut, u mundua të krijonte eliten e tij, duke i çuar per studime ne Moskë, Varshavë, Budapest, Sofie, dhe Bukuresht. Pastaj këta u specializuan ne Vienë dhe Paris. Por shumë prej tyre vinin nga familje pa taban, si Sali Berisha, qe studjoi, por nuk u be kurre elitë. Mbeti po ai Komunisto-katunar qe ishte kur erdhi me valixhe druri ne Tiranë. Ndersa këta sot? Mos o Zot. Si mund te quash elitë Taulant Ballën, Arben Ahmetajn, Flamur Nokën, Xhelal Mziu, dhe Aldo Bumçin. Me mire merr nje pistolete dhe hiqja vetes, perpara se të quash këta kllufa demek elita jone politike. Por këta kane ushtri militante nga mbrapa dhe të bejne gjenden me dhunë, ndersa intelektuali elitë nuk perdor dhunë, as nuk jep premtime per punë per djalin ose vajzën, apo edhe per ata qe dalin ne bulevard se duan pune si roje shkolle apo spitali. Prandaj, elita del nga nje popull i kulturuar, dhe pastaj elita prodhon elitë. Deri atehere, t'i gezojne, Saliun, Metën, Aldo Bumçin, dhe Taulant Ballën. Nuk dalin dot të tjere pa hequr qafe këta.

        Përgjigjjuni
      2. b
        ben.

        Mbas baraceletes se burit me ujkun dhe ariun, qe ju tha shqiptareve ne edhe kur na kapni duke vjedhur nuk do ndalojme, del gruaja dhe na thote: me bute cuna me bute, une edhe dritani nuk i kemi bere akoma 5 milione euro si elisa, prandaj na lini te vjedhim dhe pak. Sa e peshtire

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mikeli

          "ben"! Koment i peshtire, si vet ata qe ta japin te shkruar qe ta botosh. Thote Saliu qe Elisa "vjedh", per te gjithe ju te peshtiret, nuk ka nevoje te mendoheni dy here, e ka thene Saliu? eshte me se e vertete. Sa e peshtire kur disa e kane koken tek fundshpina e xhahileve.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Illyria-Shqiperia

          Shqiperise nuk i duhen gjeni apo intelektuale te nivelit Nobel. I duhet vetem nje elite edhe jo shume ne numer, por qe te kete mbi te gjitha Patriote! Te doje Shqiperine me shume se çdo gjr (perveç familjes kuptohet). Dhe Shqiperia behet. I duhet shembull i kesaj elite, dhe shoqeria merr kthese e drejtohet ne zhvillim, prosperitet e harmoni!

          Përgjigjjuni
        3. L
          Labi

          Analizë e probleme ulërritëse të shoqërisë shqiptare. Kultura e bashkëjetesës që mungon, hakmarrja primitive që gëlon, Shqipëria që rrënkon nën peshën e primitivizmit dhe urrejtjes.Asnjë ditë e bukur. Të jetë kjo demokracia e ëndërruar, thua?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurveleshi

            O Labi o kokër gomari ? Ku e sheh analizen ti tek Rudina Xhunga një kanarinë e Edi Rames e njohur sot e 20 vjet?!

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dani USA

            Rudina me njerez si ti behet Shqiperia per 5 viet por njerzit si ti nuk hane dot buke ne politik se nuke te lene maskarenjet politikane qe investohen nga agjentura Ruso,serbe e Greke.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dani USA

              Komentet e tiera jane pa vlere.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dani

                Po tani e kuptove, moje Zonje? Të gjitha vendet muslimane, jane në të njëjten situat si ne në Shqiprie.. Di Kush që të më thote qofte edhe një vend të vet në bote që ka shumicen e popullsis myslimane dhe ai vend jetone në demokracie, liri, paqe dhe mirqenje??? Se pse të gjith lidrat politike dhe Fetar në vendet e Lindjes jane hajdute ose vrase, ose që të dyja bashke, siqe kemi ne Saliun edhe hajdute edhe vrase kures Rama me Meten jane hajdute dhe të lidhur me krimin për sa dime ne deri tani...

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylli

                  Me se e vertet,nje revolucion shoqeror me se i nevojshem,kthimin tek feja e vjeter.3 milion njerez 4 fe sjell vetem per carne

                  Përgjigjjuni
                2. m
                  mond

                  Mirë e ke moj Rudina por çdo gjë do kohën,bazën,ciklin etj.... e vet. Mbrapa kemi qënë dhe do jemi gjithmonë. Nuk eshte as çudi as fundi i botës. Çdo gjë eshte relative. Niveli i arsimit,shkencës,teknikës dhe çdo fushe që kishte vendi në vitin 90 nuk duhej ulur në asnjë mënyrë por perkundrazi bazuar në to të vazhdohej para për tu përshtatur me kohën. Tani e dimë shumë mire çfarë ndodhi në 30 vjet. Vendi eshte mbushur me xhami e ferexhe sikur jemi ne Pakistan. Dhe politika,dhe administrata dhe çdo gjë nga ky mjedis do dalë nuk do bjerë nga qielli. Ashtu si bota që ka qindra vjet kapitalizëm dhe eshte aty ku eshte dhe ne pas jo 100 por mbase 50-60 vitesh mund të marrim pak formë njeriu. Duket qartë se as paratë as vilat dhe çdo gjë tjetër që kanë zaptuar keto kohë nuk i kanë bërë më njerëzorë,por thjesht kanë ndryshuar pamje. Injorancen nuk mund ta lëmë të na zhdukë....po vërtet, në fakt injoranca po na mbyt....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Proshi

                    Tani të bësh të barasvlershme dhe E. Ramën për hir të ekuilibri, pra që zonja të quhet asnjanëse është mëse budallallëk. Dhe kjo ndodh për pothuaj gjithë ata gazetarë të pakët , që duhet thënë se kanë integritet moral dhe profesional. Pra disi të ekuilibruar para së drejtës. Por ja ndjehen komod që kur zenë emrat, e Saliut, Metës, Bashës, Monikas, Mediut, Zenit etj e shkasin gojën dhe për Ramën , pa as një provë, thjesht opinion edhe kur nuk kanë asnjë fakt. Pra thjesht se ky i fundit ka 10 vjet në krye të një shteti dhe ende nuk i kanë gjetur një rast të vetëm korruptiv në adresë të tij. Xheloze në budallëk.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emiljano

                      Nje rast te vetem korruptiv rames!!!hahahahahahahahaha.. rama nuk eshte vrases si ai tjetri po,por per korrupsion shoku im ai shtet eshte i zhyt ne llum

                      Përgjigjjuni
                    2. G
                      Goni

                      Nga sasia dhe cilesia e komenteve besoj do arrish te marresh pergjigje rreth shqetesimit tend Rudina.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                        Ne fakt ti shkelqen per dije.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E vërteta shqeto

                          Nuk është çështje injorance por xhungle hajdutësh të cilët mbajnë rreth vetes injorantë servila dhe shpopullojnë pjesën tjetër. Kanë kapur drejtësinë dhe bëjnë ç'të duan. Në këtë kasaphane kontribuon edhe D.Hila me propagandën e tij pro rilindjes.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bozhigradi

                            Nuk shtoj asgje se kam frike se i ul vlerat komentit tuaj. Respekt! Dhe le ta lexoje zonja Xhunga se ka shqiptare qe ja lexojne asaj letren ne xhep.

                            Përgjigjjuni
                          2. I
                            Ish shoku yt

                            Rudina Kete e kemi peshqesh nga ata qe dikur I quanim te mencurit e shqiperise "elita shqiperise" cka tregoi se e keqja kishte filluar me kohe edhe ajo elite mund te Ishte cdo gje por jo elite sepse elita Ishte zhdukur me kohe edhe shkaterimi kishte kohe qe kishte filluar edhe sot jemi ketu jo rastesisht. Te uroj gjithe te mirat.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fred

                              Fiks fare! Sa per Ramen, ai i ka dhene disa here shpjegimet.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Illo

                                Shume e vertete! Mbijetesa e Kombit eshte ne rrezik!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Albusa

                                  Zonja Rudina ,Ku e vendos vetvehten ,ne çfarë niveli je ti moj Dritare .Me ato emisionet e tua të mbushura me Belulë që flasin për bëma e heroizma ti moj zonjë po fundos edhe më shumë në terr atë popull të mjerë qe politika e ka shpërbëre ne një krijesë wë rron vëtëm për të ngrënë .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Genti

                                    Bravo Respekte! Je nga te vetmet gazetare ne Shqiperi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Jugu

                                      Je bere sherbetore e Rames me gjithe burrin dhe nuk te ka dale keq. Ja permend emrin shkaras sa per tu dukur dhe flet per te coroditur opinionin qe tani sdo ta shohe me Ramen me sy.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Qytetari i Moralshëm

                                        Ka shumë të drejtë. Po ndërkohë në Big Brother Armalndo Kllogjer-KLLOUNI ka bërë shurrën live në publik, përpara kamerave. Ky veprim u bë në ndjekje të një këngëtari tjetër të talentuar, por me probleme të rënda etike dhe psiko-patologjike, i cili quhet Luis Engjlli-SHEJTANI. Të dyja këto gjeste përpara kamerave parashikohen nga Kodi Penal si veprime të pahijshme/të turpshme në publik dhe PROKURORIA DUHET TË VEPROJË MENJËHERË. Nëse të qenët në Big Brother është rrethanë lehtësuese, atëherë le të përfitojnë të dy ulje të dënimit. Por gjesti i turpshëm u konsumua në Republikën e Shqipërisë dhe Kodi Penal ka fushë veprimi në të gjithë territorin - edhe brenda asaj “shtëpi-HALEJE” të superdiskredituar! Ora delikate kur u bë veprimi i turpshëm ishte, aq më shumë, rrethanë rënduese: fëmijë e të rritur, të moralshëm dhe të pamoralshëm ishin të gjithë përpara ekranit dhe u kapën të gjithë në befasi. Teatri i Operës dhe Baletiti në Sheshin Skënderbej duhet ta pushojë direkt nga puna Armaldo Kllounin, për prishje të moralit publik. Jo çdo gjë që thuhet ose bëhet, në këtë botë, lejohet!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Iliri

                                          Politika ka pergjegjesi te madhe per injorancen qe ka perfshire Shqiperine.Kolonat kryesore te zhvillimit te vendit kane te bejne me politikat ne cdo sektor te arsimit,ekonomise,shendetsise,shkences,artit dhe kultures.Pushteti gjyqesor qe duhet ti vinte’’ kufirin tek thana’’ ne keta 30 vjet demokracie kujtdo qe do te abuzonte me pushtetin politik e kemi pasur dhe e kemi akoma si “ kadileret “e dikurshem,injorante e te paskrupull.Presidentet,nje prej pushteteve te demokracise(vec mandatit te Z.A.Moisiu)i kemi patur per qoka e hosanara.Pushtetin tjeter te medias(ku beni pjese dhe ju moj Rudine) asnje here nuk ka menduar e punuar per interesin publik dhe zhvillimin e vendit,por per interesat e boseve te medias dhe interesat e vogla te moderatoreve,analisteve e opinionisteve.Akademia e Shkencave qe do te printe ne zhvillimin e shkences,artit e te kultures akoma nuk ka dale nga niveli qe e zhyten ne keta 30 vjet.Te vetmin qe punon dite e nate e qe reflekton dije dhe kulture e sulmojme,sic e sulmoni dhe ju oj Rudine,per te qene e barazlarguar apo e distancuarnuk di te them.Atehere kush do te na prije ne luften ndaj injorances?Marika me siguri…

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Davidi

                                            Gazetarja me gafaxhie, pas Alma Çupit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dani USA

                                              Abusa:ja ta kthei une pergjien ty ajo hyne ne kategorin e njerzeve me shtylle kurrizore,dhe jo si ti.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Simpatizanti

                                                Sa shume te qarte e paske situaten moj Rudina !? Cak e fap dhe zgjidhet cdo gje si me suste.Tani dil dhe kerko votat e popullit ose dil ne treg dhe bli disa politikane per Shqiperine ,qe ty te dhembka kaq shume . Edi Rama per ju qenka i barabarte me kriminelin dhe spiunin. Te lumte Rud-ina

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Patrioti

                                                  faji eshte i juaji dhe i kolegeve tuaj e nderuara Xhunga, qe ne gjithe keto vite keni promovuar pisllekun, hajdutllekun, kurverine , korrupsionin, mitin e te fortit etj etj antivlera

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Loni

                                                    Zonjë, fillojeni nga vetja: pergjigjiuni pyetjes Çfarë kam bërë unë qe te mos jetë keshtu... Unë them se jo vetem s'ke i bërë asgjë por keni kontribuar madje shumë shumë që të jetë keshtu... Një mënyrë për të dalë është të shikosh si ka qenë pardje, dje sot... Nxjerr vlerat dhe antivlerat dhe vendos... Por ju bëni pjesë tek antivletat pse s'ia keni idene se ç’janë vlerat...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      Indinjata

                                                      Me provokon shume paragrafi i fundit ku artikullshkruesja perifrazon:"Por ne nuk mund ta lëmë injorancën të na zhdukë”! Faktikisht ne na kane zhdukur znj.Rudina,por e kemi kuptuar vone pasi kane kaluar 30 vite.Ndoshta tani kuptojme qe po te tregoheshim injorante ,kanibale e mesjetare qysh ne vitet 90 sot minimalisht duhet te perfaqesonim popullin ne parlament siç kane bere me radhe kriminele qe akoma e kane te shkruar ne balle e qe çirren çdo dite si çakenjt ne pyll !Ndaj keqardhja qe shpreh sot eshte tejet e vonuar e per rrjedhoje sot nuk eshte shqiptarizmi qe drejton klete vend por kanibalizmi dhe aresyeja eshte fare e thjeshte sepse ai tashme ka nje imunitet 32 vjeçar! Ndaj mos prit dhe mos u trishto sepse "kuplarane" e ndertuam ùme duart tona e mos kerko ndere ne te sepse eshte shtepia e prostitucionit.Maestro ne BBVip 2 ka bere shurren i ndihmuar edhe nga kllouni shkodran qe ka çmendur gjithe injorantet!Ky eshte lajmi i dites ne kete kuplara e nderuar znj.Rudi .E ç'ka i duhet me shume kesaj shoqerie !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. x
                                                        xhemal

                                                        Rudine keshtu si shkruan mbush thesin e sali germadhes e Like floririt...ndermarrja e pastrimit do kete shume mundime e shpenzime per ti ndare...je gazetare ,intelektuale duhet te cfaqesh idete e mendimet e tua Jo si njeri i deshperuar por i kethjellet..si nuk dallon dot kush eshte kunder progresit e kush jo?nuk te mjaftojne tragjedite kombetare 94,96,97,98,2008,2011,e Tere marrezite e tjera per te thene cope gjerat cdo dite qe kujtesa kolektive mos te myket.nuk e di pse doni ti beni te gjithe pergjegjes nuk nioh interesat e tua ekonomike por ju keshtu i jepni force deshperimit Jo besimit,bashkimit,paqes ,zhvillimit..pa u analizuar,gjykuar salizmi si ideollogji e praktike ne shqiperi do sundoje kaosi e mbi te gjiitha ai mediatik

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Ska problem

                                                          E ke gabim zonj gazetare kaq e pati injoranca qe po qendron ne pushtet bashke me ju “ shtypin “ qe i sherbyet si sahan lepires

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. X
                                                            Xhelua

                                                            Dan jam plotesisht dakord me ty . Ne jemi vend islamik dhe si te tille keshtu do ecim , me fise , me miq me tarafe dhe Rama u perpoq ne fillimet e tij por e pa qe po te vazhdonte do e pesonte si F Noli ndryshoje politike vajti u be synet te Erdogani dhe tani ben politiken qe do populli musliman.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. m
                                                              maks

                                                              Ka nevoj atdheu per debile si Xhunga

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. s
                                                                shpiragu

                                                                Z Rudina,ke qene dhe mbetesh gazetarja me e mire e vendit.Gjithmon e sakt ne mendime dhe ne vleresimin e situates dhezhvillimeve ne VENDIN tone.Mos i degjo komentusit qe te Z ZRudina keni qene dhe mbeteni gazetarja me e sakt dhe objektive ne Shqiperi.Mos i vere re ata komentues qe te sulmojn ,se jane pjese e atyre qe e kane lene kaqe mbrapa kete vend.Nuk mund te thirren ne drejtim intelektualet dhe te diturit ,sepse jane injorantet te privilegjuarit qe bejne aprovuesit dhe duartrokitesit ,qe mledhin kotheret dhe lemoshat per te mbijetuar,jane perfituesitme te medhenj te pasuris te ketij POPULLI te raskapitur.Nje SUGJERIM kam ,mos e fute kurre Edi Ramen ne liste me saliun dhe ilir metaj.Rama mund te kete mungesa ,por eshte i vetmi POLITIKAN qe po punon per kete VEND.Nga juve dhe Dritani kerkojm vetem objektivitet ashtu si keni BERE deri tani .Respekt ZONJE e nderuar.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje