Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës së mbështetjes sociale.
Të gjithë pensionistët me vite të plota pune, që kanë pension deri në 40 mijë lekë, do të marrin një bonus prej 1 800 lekësh shtesë në muaj.
Ndërkohë, pensionistët urbanë me pension të pjesshëm dhe të ardhura deri në 22 mijë lekë do të përfitojnë një bonus mujor prej 800 lekësh.
Pensionistët ruralë, me të ardhura deri në 18 mijë lekë në muaj, do të marrin shpërblimin prej 1 mijë lekësh nga muaji i ardhshëm.
Mbështetje financiare do të ketë edhe për kategori të tjera. Invalidët do të përfitojnë bonus mujor prej 600 lekësh, ndërsa përfituesit e pensionit familjar do të marrin shtesë 700 lekë në muaj.
Këto bonuse do të shpërndahen gjatë gjithë vitit 2026, ndërsa për vitin 2027 është parashikuar dyfishimi i vlerës së tyre.
Rritja që do të pësojnë pensionet në vitin 2026
Pensioni urban do të rritet me 1800 lekë
Pensioni urban i pjesshëm me 800 lekë
Pensioni rural me 1000 lekë
Pensioni familjar me 700 lekë
Pensioni i invaliditetit me 600 lekë
Kjo quhet propagande për pensionistet, sepse për pensionet e plota nbi 40000 leke në muaj nuk ka bonos1800 leke, dmth do te bejmë barazimin e pensioneve ata qe e kanë te larte mbi 40000 leke do te barazohen me ata qe e kanë poshte 40000 leke, dhe qe kanë vite te plota pleqërie. Ndryshe u tha nga Kryeministri para një muaji qe tekstualisht tha kush ka pension te plote do ti shtohet në muaj në vitin 2026, 1800 leke, kurse vendimi e thote ndryshe, ne qe e kemi pensionin mbi 40000 leke nuk do marim bonos dhe në vitin 2029 do te behen te gjithë pensionet e plota te barabarta, eshte absurde dhe pa drejte sepse ai qr e ja pensionin mbi 40000 leke ka derdhur më tepër kontribute, kërkoj një sqarim nga specialistet e fushes
Sigurisht është gabim, madje i rëndë. Indeksimi i pensioneve bëhet mbi bazë përqindjeje, sipas nivelit të inflacionit dhe duhet të jetë njësoj për të gjithë. Si rregull aplikohet 1 ose 2 herë në vit. Vendimi aktual nuk është indeksim, është një masë me karakter politik e social për uljen e varfërisë. Dhe këto masa njihen dhe aplikohen të themi 2 a 3 herë në vit, por jo të përmuajëshme. Ndërsa si është përcaktuar në këtë VKM, është një hap flagrant që rregullon përkohësisht një kategori, por hedh në erë parimin kontributiv. Për ata që nuk përfitojnë këtë radhë, në fakt është aplikuar një taksë e fshehtë mbi pensionet.
Vendim shumë i padrejtë për pensionistët me të ardhura mbi tavanet e parashikuara në të pesë pikat e e këtij Vendimi. Qeveria duhet ta rishikoj dhe të mos e denigroi këtë shtresë të gjerë pensionistësh. Kjo është e papranueshme dhe nuk shkon në linjën e premtimeve të bëra për rritjen e nivelit të jetesës për këtë moshë, e cila i ka dhënë shumë kësaj shoqërie.
Hahaha çfarë gomarllëku. Supozojmë se dikush e ka pensionin 39999 lr dhe përfiton rritjen 1800 lr , kuptohet në muaj. Ky megjithëse ka kontribuar më pak se ata që e kanë 40000lr, do marrë më shumë se kjo kategori. Kësaj i thonë të shpërfillësh kontributet. Cili ekonomist e ka propozuar këtë skemë? Mbase Flamur Flama, apo Ridvan Bloza, apo ndonjë torrollak tjetër. Aferim.
Hahaha! Edhe ai i shembullit tuaj, 1 lr do mari, deri në 40000 lr (difereca do i zbritet). Të na rroj Partia, Qeveria dhe ekspertët e l...shit! Kalofshi bukur!
Nuk e di se cplan ka Kryeministri por dua te komentoj qe dhe me kete shume 1800leke nuk me ploteson pensionin real qe duhet te kisha ne krahasim me koleget e mi qe kane dale pas 2015-tes , dhe ne qe kemi dale para 2014-tes ne vende pune te njejte kategori te njejte une mare 50% me pak se kolegia ime si dhe me aresim te njejte , jemi paguar me ligjin e vitit 1993 duke na dhene lemoshe ? Ju qe e keni pensionin mbi 40000 leke , a mendoni per nje mjek qe ka dale ne vitin 2000 dhe sot e ka pensionin 22100 lek ne muaj edhe pse i ka vitet e punes te plota 33 vjet a do te jetoj valle ku pensionist sa te vij viti 2029 qe ti behet pensioni 40000 leke ? ??? Vendoseni vete cfar padrejtesie ? Nuk bej me faj qeverine Rama , asaj i bie detyre te korigjoje prapesite e harbutit qe kerkon sot te bej te ndershmin sali kriminelin ai eshte zanafilla e gjith kesaj katraure ???
Unë nuk kam punë me ata qe kanë punuar para vitit 2014 dhe kanë pension te ulët, uroj qe pensioni i tyre te rritet, por rritja duhet te jete e njëjta për te gjithë, nuk kam faj unë pse një mjek, inxhinier, ekonomist qe marrin pension te ulët dhe qeveria duhet te nxjerre një vendim te veçante për këtë kategori për rritje pensioni, unë qe marr pension mbi 40000 leke kam punuar 45 vjet punë, inxhinier ku kam punuar në Firëze, Koman, Banjë, Bovillë etj dhe kërkoj për kategorinë time e nuk jam për kundra për ju që tu ngrihet pensioni sa mua e më shumë se mua
Marrja e vendimit për rritjen e pensioneve ka qenë gjithnjë i e pamaturuar dhe e pa studiuar. Pse mendoj kështu: Sepse për të njëjtën punë, për kohë të plotë nuk ka arësye se pensionet të jenë të ndryshme, kjo do të thotë se se nuk është bërë indeksimi do të thotë që me kalimin e kohës gjithnjë do të ndodhë gjithnjë një diferencim dhe ky diferencim do të thellohet. Pensionisti me vite pune të plota në çfarë kohe që të ketë dalë me të njëjtin profesion duhet ta ketë pensionin e njëjtë me kolegun e tij në çdo kohë pavarësisht daljes në pension. Në të kundërt ai që del më parë në pension, i ulet niveli i jetesës çdo vit që kalon, sepse pagat po rriten nga viti në vit (për punonjësit). Pra për pensionistët nuk do të bëhet vetëm shtimi i të pensionit nga infacioni(rritja e çmimeve), por dhe nga indeksimi i pensioneve me aktualitetin e pagave në kohën që ato ngrihen(të punonjësve aktualë) Përfundimisht pensionistët mbas një kohe kalojnë nga një gjendje ekonomike kur ai del në pension, e pranueshme, më vonë në pamundësi për të jetuar dosido, dhe më vonë në varfëri të plotë. Konkretisht kështu i ndodhi aktorit të madh Kadri Roshi që këto ditë kanë shkruar në gazeta, kjo po ndodh me problemin e pensioneve dhe kështu do të vazhdojë nëse ky problem nuk studiohet seriozisht.
Un nuk maj men vitet që kom fillu pun në ferm kom punu qy në moshën 13 vjeçe u prish ferma ku të punoja nuk gjeta pun sot jam 73 vjeçe mar 100 mije lek pencjon me shtesat më doli 67 mijë lek kaq mashin kondribut sa i humën vitet nuk kam femi çfar të boj të laj Drita uj ilaçet apo buk
Mendoj se këtu ka një lapsus ose një keqinformim me prapavijë politike Pse mendoj kështu ?? Sepse në tërë propogandën e tv referuar ISSh dhe daljet e kryeministrit qoftë dhe në përshëndetjen e vitit të Ri si dhe ekspertët e e ekonomisë dhe financave theksojnë që nga kjo rritje nuk kanë përjashtim asnjë kategori pensionesh qoftë dhe ata që e kanë pensionin mbi 40000 lek . Por sot po botohet vkm që sipas këtij vendimi u përjashtuakan kjo kategori .Mirë ??!! Po argumenti financiar ku është po ai social ,po ai i të drejtës për të fituar nga çdo vendimmarrje për të mos stonuar mirëqënien e ksaj shtrese .? Po kontributet që kanë dhënë kjo kategori për rreth 40 vjet ku shkojnë ??Si do ta justifikojë mos dhënien e bonusit vjetor për këta 200000 -300000 mijë pensionist që marrrin mbi 400000 lekë ??Si do të justifikohet që për 5 vjet deri në 2030 për këtë kategori nuk parashikohet rritje apo bonuse përveç 2-3% për inflacioni Ehhh sa pyetje mund të bëhen e sa efekt moral negativ bën një vendim i tillë në qoftë i vërtet?? Por nuk e besoj që ky vendim të bëjë këtë handikap. Le të presim një sqarim zyrtar të KM dhe jo portalet që i bëjnë lajmet si bukët e furrës., .
Nuk esht e drejt qe mo s tu rritet pensioni ata qe Marin mbi 400 mij lek Kan derdhur kontributet