
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur sot se është zgjatur me 5 vite të tjera moratoriumi i gjuetisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku ministrja u shpreh se ky projektligj është vazhdim i dy ligjeve që i kishte mbaruar afati.
Kumbaro theksoi se vendimi për zgjatjen me 5 vite të moratoriumit u bë pasi janë parë efekte pozitive nga dy ligjet e mëparshme.
Sipas ministres, është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve të egër dhe një ndërgjegjësim shumë më i madh i popullatës.
“Projektligj i ri që është në vazhdim të dy ligjeve që i kishte mbaruar afati dhe është shpallja e moratoriumit të gjuetisë për 5 vitet në vijim. Ka pasur dy ligje më parë, një për vitin 2014-2016 dhe një tjetër në 2016-2021 që i mbaroi afati vitin e kaluar. Duke konstatuar efekte pozitive të masave të marra, në lidhej me faunën e egër, por sidomos me shpendët e egër, është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve të egër dhe një ndërgjegjësim shumë më i madh i popullatës. Në vitin 2016, në censusin e zhvilluar janë konstatuar rreth 60 mijë lloje shpendësh të egër në habitatet e ekosistemit shqiptarë, ndërsa në vitin 2021 jemi në rreth 140 mijë lloje të tilla. Shpallja e këtij moratoriumi kufizon ndjeshëm edhe kërkesën për t’u pajisur me leje armësh gjahu. Në vitet e para janë sekuestruar mbi 800 armë gjahu.”, tha Kumbaro.
Kjo është hera e tretë që Qeveria kërkon një moratorium gjuetie në vend. Moratoriumi i parë 2-vjeçar i gjuetisë ishte për periudhën mars 2014-mars 2016. Për shkak se nga moratoriumi erdhën rezultate pozitive sa i përket shtimit të popullatave të faunës, të cilat për disa specie ishin në minimumin jetik, sipas specialistëve, ishte e domosdoshme shtyrja e afateve. Ndaj shtyrja u bë për 5 vite, 2017-2021.
Mirela, ke te fala nga Luan Pobrati.
Edhe kesaj ja paska hipur Luani! P....me te mire te kohes ka pas ky.
I vetmi efekt jane parcelat qe arrijne korrjen pa gjuetar qe ti zbulojne Ju as nuk ja keni idene ceshte moratoriumi Nje shpend apo kafshe nuk ka nje jetgjatsi 15 vjet Po ata qe kane armet e gjahut ju eshte pezulluar taksa vjetote persa zgjat moratoriumi??? Ose me mi mire ju eshte dhene mundsia qe ta dorzojne armen dhe tu kthehen parate e blerjes???? E dine zotjote qe pa nje seleksionim kafshet mund te perfundojne si pularite e durresit??? Tju thuash injorant ju çmon jetojme ne nje shtet ku njerzit nuk njohin te drejtat themelore
NJEREZIT ME ARME GJAHU VRASIN CDO KAFSH E SHPEND TE EGER PA U MENUAR SHUME EDHE SHPEND E KAFSH TE RRALLA QE STOLISIN NATYREN ME PREZENCEN OSE kENGET E TYRE.VENDIM SHUM I DREJT POR EFEKTI DO JET JO I PLOT NE RAST SE NUK BLLOKOHEN TE GJITHA ARMET E GJAHUT NGA SEKTORI I POLICIS DHE LIGJ PER NDESHKIM PLUS SEKUESTRIMIT TE ARMES PER PERSONAT QE SHBLLOKOJNE ARMEN PA LEJE. NE JUG TE VLORES UDHETOVA DISA DIT NEPER MALE DHE NUK DEGJOVA NJE KENGE THELLEZE. URIME PER VENDIMIN.