Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës

28 Qershor 2023, 22:40Sociale TEMA

Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës

Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara nga `Scan Intel`. Kjo normë e vendos vendin tonë në vend të parë të padiskutueshëm dhe pa rivalë të tjerë në Europë. Mesatarja e Bashkimit Europian sa i përket peshës që përfaqëson konsumi i mishit në raport me ekonominë fiksohet pranë vetëm 1.5%. Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, pra dy vende të rajonit janë dy ndjekëset më të afërta të Shqipërisë në këtë indikator, me një normë pranë 5.1%.  Në nivel Europian, Irlanda me 0.4% dhe Luksemburgu me 0.4% renditen në vend të fundit në kontinentin e vjetër.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave në një vit shqiptarët konsumojnë rreth 1 miliard euro mish. Kjo shifër është më e lartë se mishi që konsumojnë në një vit qytetarët e Islandës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të marrë së bashku. Nga ana tjetër kujtojmë se, të dhëna të ngjashme nga Eurostat tregonin se mishi përfaqëson thuajse 1/5-tën e shpenzimeve të një shqiptari për ushqim në muaj.

Por, ndërkohë që në raport me ekonominë, konsumi i mishit në vendin tonë zë 6% të saj, sa mish konsumojnë realisht shqiptarët? Po sipas Eurostat, mbi të dhënat e vitit 2022, një shqiptar shpenzon për frymë rreth 387 euro në vit, ose rreth 32 euro në muaj. Në rast se do të bënim një përllogaritje të thjeshtë, bazuar në numrin mesatar të anëtareve të një familje në vendin tonë, atëherë rezulton se mesatarisht një familje shqiptare konsumon rreth 1431 euro mish në vit, ose rreth 119 euro në muaj.

Ndërkohë që një shqiptar mesatar konsumon rreth 387 euro në vit për mish, një europian mesatar konsumon rreth 543 euro. Por kjo diferencë vjen kryesisht për shkak të ndryshimit të çmimeve, pasi në Shqipëri mishi kushton mesatarisht sa 73.4% e çmimeve në Bashkimin Europian. Pavarësisht diferencës së çmimeve, një shqiptar konsumion më shumë mish në vit se një bullgar apo polak, ndërkohë që në rajon jemi të dytët, vetëm pas Malit të Zi. Gjithsesi, në rast se do ta zhvishnim nga diferenca e çmimeve, një shqiptar rezulton se konsumon mish në sasi në vit thuajse njësoj sa një europian.

Pra, shqiptarët duket se janë “mishngrënësit” e Europës, pasi edhe pse në sasi konsumojnë thuajse njësoj me mesataren e 27 vendeve të unionit, ky konsum përfaqëson 6% të asaj që ekonomia prodhon në një vit, si asnjë vend tjetër europian.(Roel Korkuti)

11 Komente

  1. F
    Filmi artistik!

    Merreni kete artikull dhe nderroni emrin shqiptar me grek, maqedonas, bullgar. Artikull i pergatitur ne qarqe te caktuara qe te heqim mishin dhe te hame ate sintetik. Keshtu ka thene Billi. AI ka investuar miliarda qe njerezit te hane mish sintetik. Nuk duhet ti shkoje dem. Investimi. Harrova. Te vetmet qeliza qe shumefishohen pa kontroll ne trup te njeriut jane ato kanceroze. Miresevini ne nje bote ku kancerin do ta hame nga laboratori qe te mbrojme klimen

    Përgjigjjuni
    1. T
      Time traveler

      Ore ça vertiteni anes e anes, jo me euro, jo me perqindje ... Jo me shume e jo me pak mish ... ne krahasim me ate e ne krahasim me kete. Shkruajeni ore troç ... sa kilogram mish konsumojne shqiptaret dhe ku renditemi ne krahasim me te tjeret.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexues

        Jane gjysem analfabete qe i bejne gazetare ekonomike. Nuk kuptojne raportet qe lexojne por mundohen te gjejne tituj bombastike. Nga sa kuptoj, hame mish njesoj sa te tjeret por ky ka vendosur te na quaje mishngrenes.

        Përgjigjjuni
      2. p
        pjeter

        Jemi te beses, mikprites, trima me njeri tjetrin,servila kur na i do puna, dikur ishim barngrenes,tani me gjithe trysnine e Saliut ti ktheheshim barit, ju kthyem, por nje bari tjeter, se shperblim, tash kemi titullin e mishngrenest te Europes, e ne fund, jemi edhe nje cike pordhamane, qe po vazhduam keshtu, si rrjedhoje fisillogjike do te behemi dhjeramane!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Pune qenesh/sunitesh ,vari kkkkkkk......

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klaus Shaba

            Ku i gjetet keto shifra ju mor idiota. Shqiperia ka rrogat me te uleta ne Europe dhe cmimin e mishit e ka po aq te larte sa ne Europe dhe ju dilni me lajmin sensasional qe Shqiptaret konsumojne me shume mish nga te gjithe Europianet. Ju jeni debila fare. Ne Europe konsumohet mish sa te duash. Madje Europianet pjekin mish me grille cdo fundjave. Une nuk mbaj mend qe prinderit e mi ose une vete te kem pjekur mish ne grille ndonjehere. Lerini rehat Shqiptaret ne varferine e vete. SHqiperia eshte vend i varfer dhe nuk mund te jete ne vend te pare per asgje sepse ne rang Europian eshte gjithmone ne vend te fundit dhe pike.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beno

              Po turistet i ka llogaritur Eurostat? mos ja fusni kot.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ergysi

                Sakte.

                Përgjigjjuni
              2. B
                Ballkanstat

                Mos u nxehni kot ore te mjere se nuk ju vrau kush !!! Behen edhe gabime nga Eurostat ...nuk prish pune ...ja de e kaq !! Ndoshta ata te Eurostat kane mare si prove ate foton e Gjergj Luces me qingjin e pjekur per bajram dhe kane menduar se te gjithe shqipot hane keshtu nga n=je qingj ne vaktit . Plus do kene pyetur rruges ndonje "podhac" qyqar se sa mish konsumon ne vaktit dhe pordha mundet (nga deshira e te uriturit per buk ) ti kete thene se konsumon nje qingj ne vaktit .....e atehere ç'ka ketu per tu nxehur ? Kur na shajne nxehemi por edhe kur na lavderojne prap nxehemi ...dreqi e mori kete pune !!!

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Irene

                  Nuk e besoji qe konsummojme shume mish.Shumica nuk kane leke per zarzavate dhe buke.Mishi ,qomshti djathi etj.jane luks per ne.Shumica me shume ushqehen me krah pule ssa per ere.Me habit kjo.Flas ne pergjithesi se ketu ka me shume familje te varfera.Ata.qe kane ekonomi te mire nuk diskutohet qe e konsumojne mire mishin.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    daja

                    Gazetaret jane te gjithe ngeles ne matematike, prandaj lexojme keto shifra e krahasime ne % pa lidhje fare .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje