I mbijetuari i ‘Otrantos’ lufton prej 25 vitesh për ‘drejtësinë e munguar’

28 Mars 2022, 18:12Sociale TEMA

I mbijetuari i ‘Otrantos’ lufton prej 25 vitesh për

Sot mbushen 25 vite nga Tragjedia e Otrantos, ku anija shqiptare u përmbyt nga forcat detare italiane. 81 persona, shumica gra dhe fëmijë humbën jetën nga 142 pasagjerë në bord.

Krenar Xhavarra një prej të mbijetuarve që në atë tragjedi humbi të vëllain, bashkëshorten dhe fëmijën bën fajtor autoritet italiane për atë ngjarje ndërsa nuk resht së kërkuari drejtësi.

‘Kemi 25 vite që luftojmë për drejtësi për këtë tragjedi që ndodhi në kanalin e Otrantos’, shprehet Xhavarra për Euronews.

Ai ishte rreth 25 vjeç kur u nis drejt Italisë me vëllain, gruan dhe vajzën 6 muajshe në kërkim të një jete më të mirë matanë detit.

Anija ‘Katri i Radës’ u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane.

“Anija italiane filloi me manovra të rrezikshme duke na u afruar me qëllim për të na përmbytur me dallgë. Më pas na goditën nga mbrapa me qëllim që anija të fundosej”, tregon Krenari.

Nga familja e tij, Krenari ishte i vetmi që arriti të mbijetojë. Sot 25 vite më pas ai kujton momentet e fundit para se anija të fundosej.

Krenari tregon se pavarësisht përpjekjeve, shpëtimi i familjes së tij ishte i pamundur. Për atë tragjedi ai fajëson autoritetet italiane.

“Po të kishim mbrojtje nga shteti shqiptar, shteti italian do të detyrohej të dërgohej në Gjykatën e  Hagës për krim ndaj njerëzimit”, shprehet i mbijetuari.

Më 28 mars 1997 anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbyt nga forcat detare italiane. për të ndaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve, Anija ‘Sibila’,  përplasi anijen shqiptare.

Për pasojë  81 persona humbën jetën. Nga viktimat 23 trupa nuk u gjenden kurrë. Goditja e anijes shqiptare nga italianët u bë për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve shqiptarë që largoheshin nga vendi pas kolapsit të skemave të piramidave.

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Eh more beqiraaaaaaaaaa sa shume u duan.....nipcet e Duces. Plehra,shani doren greke qe ju ngopi zorren e thare......

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje ballist qe asnjehere nuk luftoi

      Eshte shume e vertete,. Anija u mbyt nga shteti Italian dher asnje nuk u denua. Ai ishte qendrimi zyrtar i Shetit Italian dhe shprehje e konsiderates per popullin shqiptar. Shteti shqiptar hipokrit dhe pa asnje fuqi. Me vjen per te vjelle qe shoh keta gazetare qe merren me mbrockulla per demokracine sepse e dine qe jane fallco. Mjere ata qe u zhduken . Eshte shume e dhimshme.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gas

        Aty u bene 81 vrasje kurse shteti yne qe eshte plot me kompleks inferioriteti nuk ndihet se sdo tu nxjerri bojen italianeve. Harron qe heshtja ndihmon gjithmon kriminelat dhe asnjehere viktimat

        Përgjigjjuni
        1. t
          taso kume

          IRONIA e fatit ,sot shkojne i marin vete ne ujrat nderkombetare ,kurse ne kohen e PIVETIT, SHQIPTARET U MBYTEN ME QELLIM,dhe me e dhiera eshte se u tha qe ne rimokjatorin qe e mbyten paskish patur arme e njejta retorik si PUTINI do sulmojme Ukrainen se jane kethyer ne naziskin .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Amadeus

            Italia nje nder armiqte me te medhej te kombit shqiptar.Nderkohe qe kalojne mijera afrikane detin ne vit. Nga Afrika per ne Itali. Qeveria Italiane dha urdher te mbyteshin ne mes te detit shqiptaret sebashku me femijte e tyre qe po iknin nga lufta.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje