
Kryeministri Edi Rama tregoi se qeveria e tij po përgatit një plan që të nxisë familjet që jetojnë në pallate, të prodhojnë vetë energjinë përmes paneleve diellore.
Por plani, që në nisje ka disa vështirësi të momentit.
Ekspertë të fushës së energjisë thonë për Gazetasi.al se një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kwh për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga dielli.
Ka edhe një udhëzim të përgatitur nga Ministria e Energjitikës që thotë se njësia vetëprodhuese, e cila e shndërron energjinë diellore në energji elektrike, duhet të vendoset në objektin e konsumatorit.
Por për momentin kjo zgjidhje mund të jetë e bëshme vetëm për ata që jetojnë në banesa private dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas ekspertëve, energjia diellore shërben vetëm për produktet hidrosanitare dhe jo për prodhim energjie për ngrohje, pajisje elektroshtëpiake apo ndriçim. Të dhënat zyrtare tregojnë se 65% e energjisë që prodhohet në rrjetin energjetik shkon për konsum familjar. Në një familje 40 përqind të energjisë e zë konsumi për ngrohje, gatim, pajisje elektroshtëpiake dhe vetëm 25% shkon për pajisjet hidrosanitare, dush, bolier.
Plani ende në gjenezë i shpallur nga kryeministri nuk tregon se panelet për familjarët do të jenë të aftë të prodhojnë gjithë energjinë që i duhet një familje apo vetëm për shërbime sanitare. Se në mos qoftë kështu,atëherë ka një ligj dhe ende nuk është e qartë se pse duhet një plan.
Nga ana tjetër ,“Jo të gjithë abonentët familjarë kanë mundësi ta instalojnë pajisjen pasi ka disa kritere”, thonë ekspertët.
Abonentët në pallate deri më tani e kanë patur të pamundur pasi bashkitë nuk u japin leje sepse vendosja e tyre në tarraca konsiderohet problem për sigurinë e ndërtesës.
Ekspertët thonë se edhe për familjet që grupohen së bashku për të investuar në impiantet fotovoltaike që prodhojnë energji diellore, kushtet janë që duhet të sigurojnë sipërfaqe të mëdha dhe të krijojnë kushtet për ta injektuar në rrjet.
Sipas tyre, në kushtet e një rrjeti të ngarkuar, jo të gjithë aplikantët lejohen të kryejnë këtë investim.
Ekspertët thonë se edhe për familjet që grupohen së bashku për të investuar në impiantet fotovoltaike që prodhojnë energji diellore, kushtet janë që duhet të sigurojnë sipërfaqe të mëdha dhe të krijojnë kushtet për ta injektuar në rrjet.
Sipas tyre, në kushtet e një rrjeti të ngarkuar, jo të gjithë aplikantët lejohen të kryejnë këtë investim.
Aktualisht, referuar udhëzimit, injektimi në rrjet do të lejohet për kategorinë e konsumatorëve shoqëri e vogël ose e mesme apo klientë familjarë që kanë kapacitet deri në 500 kWp për vetëprodhimin e energjisë elektrike, të cilët mund të prodhojnë një pjesë ose të gjithë energjinë elektrike që konsumojnë nga impianti fotovoltaik diellor.
Por nga ana e saj, OSHEE-ja mund të refuzojë aplikimin në rastet kur standardet e planifikuara të sistemit të shpërndarjes në Kodin e Shpërndarjes, nuk u sigurojnë aplikuesve, frekuencën në kufirin normal të operimit, luhatjet e lejuara të tensionit dhe parametrat teknikë të tjerë sipas legjislacionit në fuqi, në pikën ku kërkohet të bëhet injektimi.
Çdo subjekt ka të drejtë riaplikimi pas plotësimit të mangësive dokumentare, përmirësimit të cilësisë së rrjetit apo marrjes së masave të optimizimit të rrjetit nga vetë klienti me koston e tij.
Vetëprodhuesi duhet që të instalojë sistemin brenda 6 muajve nga data e miratimit të aplikimit dhe të bëjë njoftimin pranë OSHEE-së për përfundimin e këtij instalimi.
OSHEE-ja mund të shkëpusë impiantin për vetëkonsum, në rast kur vërteton se klientët kanë projektuar një impiant i cili në harkun e një viti tejkalon konsumin e energjisë të klientit ose kur vërtetohet se impianti është instaluar dhe/ose funksionon ndryshe nga projekti i miratuar./ SI
Sipas ekspertëve, energjia diellore shërben vetëm për produktet hidrosanitare dhe jo për prodhim energjie për ngrohje, pajisje elektroshtëpiake apo ndriçim. Ju dhjefsha ekspertet! Eshte ceshtje siperfaqeje ne rradhe te pare, dhe ne rradhe te dyte, ka shtete shume me te zhvilluar se ne qe kane deshtuar me injektimin ne rrjet. Nese do merrnin beteri edhe mund te behej, po shqipot nuk paguajne ashensorin, do blikan panele... Muhabet vk me pak fjale.
Expertet jo vetem te kundershtojne por te japin variantin e tyre.Prandaj s'bejm perpara se vetem kundershtojme.Te filloje.Rendesi ka te jemi nje hap perpara.Une mendoj qe te krijohet mundesia qe uji nga depot te kete forcen e duhur per te shkuar tek depot fam.ne taraca.Nqs do arrihej kjo heqja e pompave ne te gjithe Shqiperine do te ishte kursim i konsiderueshem.
Po mire o Mero experti aq merr vesh, po gazetaret, pse nuk marrin ndonje info shtese, se cfare eshte kjo lloj energjie, dhe si fitohet, se po u perfitua, mund te perdoret edhe kjo njelloj si energjia qe perfitohet nga hec. Nuk ka dallim midis kw te heceve dhe atyre te energjise diellore. Oh cfare expertesh nxjerrin universitetet e sotme, edhe s'marrin vesh edhe japin mend. Turp.
Nuk eshte fare e veshtire por ka disa kushte: -Te kesh sipefaqe te lire ne tarrace ose cati -Siperfaqja te shikoje nga jugu -Dhe me e rendesishmja eshte te kesh te ardhura ta perballosh sepse kosto e investimit vetshlyhet per 10 vjet megjithese qeveria te applikon 26% tax credit ketu ku jetoj une. -Panlelet per aplikimet shtepijake jane afersisht 60 x 100 cm (varet nga tipi) -jane te lehta dhe kane garanci per 25 vjet. Une kam projektuar dhe ndertuar ne shtepine time nje sistem prej 13.88 KW ne cati- gjithsej 37 panele. Me poshte po tregoj leximet e nje jave nga systemi. Duhet te instaloni sahat te "zgjuar" qe regjistron shitjet dhe blerjet ne rrjet. Dita Data Prodhimi Ditor(KWH) Konsumi Ditor Ditor(KWH) Shitje Ditore ne rrjet (KWH) 1 Hene 21 33.50 31.40 16.20 2 Marte 22 30.10 52.70 9.30 3 Merkure 23 11.00 35.90 0.80 4 Enjte 24 10.80 45.00 0.40 5 Premte 25 13.60 43.20 0.40 6 Shtune 26 5.20 44.30 0.00 Shuma 1 104.20 252.50 27.10 Mund te instaloni nje bateri neqoftese doni te mos blini fare ne rrjet (une se bere tani per tani)
Instalimi i paneleve djellore do jete trendi i kohes. Qeveria gjermane, psh, e ka objektivin e saj qe ndertesat e reja do jene me panele. Do synohet qe dhe ndertesat qeveritare te perdorin energjine diellore. Pra aplikimi i kesaj teknologjie nuk perben problem. Kjo duhet te ndodh dhe ne shqiperi. Duhet nje akt i ri ligjor qe te mbeshtese kete synim. Veshtirsi ka, po kjo nuk do te thote se eshte e pamundur.
Ne fakt taracave te pallateve te vjetra edhe keto i mungojne... Te gjith hallelinjte qe vuajn nga rjedhja e taraces me ligj duhet te paguane te gjith banoret por kjo nuk ndodh.
Nje shtet cop cop. Keto ligje te tjeret kane 20 vjet qe i kane miratuar, keta tanet nuk dine se cfare duan te bejne ende. Idjotesia mene madhe qendron tek fakti qe nese ti prodhon me shume se cfare konsumon, ta nderpresin lidhjen. Ne perendim ia shet shet shtetit tepricen.
Po Cimi. Ka shtete qe mbeshtesin nisiativat private per prodhim energjie me panele diellore. Aplikon, merr lejen dhe bashke me te nenshkruan nje marrveshje per shitjen e energjise te shteti. Kjo i jep rruge nisiatives private dhe e con problemin drejte zgjidhjes.