"Është 1 Prilli, por kjo s’është shaka", Yuri Kim jep lajmin e mirë për shqiptarët që duan të shkojnë në SHBA

1 Prill 2022, 12:47Sociale TEMA

"Është 1 Prilli, por kjo s’është shaka",

Të gjitha vizat turistike dhe të biznesit për në Shtetet e Bashkuara, nga sot do të lëshohen me një afat 10-vjeçar.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është përshëndetur me një aplikante shqiptare, e cila është edhe vajza e parë që merr një vizë amerikane të vlefshme për 10 vjet.


Vlefshmëria e vizave amerikane turistike dhe të biznesit, të dhëna që nga dita e sotme do të zgjaten nga 3 në 10 vjet.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA:

Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë. Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

 

3 Komente

  1. N
    Nik

    Po sala me grua e fmi per sa vjet e ka vizen Amerikane?

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      shume mire, po kur ta marrin ...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franci

        Eshte lajm i mire , nga ato lajme qe shkruan me germa te medha dhe ne krye te gazetes , ky lajm ka dhe neneshkrime me germa te vogla , atje pikerisht fshihet e verteta ..... Psh , sido te shkosh ne USA , ose si turist ose si biznesmen , nuk e kalon aerodromin pa patur nje sasi te konsiderueshme parash kash , ose ne karte qe duhet tua tregosh oficerave te doganes ose policise , ......do te pakten deri ne 3000 $ te kalosh si turist , me qindra $ nuk ke shanc , do te thone se : ti nuk ke ardhur per turizem , por per pune ....keshtu qe per ne shqipot e varfer qe duam te kalojme kufirin dhe te qendrojme 90 dite duam te punojme , nuk perben lajm .....nejse

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje